Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live

Ja pse në disa vende të botës makinat qarkullojnë nga e majta

$
0
0

Arsyet historike të një marrëveshjeje që nuk bashkoi të gjitha vendet e botës

Kur në Mesjetë Papa Bonifacio VIII (1230-1303) përsëriti frazën se “të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, ftoi pelegrinët që të mbanin anën e majtë të rrugës, duke përforcuar një zakon tashmë të gjerë në mesin e udhëtarëve dhe kalorësve në mënyrë që të përdornin më lehtë shpatat e tyre në raste sulmesh të papritura.

Gjatë Revolucionit Francez, Robespierre urdhëroi qytetarët të lëviznin në të djathtë për të sfiduar Kishën Katolike. Disa vite më vonë Napoleoni e eksportoi këtë praktikë në vendet e pushtuara nga ushtritë e tij. Disa thonë se e bëri në kundërshtim të zakonit të Mbretërisë së Bashkuar.

Anglezët. Anglia në fakt, ka mbetur e huaj për ndryshimin, dhe në territoret e trashëguara nga perandoria e saj, kanë mbetur të njëjta rregulla. Në vitin 1859 edhe japonezët, atëherë admirues të mëdhenj të doganave britanike, vendosën t’i shpikin makinat me timon nga krahu i majtë.

Sot rreth ¼ e shteteve të botës drejton nga krahu i majtë. Në Europë këtë praktikë e ndjekin Britania, Irlanda dhe Malta.

/Tirana Observer


Momenti kur Azem Syla komunikon me Policinë (Video)

$
0
0

Në pamjet filmike të transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, shihet një zyrtar i Policisë së Kosovës tek komunikon me Azemi Sylën duke përdorur telefonin e djalit të Sylës.
Pak minuta pasi kanë intervenuar në shtëpinë e Azem Sylës, Policia e Kosovës ka pasur një komunikim me telefon me ish deputetin e kërkuar.
Në pamjet filmike të transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, shihet një zyrtar i Policisë së Kosovës tek komunikon me Azemi Sylën duke përdorur telefonin e djalit të Sylës.
“A po bisedoj me z. Azem Sylën? Ne kemi një urdhëresë për të zbatuar dhe ju duhet të jeni këtu”, ka folur polici hetues.
Gjatë komunikimit është përmendur edhe fakti se Syla i ka thënë policit se ndodhet në Durrës ndërsa komunikimi telefonik është ndërprerë me kërkesën e policit që Syla duhet të arrestohet.
Filmimet në fjalë janë kryer ditën kur EULEX-i nisi aksionin e bastisjeve ndaj grupit të Sylës.
“Drejtësia në Kosovë” ka përcjellë operacionet e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
Emisionin e plotë mund të shikoni në linkun e mëposhtëm.

Rast i jashtëzakonshëm, 105 vjeçarja i mbijeton infarktit (Video)

$
0
0


Sherife Gashi nga Mramori i Prishtinës, konsiderohet rast i veçantë në mjekësi. Ajo i mbijetoi infarktit në moshën 105 vjeçare.
Sipas drejtorit të klinikës, Gani Bajraktarit, rasti i pacientes nga Mramori i Prishtinës, konsiderohet i veçantë në mjekësi.
E plakën që në supe mban mbi një shekull jetë, në spital  e sollën dhe po kujdesen për të nipat e mbesa e saj.
Kështu plaka pas kontrollit që mori nga ekipi i mjekëve të sëmundjeve të zemrës të premten u lirua për në shtëpi.
E sipas parashikimeve,  për pak ditë, mund të kthehet në gjendje që të flas sikur para një jave.

Video / Filmi që tregon historinë e dashurisë së Barack dhe Michelle Obama

$
0
0

Është vera e vitit 1989, ai është një i ri që aspiron të bëhet avokat në një firmë ligjore në Chicago, që përdor një makinë të ndryshkur, pi cigare dhe dëgjon Janet Jackson.
Ajo është avokate e suksesshme, e cila ka për detyrë të jetë mbikqyrësja e tij.
Ata janë Barack dhe Michelle Obama, sot çifti presidencial amerikan.
Pas prezantimit në festivalin “Sundance Festival”, sapo është publikuar traileri i filmit ‘Southside With You’, i bazuar në takimin e parë të Barack dhe Michelle, pra fillimin e historisë së tyre të dashurisë.
I interpretuar nga aktorët Parker Sawyers (Barack) dhe Tika Sumpter (Michelle), i shkruajtur dhe i drejtuar nga Richard Tanne, filmi që ka si producent këngëtarin John Legend, do të dalë në kinema në muajin Gusht.

The Economist për Maqedoninë: Gati të shpërthejë

$
0
0

Materialet e përgjuara sugjerojnë që politikanë të lartë e kanë shkelur ligjin, por presidenti ka urdhëruar ndalimin e hetimit, shkruan e përditshmja londineze “The economist”.
I vogël, i varfër dhe tani me gjasë edhe shpërthyes. Për gati se një javë, dhjetëra mijëra protestues kanë marshuar në Maqedonia, të zemëruar nga vendimi i presidentit për suspendimin e hetimit kriminal i cili i qëllonte disa nga politikanët kryesor të vendit. Përkrahësit e VMRO, partisë e cila e ka udhëhequr qeverinë që nga viti 2006, besojnë se opozita përgatitet për siç ata e quajnë një skenar “Ukrainas” për ta marrë pushtetin me forcë. Opozita e dominuar nga Partia social demokrate, e akuzon VMRO për autoritarizëm. Në ndërkohë emigrantët e ngecur në Greqi pas mbylljes së kufirit të Maqedonisë në mars, i janë turrur drejt gardhit kufitar, për tu zmbrapsur nga gazi lotsjellës.
Maqedonia ka gëzuar një profil më të lartë ndërkombëtar që nga viti i kaluar, kur qindra mijëra emigrantë filluan të grumbullohen nëpër Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre drejt Gjermanisë dhe Suedisë. Bashkimi Evropian e sheh atë si një partner jetik në frenimin e rrjedhës së emigrantëve. Por në të njëjtën kohë vendi është hedhur nga kriza në krizë. Kriza aktuale është më e keqja deri më tani.
Problemi ka filluar në shkurt të vitit 2015, kur Socialdemokratët filluan ti emetojnë xhirimet e përgjimeve të grumbulluara nga shërbimet sekrete të vendit (që atëherë udhëhiqeshin nga një kushëri i Nikola Gruevski, kryeministri i atëhershëm). Me sa duket shërbimet sekrete kanë përgjuar në vazhdimësi rreth 20,000 njerëz, dhe xhirimet sugjerojnë që z. Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qenë të përfshirë në mashtrime zgjedhore, korrupsion dhe fshehje të detajeve rreth dy vdekjeve kontroverse. Pasuan një seri protestash. Në maj, shërbimet sekrete u përfshin në një shkëmbim zjarri misterioz me guerilët shqiptar. Kur kriza emigrante u ndez, BE-ja ishte e bindur se vendi është në prag të kaosit, dhe e dërgoi një ekip diplomatësh për të ndërhyrë.
Ekipi i BE-së ndihmoi në negocimin e një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës për emërimin e një Prokurori special për të hetuar krimet e mundshme të zbuluara nga përgjimet. U shpallën zgjedhje të reja, dhe z. Gruevski u tërhoq. (Që atëherë zgjedhjet janë shtyrë; tani ata janë caktuar për 5 qershor). Por në 12 prill, presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, urdhëroi ndalim të hetimit të Prokurorisë speciale, që deri më atëherë kishte në shënjestër 56 politikanë. Shumica e tyre, përfshi dhe z. Gruevski, ishin të lidhur me VMRO. Me shpejtësi, protestuesit i zunë rrugët.
Johannes Hahn, Komisionari Evropian për zgjerim, i ftoi liderët politik të Maqedonisë në një takim urgjent në Vjenë, më 22 prill për të negociuar një solucion. Por takimi u anulua pasi që Social Demokratët refuzuan të marrin pjesë. Problemi i BE, thotë Nenad Markoviq, një analist në Universitetin e Shkupit, është ajo që e ka humb tërësisht ndikimin e saj.
Deri tani, protestat kanë qenë paqësore. Mbështetësit e VMRO-së argumentojnë se kanë sjell një rritje ekonomike, dhe se opoyita dëshiron një revolucion sepse e dijnë që nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet. Social-Demokratët thonë se zgjedhjet e kaluara kanë qenë të manipuluara dhe se mediat kryesore janë shndërruar në zëdhënës të VMRO-së. Ata janë tërhequr nga zgjedhjet.
Partitë që përfaqësojnë shqiptarët etnik, që përbëjnë çerekun e popullatës, deri tani kanë qëndruar jashtë konfliktit, por kjo mund të ndryshojë. Shtetet e bashkuara dhe disa shtete evropiane kanë kërkuar që presidenti të shfuqizojë vendimin e tij. E parashikueshme që Rusia akuzon opozitën për një komplot të mbështetur nga jashtë.
Maqedonia është një vend i vogël prej 2 milionë banorësh, por ajo që ndodh këtu është me rëndësi për rajonin. Ndikimi rus dhe turk është në rritje. Besimi në perspektivën e largët për anëtarësim në BE është venitje. Si pasojë, ankohet një burim i BE-së, politikanët e Maqedonisë “duken të vendosur për ta dëmtuar vendin e tyre”.

Pas “Panama Papers”: Kush është në radhë?

$
0
0

Puna e mundimshme e Mossack Fonseca, firma ligjore panameze nga e cila rrodhën një sërë dokumentesh në lidhje me firmat në det të hapur që kishte ndihmuar të krijoheshin, u intensifikua më 12 prill, kur prokurorët mësynë zyrën e saj qendrore. Por teksa firma e mbron veten, aktivistët për transparencë financiare janë vënë në kërkim për të tjera Mossacks dhe Panamas, shkruan The Economist.
Mossack ishte e veçuar, pretendojnë rivalët. ‘Të gjithë e dinin se, nëse do të donit fshehtësi, ju do të zgjidhnit ata’, thotë një avokat i cili heton mashtrimet në det të hapur. ‘Ne ishim me fat që siguruam prej tyre të dhëna të dobishme të pronësisë 30% të kohës’. Megjithatë, fabrika të tjera të themelimit përballen me më shumë mbikëqyrje, në mesin e tyre gjenden edhe firma të mëdha ligjore të Panamasë, si Morgan &Morgan, dhe OIL, pjesë e Vistra me bazë në Hong-Kong, e cila trajton kryesisht konsumatorët kinezë. Si Mossack, këta shitës me shumicë,  shesin në blloqe kompanitë guaskë për firmat e ligjit dhe bankat, të cilat ua shesin ato klientëve të fundit, ndonjëherë përmes shitësve të tjerë me pakicë. Mossack ka pasur të bëjë me 14,000 ndërmjetës të tillë.
Në shumicën e rasteve të theksuara në Panama Papers, ka munguar kujdesi i duhur përgjatë këtij zinxhiri. Shitësit me pakicë të cilët supozoheshin të kontrollonin identitetin e klientit dhe të ruanin të dhënat nuk e kanë bërë këtë. Mossack nuk është përpjekur aspak dhe ka të ngjarë të mos ketë qenë e detyruar për këtë – të njohë klientët e klientëve të saj.
Po ashtu, ekzistojnë gjasat që gjigantët e shërbimeve të korporatave, si TMF Intertrust, të dyja me seli në Holandë, të vijnë në qendër të vëmendjes edhe pse formimi i kompanive përbën një pjesë të vogël të biznesit të tyre. Tregu global për formimin e kompanive në det të hapur dhe shërbimeve ndihmëse nuk është i pamat: të ardhurat vjetore shënojnë ndoshta 6 miliardë dollarë. Por është shumë fitimprurës (marzhet para-tatimore janë shpesh 30-40%) dhe në rritje me 7% në vit. Kompania tipike në det të hapur ka një jetë mesatare 8-10 vjet, që do të thotë se klientët ofrojnë ‘një rrymë të këndshme vjetore të ardhurash’, thotë një operator. Kjo ka tërhequr disa investitorë inteligjentë: Blackstone ka aksione në Intertrust; Doughty Hanson zotëron TMF.
Ka edhe juridiksione të tjera që po vihen nën hetim, edhe pse Panama është realisht e ndryshme. Në mesin e qendrave financiare të një madhësie të konsiderueshme në det të hapur, vetëm ajo ka rezistuar me këmbëngulje lëvizjes për transparencë më të madhe fiskale – një qëndrim nga i cili tani mund të tërhiqet. Përveç Panamas, tensioni më i madh është në Britani dhe territoret e saj përtej detit – veçanërisht në Ishujt e Virgjër Britanikë (BVI), bazë për afërsisht gjysmën e 214,000 kompanive të përmendura në Panama Papers.
Rreth 50-60 qendra aktive financiare në det të hapur në botë janë pasuri aktuale ose ish-britanike. Përqeshur në vite si strofkat e paudhësisë financiare, këta ishuj kanë pastruar në fakt shumë që nga sulmet e para të qëndrueshme mbi ta në vitet 1990.
Ata sillen si shumë vende më të mëdha në mbikëqyrje nga OECD dhe Task Force e Veprimit Financiar (FATF), të cilat kanë vendosur standarde të transparencës tatimore dhe pastrimit të parave.
Por David Cameron, Kryeministri i Britanisë, është nën presion për të nxjerrë të tjera informacione prej tyre. Ai ka mundësi të ripërtërijë nxitjen e miratimit të regjistrave publikë të pronësisë së kompanisë. Territoret të cilat nuk kanë regjistra qendrorë në dispozicion të tatimorëve dhe zbatuesve të ligjit, siç kanë Bermuda dhe Jersey, kanë rënë dakord t’i krijojnë ata.
Kjo do t’i vërë ata përpara standardeve të FATF, të cilat nuk kërkojnë mbledhjen e të dhënave të centralizuara. Këtë javë, ata u zotuan të përshpejtojnë periudhën e përgjigjeve ndaj kërkesave nga autoritetet britanike, nga javë apo muaj në një ditë ose më pak – edhe pse ata do ta kundërshtojnë sërish idenë e publikimit të regjistrave të tyre.
BVI, e cila shërben si bazë për 450,000 kompani, shpreson të shmangë kritikat me kërkesat e saj të reja për agjentët e korporatave. Një nga këto, e cila fillon këtë vit, do t’i detyrojë ata të mbledhin dhe verifikojnë informacionet e dobishme të pronësisë së klientëve. Deri tani, kjo shpesh është lënë në duar të ‘prezantuesve’ në vendin e klientit, të cilët shpesh kanë dështuar në këtë detyrë.
Ka nga ata që shqetësohen se nëse ato zona të largëta britanike vihen shumë nën presion, biznesi do të zhvendoset në vende më pak të rregulluara me ligje miqësore ndaj kompanive guaskë, siç janë Sishel dhe Samoas. Hong Kong, një tregtues gjigant i firmave në det të hapur, do të mund të përfitojë gjithashtu, sikundër do të munden shtetet e shumta amerikane me rregulla të dobëta ndaj agjentëve të regjistrimit dhe anonimitetit të hekurt të korporatave, si Delaware dhe Nevada.
Dhe më pas vjen vetë Britania. Mbikëqyrja e industrisë së saj të formimit të kompanive është e dobët. Shumë lidhje të turpshme janë vendosur mes kompanive britanike guaskë dhe kriminelëve, të tilla si ato pas mashtrimit prej 1 miliard dollarësh në Moldavi që përfshin partneritet skocez me kufizime. Mashtruesit e përdorin Britaninë dhe Amerikën për shkak se ato janë ‘emra të lirë, anonimë dhe të mirë’, thotë Martin Kenney, një hetues në det të hapur. ‘Që kur departamentet e hetmit nuk i llogarisin ata si me rrezik të lartë, atyre nuk u kanë kushtuar dhe aq kujdesin e duhur’. Kjo i jep shumë material për të vlerësuar z. Cameron që e do aq shumë transparencën teksa përgatitet të presë samitin global për antikorrupsion, që do të mbahet më 12 maj./Monitor

Shpërndanin drogë tek ish- Konviktet, 92 vite burg për 10 të pandehurit

$
0
0

Prokuroria e Korçës ka kërkuar 92 vite burg në total për 10 të pandehurit e grupit që shpërndanin drogë në zonën e ish-Konviktit. Kërkesa vjen 9 muaj pas arrestimit të grupit.
 
Këta persona në aktivitetin e tyre kriminal, orientonin blerësit e lëndës narkotike që ta konsumonin brenda ambienteve të ish-konviktit, me qëllim mos-zbulimin e tyre nga ana e autoriteteve shtetërore. Po ashtu, këta shtetas, realizonin aktivitetin e tyre kriminal, duke krijuar struktura “roje” në dy hyrjet kryesore të godinës së ish-Konviktit, me qëllim që të evidentonin dhe të shmangin ndonjë ndërhyrje eventuale të forcave policore. 
 
Sipas planeve të grupit bën të ditur prokuroria, nëse policia do të ndërhynte për kontroll nga njëra anë, ata do të mund të dilnin ose të fshihnin gjyrmët nga ana tjetër. Duke qenë se godina ishte e madhe, anëtarët e grupit kishin krijuar aksese të ndryshme për t’iu shmangur kontrolleve.
 
Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë.
 
Prokuroria ka kërkuar nga 10 vite burg për Bledjon Liçen, Saimir Liçen,Gentian Koçolin, Marius Koçolin. 12 vite burg është kërkuar për Elton Koçolin, nga 9 vjet burg për Marjus Lakon dhe Erald Zejnunin, për Ronaldo Kovaçin është kërkuar 7 vjet burg dhe për Mario Tepexhikun 7 vjet e 6 muaj. Tetë vite burg prokuroria ka kërkuar për Dorian Sakon./tch

Rrëfehet Armina: Si arrita të bëj për vete familjen Berisha

$
0
0

Fashionistja Armina Mevlani ka pozuar për herë të parë për një revistë prestigjioze ndërkombëtare, siç është “Velvet”, në versionin italian. Ish-Miss Albania ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga realizimi i këtij seti mbresëlënës përmes një videoje të shkurtër, ku bie në sy luksi i veshjeve dhe grimi profesional. Bashkë me këtë eksperiencë të veçantë dhe setit të realizuar nga Eugenio Qose, Armina vjen në këtë rrëfim të parë pas fotove ku ishte e pranishme në të njëjtën tavolinë me familjen e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha, djali i ishkryeministrit Sali Berisha.
Tri vite pasi nisën historinë e tyre të dashurisë, Armina dhe Shkëlzeni, përveçse po bashkëjetojnë, shkëmbejnë vizita në familjet e njëritjetrit, që nënkupton se tashmë lidhja është zyrtarizuar. Po si ndihet në rolin e nuses në familjen e njohur të politikës shqiptare, karrierën si sipërmarrëse e biznesit të veshjeve, bashkë- jetesën me Shkëlzen Berishën e hapat më tej, dhe disa sekrete të mbajtjes së trupit në formë ajo i rrëfen për gazetën “Panorama”. Armina zbulon më shumë se si ia del të menaxhojë lidhjen e saj, edhe pse i duhet të udhëtojë shpesh jashtë vendit për punë, dhe kujdesin për formën ideale fizike që e bën të jetë e gatshme për të pozuar si modele në çdo stinë…
Ke pozuar për numrin e fundit të revistës prestigjioze “Velvet”, një eksperiencë shumë e bukur kur e mendon. Çfarë mund të na rrëfesh për paskuintat e një seti fotosh aq luksoz?
Mund të them që ndihem shumë e lumtur, pasi është eksperienca ime e parë në një editorial mode për një revistë ndërkombëtare. Kjo revistë sapo ka dalë në treg dhe menjëherë ia kam ndjerë të mirat për shkak të rritjes sime në rrjete sociale. Bashkëpunimi im nisi si një blogere, pra për shkak të blogut që unë kam tashmë.
Si ishte të punoje për fotot e tyre, çfarë kriteresh duhet të plotësoje?
Sigurisht, puna serioze dhe me orarin më të zgjatur nga gjithë setet e mia fotografike, që kam realizuar deri më tani. Ishin të përpiktë dhe donin që çdo gjë të realizohej në perfeksion, ashtu siç duhet të jetë në fakt. Pata fatin që fotografi ishte shqiptari që tashmë punon më shumë jashtë, Eugenio Qose.
Për çfarë u tërhoqi vëmendjen fiziku yt në konceptin e këtij editoriali mode?
Ideja e këtij editoriali ishte “Boss Lady”, pra një vajzë e re sipërmarrëse. Gjatë jav- ës së modës, rastësisht unë takova jashtë një sfilate Eugenion, me të cilin sapo kisha bërë foto. Ai ishte bashkë me kryeredaktoren e revistës, e cila sapo më pa, më pëlqeu dhe më pas më bëri “follow” në Instagram. Pas pak ditësh mora lajmin e setit fotografik që duhet të realizoja, për të cilin isha përzgjedhur.
Cilat personazhe të njohura apo blogere kanë qenë pjesë e kësaj rubrike më parë?
Për këtë revistë kanë pozuar shumë modele me famë botërore, apo edhe blogere shumë të njohura. Ndihem e privilegjuar që pata mundësinë të jem pjesë e kësaj reviste.
Partneri yt, Shkëlzen Berisha, është pranë seteve fotografike, dhe për çfarë të këshillon në raste të tilla?
Ka pasur raste kur ka qenë edhe Zeni pjesë e tyre, por shumicën e rastit jam e shoqëruar nga kolegë apo mikesha, që mund të jenë pjesë e kësaj fushe. Zeni më këshillon se çfarë i pëlqen apo nuk i pëlqen në sete të ndryshme fotografike, kur ulemi dhe i shohim fotot para se të përzgjidhen për publikim. Por jo në të gjitha rastet.
Fotot pranë familjes së Shkëlzenit patën bujë në media. Si ndodhi që u bashkuat në një tryezë të ngushtë, dhe a takoheni më shpesh tani?
Unë e kam pohuar edhe më parë që takohemi shumë shpesh, në fundjava apo evente familjare sigurisht.
Ke qenë në shtëpinë e tyre për të gatuar ndonjëherë për prindërit e Shkëlzenit, pasi je shprehur se të pëlqen kuzhina?
Unë jam shprehur thjesht që di të bëj tre apo katër pjata dhe ato di t’i bëj mirë. Nuk është pasioni im gatimi, thjesht kur kam miq të ftuar, më pëlqen t’i respektoj duke bërë diçka të vogël si supë, mish apo makarona. Për prindërit e Shkëlzenit ka ndodhur që kam qenë dhe kam asistuar për t’i ndihmuar, por kaq. Mendoj se ata ushqehen shëndetshëm dhe kjo është diçka shumë e mirë dhe që na bashkon.
Po Shkëlzeni ka qenë i pranishëm në ndonjë darkë të familjes tënde?
Zeni është pjesë e jetës sime, ashtu sikurse është edhe familja ime, ndaj ato nuk mund të qëndrojnë të ndara. Sigurisht që Zeni ka qenë pjese e drekave apo darkave të mia familjare.
Keni një sekret të bashkëjetesës suaj të lumtur?
Sekreti është mirëkuptimi dhe respekti që shkëmbejmë në çift.
Keni bërë ndonjë plan më konkret në çift, dhe çfarë hapi tjetër të rëndësishëm planifikoni të hidhni?
Ne sigurisht kemi diskutuar për hapa të tjerë, por për momentin asgjë konkrete që mund ta ndaj me mediat. Po vazhdojmë të jetojmë së bashku dhe të ndajmë momente të bukura. Mundohemi gjithashtu që jetën private ta mbajmë private shumicën e rasteve.
Cila është e mira dhe e keqja e të qenit çift për një vajzë në karrierë si ty, me një jetë në lëvizje e plot udhëtime?
Ne dimë t’i ndajmë gjërat, kur duhet punuar e kur duhet bërë qejf, apo cili udhëtim është për punë, apo qejf. Kjo jetë intensive na bën të vlerë- sojmë shumë njëri-tjetrin, dhe t’i gëzojmë momentet kur jemi bashkë. Zeni më mirëkupton dhe mundohet të më shoqërojë, ashtu sikurse unë bëj me të. Unë jam gjithmonë në lëvizje, pasi jam tepër kërkuese në punën time dhe ajo që vlerësoj është që Shkëlzeni më mirëkupton në këtë gjë. Por më duhet të pranoj që pavarësisht jetës së mbushur me punë, ne gjejmë gjithmonë kohë për njëri-tjetrin.
Bëheni xhelozë në raste njohjesh të reja dhe deri ku shkon kontrolli që i bëni njëri-tjetrit?
Xhelozia është pjesë e dashurisë dhe lidhjes, por te ne më shumë ka mbizotëruar besimi, sesa xhelozia. Deri sot nuk kemi pasur të tilla probleme dhe shpresoj që në të ardhmen të vazhdojmë kështu. Tashmë kemi vite së bashku dhe lidhja ka ardhur duke u forcuar.
Ndërkaq, sapo je kthyer nga disa ditë pushime të papara në Malibu, ku bënë përshtypje rrobabanjot e bashkuara që kishe veshur. Pse ky stil ku shfaqesh më shumë e mbuluar?
Në fakt unë isha në Los Angeles, dhe në Malibu shkova vetëm një ditë, pasi ishte vetëm 30 minuta larg. Më kanë pëlqyer shumë plazhet, por edhe qyteti. Rrobabanjot i përzgjodha trup, pasi tashmë po kthehet moda e viteve ’90 dhe këto lloj rrobabanjosh i përkasin asaj mode. Mendova që Malibuja ishte vendi perfekt për t’i veshur.
armina-mevlani-makina-luksoze-nuk-euml-sht-euml-e-imja_hd
Je komentuar si vajza e njohur në format më të mira fizike aktualisht. Çfarë mund të na zbulosh rreth regjimit ushqimor të alternuar me ushtrime në palestër?
Shumë faleminderit për konstatimin! Prej dy vitesh, tashmë në mënyrë intensive, i jam dedikuar trupit tim, pasi pas të 20-tave kuptova që është gjëja më e rëndësishme që kemi. Për këtë arsye ushqehem shëndetshëm, por nuk mbaj dietë asnjëherë. Ushtrohem rregullisht në palestër me mamin tim, dhe ndjek kurse joge. Ushtrohem katër herë në javë dhe gjatë kohës që jam në udhëtim mundohem që ta ndjek sërish, qoftë edhe sikur dy herë gjatë kohës që jam atje, me ndonjë palestër që më del afër.
armina mevlani
Televizioni është puna që të dha famën e dëshiruar, ke marrë ndonjë ofertë të re që mund të të rikthejë në ekran?
Sigurisht kam pasur disa oferta, të cilat po i mendoj dhe po i peshoj, pasi kam edhe ngarkesën e dyqanit dhe blog-ut. Por nëse do ketë diçka në televizion, do të jetë vetëm për një përzgjedhje shumë të veçantë dhe të menduar mirë nga ana ime.
























Javën e ardhshme Kosovës i jepet rekomandimi për liberalizimin e vizave?

$
0
0

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës shprehen të bindur se shumë shpejt Komisioni Evropian do të japë rekomandim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kurse njohësit e këtij procesi thonë se ky rekomandim mund të jepet gjatë javës së ardhshme.
Madje, sipas tyre, arrestimi i grupit të udhëhequr nga deputeti i deridjeshëm i PDK-së, Azem Syla, i dyshuar për krim të organizuar mund të dërgojë sinjal pozitiv te Bashkimi Evropian se institucionet e Kosovës janë duke e luftuar, seriozisht krimin e organizuar.
Sipas tyre, arrestime edhe më të mëdha mund të priten në të ardhmen, pasi ata vlerësojnë se Kosova ka ende shumë për të bërë në luftim e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Fisnik Rexhepi, këshilltar i lartë i ministrit për Integrim Evropiane, ka thënë për “Zërin” se në takimet që ministri Bekim Çollaku dhe kryeministri Isa Mustafa kanë zhvilluar në Bruksel është konfirmuar progresi i Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizim.
Rexhepi ka thënë se shuam shpejt do të jepet rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave për kosovarët.

Azem Syla nuk është regjistruar në TIMS kur ka hyrë në Shqipëri

$
0
0

Emri i ish-deputetit Azem Syla nuk është i regjistruar në sistemin TIMS të policisë në pikën kufitare Morin – Vërmicë, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarë të policisë kufitare në Morin të Kukësit kanë thënë se Azem Syla është në listën e personave VIP, kështu që i shmanget kontrollit, me këtë rast edhe regjistrimit.
Shmangia e kontrollit të personave VIP bëhet në ato raste kur institucioni i interesuar që përfaqëson personi me rëndësi të veçantë, njofton Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Shqipëri, e cila pastaj dërgon shkresë në stacionin e policisë kufitare, gjë që nuk është vepruar në rastin e udhëtimit të Azem Sylës.
Burime të policisë kufitare në Morin të Kukësit thonë për “Kohën Ditore” se pas instalimit të sistemit TIMS kanë pasur probleme me funksionarë të lartë publikë në Kosovë, ish-luftëtarë të UÇK-së, apo veprimtarë të çështjes kombëtare, përfshirë edhe Azem Sylën, kështu që ato nuk regjistrohen, pasi rezultojnë me të “kuqe” në sistem, andaj duhen ndaluar patjetër.

A është kjo kura që i jep fund tullacllëkut…?

$
0
0

Shkencëtarët japonezë pretendojnë se, kanë gjetur kurën për tullacllëkun duke i rritur flokët në laborator. Ata kanë arritur të krijojnë në laborator lëkurën e kokës me gjëndrat e djersës dhe të flokëve.
Kjo lëkurë mund të djersitë dhe të rriten flokët. Ky eksperiment është provuar tek minjtë dhe ka rezultuar me sukses. Rezultatet treguan se, lëkura e transplantuar lidhej mirë me nervat dhe fibrat muskulor në trup, duke çuar në daljen e qimeve në kokë.
Kjo tregon se lëkura mund të funksionojë normalisht si lëkura natyrale. Shkencëtarët morën qeliza nga mishi i miut për të zhvilluar lëkurën artificiale.
Ata e transformuan atë në qeliza iPS, që është e njëjtë me qelizat staminale. Shkencëtarët besojnë që kjo gjetje e re nuk do të ndihmojë vetëm njerëzit që vuajnë nga tullacllëku, por edhe nga djegie të ndryshme në lëkurë apo problem të tjera.
Personat që kanë humbur flokët nga trajtimi i kimioterapisë mund të përfitojnë gjithashtu nga kjo gjetje e re. Sigurisht, shkencëtarët pranojnë se duhen pak vite që ta sjellin këtë kurë të re tek njerëzit.

Si të dallojmë një lajm nga një gënjeshtër

$
0
0


Disa detaje të vogla brenda një lajmi mund t’ju ndihmojnë të dalloni nëse ai është përgatitur nga një gazetar për informimin tuaj apo nga një propagandues për keqinformimin tuaj.

Autor: Gjergj Erebara  BIRN  Tiranë

Në gazetari thuhet se lajm është ajo që dikush nuk dëshiron të botohet. Çdo gjë tjetër është reklamë.
Ose, në një gazetë të shekullit të 19, thuhej: Ka dy lloje njerëzish në botë – ata që kanë bërë diçka dhe duan që të mos i dalë emri në gazetë dhe ata që nuk kanë bërë asgjë të vlefshme dhe dua që t’i dalë emri në gazetë.
Pastaj kemi shprehjen e zakonshme: lajm i mirë, është lajm i keq. Supozoj se kjo e fundit është një lloj shprehjeje e nxjerrë nga propaganda komuniste për të treguar dekadencën e shtypit të lirë.
Gjithsesi, sido që ta shohësh, aktualisht media shqiptare është e bombarduar me materjale të prodhuara më së shumti nga zyrat e shtypit. Janë nga ato lloj materjalesh të cilat, bien në kategorinë e njerëzve që nuk kanë bërë asgjë të vlefshme por duan me çdo kusht të dalin në media.
Si t’ia bëjmë për të dalluar se cilat ‘lajme’ i përkasin kësaj kategorie?
Njohja e disa rregullave bazë të gazetarisë ndihmon shumë në këtë drejtim. Janë rregulla të thjeshta, të cilat mësohen në shkollën apo kurset e gazetarisë dhe që ndihmojnë për ta bërë një lajm në pavarur, të paanshëm, të balancuar dhe të verifikuar. Megjithëse mundohen, propaganduesit janë në gjendje vetëm ta imitojnë lajmin e shkruar me rregullat e gazetarisë, por nuk janë në gjendje që të prodhojnë një lajm të vërtetë. Për rrjedhojë, duke njohur rregullat bazë të gazetarisë, është lehtësisht e mundshme për të gjithë që të dallojnë se çfarë elementësh mungojnë në një ‘lajm’ të prodhuar nga zyrat e ‘marrëdhënieve publike’ dhe rrjedhimisht, për ta dalluar atë.
Ngjarje nga pseudongjarje
Ndarja më e pamëshirshme në botën e gazetarisë është ajo e ngjarjes nga pseudongjarja. Ngjarje është diçka që ka ndodhur, dhe që ka ndodhur me të vërtetë. Kur dikush vret dikë, kjo quhet ngjarje. Kur një qytet goditet nga një stuhi, kur dikush ndalohet nga policia, shpallet i arrestuar, shpallet nën hetim (merret i pandehur), kur një ligj aktiv miratohet dhe ndryshon diçka. Këto janë ngjarje. Ngjarja për nga natyra është e papritur, ose pasojë e një kombinimi faktorësh jashtë vullnetit të një individi të caktuar. Nëse qeveria vendos të japë fonde për të pastruar kanalet e kullimit pas protestave të vazhdueshme të banorëve që kanë parë shtëpitë e tyre të përmbytura si pasojë e mungesës së pastrimit, atëherë kjo është një ngjarje. Aktorët që kanë shkaktuar ngjarjen janë të shumtë. Një ndeshje futbolli është gjithashtu një ngjarje. Një numër lojtarësh në fushë dhe në pankinë i nënshtrohen një pafundësie variablash për të dhënë një rezultat.
Pseudongjarje është gjithçka tjetër: një politikan bëri një deklaratë pa mbajtur një qëndrim të qartë apo të prerë mbi një çështje që kërkon vendimmarrjen e tij, një tjetër bëri një konferencë për shtyp por nuk mori asnjë pyetje të vështirë për të, një bashkiak mori pjesë në një ceremoni inaugurimi, një organizatë joqeveritare organizoi një konferencë, një ‘workshop’ a një trajnim. Të gjitha quhen pseudongjarje, në kuptimin që asgjë e papritur nuk ka ndodhur dhe asnjë vendim konkluziv nuk është ndërmarrë.
Le ta shohim në mënyrë paksa më praktike. Fjala vjen, Shqipëria ka një vit e gjysmë që diskuton diçka që quhet reformë në drejtësi. Kjo është ngjarje, në kuptimin që reforma në drejtësi është bërë domosdoshmëri e asaj që ka ndodhur në mbi dy dekada. Por përpos reformës në tërësi, aktualisht palët që duhet të marrin vendim, konkretisht Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, (në mënyrë rastësore edhe LSI), mbajnë deklarata pa mbajtur qëndrim, shprehin shqetësime pa propozuar zgjidhje apo i përgjigjen shqetësimeve me batuta ironike, por pa iu përgjigjur me të vërtetë shqetësimit. Të gjitha këto, përfshirë pafundësia e emisioneve të debatit politik nëpër televizione, janë pseudongjarje. Ato nuk ekzistojnë si ngjarje, në kuptimin që asgjë nuk ka ndodhur në të vërtetë me përjashtim të llomotitjes së njërit apo tjetrit politikan.
Ndarja e botës së lajmeve në ngjarje dhe pseudongjarje është paksa e ekzagjeruar. Është normale që disa njerëz, qofshin politikanë, qofshin artistë, të marrin vëmendje apo të jenë vetë ngjarja. Kuptohet që ka ekzagjerime, por fakti është që prapanicën e Kim Kardashian në ‘belfien’ e saj më të fundit apo cicat e Rita Orës në një revistë, nuk mund t’i hedhësh poshtë tërësisht si pseudongjarje.
Problemi është te masa. Në kuptimin që media, përveç raportimit mbi atë që ndodh, ka për detyrë të përzgjedhë atë që do të raportojë. Kjo përzgjedhje nuk është detyrimisht censurë mbi atë që ndodh. Çdo ditë, gazetarët duhet të vendosin se në çfarë ngjarje apo pseudongjarje duhet të përqendrojnë energjitë dhe kohën e tyre. Ata duhet të zgjedhin, teorikisht duke pyetur veten se cilat janë ngjarjet që përbëjnë më shumë interes për publikun. Tani, ndodh shumë shpesh që nuk janë gazetarët dhe redaktorët ata që zgjedhin se çfarë përbën dhe çfarë nuk përbën interes publik. Kemi raste kur janë politikanët që kërkojnë dhe marrin hapësirë në edicionet e lajmeve apo në gazeta, pavarësisht se gazetarët dhe redaktorët mund të gjykojnë se pseudongjarja me protagonist politikanin, nuk përbën interes publik. Përzgjedhja  ndikohet gjithashtu edhe nga ekzistenca ose jo e vetëcensurës. (shih).
Si rregull, gazetarët thonë se pseudongjarjet shtohen, sa herë që aftësia apo mundësia e medias për të mbuluar ngjarje të vërteta, ulet. Nëpër botë thuhet me shumë të drejtë që lulëzimi i medias tablloide ndodh kur rrëzohet media serioze dhe anasjelltas. Rrjedhimisht, nëse shihni një prani të madhe të ‘lajmeve’ softporno në median që pretendon seriozitet editorial, atëherë kjo mund të të shtyjë të mendosh se hapësira për liri editoriale është ngushtuar shumë dhe si kompensim, është shtuar prania e ‘lajmeve’ që në gjuhën e medias quhen ‘të lehta’.
Lajmi duhet të ketë kohë
Një nga mënyrat me të cilat punojnë aktualisht zyrat e shtypit të politikanëve shqiptarë është prodhimi i ‘lajmeve’ rezervë. Këto funksionojnë në formë ‘deklaratash’, ‘inspektimesh’, apo ‘takimesh’, të cilat regjistrohen nga punonjësit e zyrave të shtypit dhe mbahen gati për t’ia dhënë medias për transmetim kur të shihet e arsyeshme. Kjo njihet si ‘praktika e kasetave’, një term deri diku i prapambetur nga fushata për zgjedhjet lokale 2007, kur u shfaq për herë të parë praktika e filmimit, montimit dhe manipulimit të ‘kronikave’ të takimeve elektorale të politikanëve të ndryshëm. Praktika niste me sajimin e një si tip kronike nga një takim, ku me raste, shtoheshin në montazh duartrokitje inekzistente, pastaj kronika shumëfishohej dhe një punonjës bridhte nga një televizon në tjetrin ku kaseta kompjohej nga televizioni dhe qe gati për transmetim. Tani teknologjia ka evoluar. Kronika të tilla transmetohen me Wetransfer, shërbimi në internet për transferimin e fileve me përmasa të mëdha.
Gjithsesi, për shkak se zyrat e shtypit i bëjnë kronika të tilla të gatshme për transmetim në çdo kohë, ato nuk vendosin kohën se kur është zhvilluar pseudongjarja. Nuk thuhet p.sh., aksh politikan u takua me elektoratin në këtë datë dhe në këtë vend. Thuhet thjeshtë, “në një takim”. Rrjedhimisht, sa herë që të shihni një kronikë pa datë dhe pa vend takimi, kini parasysh që mund të jetë pseudolajm i javës së kaluar. Ndërsa politikani juaj i dashur fshaqet në krye të detyrës në lajmet e ditës së dielë, ka shumë gjasa që ai është në plazh por thjeshtë zyra e tij e shtypit ka dërguar një nga ato kronikat e kasetave në televizione.
Lajmi duhet të ketë burim
Zakonisht, një lajm duhet të ketë një farë gjëje që quhet burim, ose mund të jetë konkluzion i një ngjarjeje ku gazetari është dëshmitar që e përshkruan. Burimi mund të jetë një dokument, ose një njeri. Dokumenti mund të jetë ‘i poseduar’ ose ‘i parë’ nga gazetari. Kur një gazetar citon një dokument, ai duhet të përshkruajë dokumentin në tërësi, duke dhënë emrin e institucionit apo individit që e ka hartuar dokumentin si dhe qëllimin se pse ky dokument është hartuar. Dhe kur citohet një burim njerëzor, ai mund të jetë me emër dhe funksion, ose mund të jetë burim anonim. Në të dyja rastet, gazetari duhet të përshkruajë se çfarë funksioni ka burimi i informacionit dhe çfarë e ka shtyrë të flasë e në çfarë rrethanash e mjetesh ka komunikuar me gazetarin. Të gjitha këto shërbejnë për t’i treguar lexuesit që lajmi në fjalë nuk është “shitur” nga dikush dhe gazetari nuk është “peshkuar” me apo pa dëshirë nga një burim informacioni. Dhënia e burimit me emër dhe funksion, kur burimi është i njohur apo dhënia e informacionit përreth burimit, kur ai është anonim, shërben për të shtyrë lexuesin të gjykojë vetë mbi rëndësinë apo saktësinë e lajmit. P.sh., nëse gazetari shkruan: “një burim nga rangjet drejtuese të Ministrisë x”, atëherë lexuesi është në gjendje ta dallojë atë nga një situatë kur burimi është, fjala vjen, “roje”.
Fjalët e gazetarit duhet të dallohen nga ato të burimit
Gjëja tjetër me rëndësi për të parë vërtetësinë e lajmit është që gazetarët kanë detyrimin për t’ia bërë të ditur lexuesit se cila pjesë e lajmit është dhënë nga një burim apo nga një dokument dhe cila pjesë përbëhet nga shpjegime që gazetari i jep me fjalët e veta. Kur një burim citohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, fjalët e tij vihen në thonjëza. Kur perifrazohet, nuk vihet në thonjëza. Në rast se lajmi nuk ka citim me thonjëza, ka gjasa që nuk është lajm. Dhe në rast se nuk ka fjalë jashtë thonjëzave, siç ndodh shpesh kur “lajm” përbën një status i një zyrtari në Facebook, atëherë sërish nuk ka lajm.
Testimi i lajmit
Një lajmi mund t’i testohet vërtetësia në rast se përmbajtja e tij i përgjigjet disa pyetjeve: a ka datë, vend apo personazhe? A ka ngjarje apo është vetëm deklaratë, takim, seminar, workshop, punëtori apo status në FCB? A ka një organizator, fjala vjen, përurim i vendosjes së një poçi nga ana e një zyrtari, apo ka ndodhur rastësisht? A ka burime të deklaruara me emër apo cilësi?
Nëse i përgjigjet pak a shumë këtyre pyetjeve, lajmi ka gjasa është i vërtetë. Nëse jo, bëhet mirë të mos lexohet.
Javës tjetër do të mund të lexoni: Çfarë është lajmi, çfarë është analiza e çfarë është opinioni apo blogu, apo eseja?

Faktet prapa përmbysjes së Sulltanatit otoman

$
0
0

Shumë është shkruar lidhur me këtë subjekt dhe shumica e dëshmive njihen pbulikisht, megjithatë ky artikull është shkruar për të dhënë lidhjet dhe burimet për disa prej provave prapa pretendimeve. Gjithashtu, ky artikull synon të demonstrojë disa prej përpjekjeve për të rishkruar historinë në një përpjekje për t’i çvendosur shigjetat e akuzave nga shkaktarët e vërtetë prapa revolucionit xhonturk.
Sfond

Ndoshta emri më i famshëm i lidhur me revolucionin e Turqve të Rinj është ai i Emanuel Caraso (nganjëherë i shkruajtur Carasso dhe familja eventualisht adoptoi atë Karasu). Ai qe një hebre sefardik nga Selaniku (1862 – 1934) dhe me profesion avokat. Gabimisht i përshkruar nga disa si themelues i Macedonia Rissorta Lodge në Selanik, ai në fakt u promovua si Grandmaster i lozhës së mësipërme në fillimet e viteve 1890. (Duke qenë se lozha në fjalë i ishte dhënë një letër privilegji nga Grand Orient of Italy në vitin 1864, nëpërmjet degës së Stambollit të saj, ishte e pamundur për Caraso që të ishte themeluesi i saj). Një sistem i njohur si “Kapitullimet” ishte miratuar nga Sulltani otoman Mehmeti i IV-ët, i cili u dha amnisti shtëpive të shtetasve të huaj nga kontrollet e policisë së tij. Si Grandmaster për Italian Grand Orient në Selanik, Caraso qe në gjendje të ofronte përdorimin e lozhave nën kontrollin e tij si shtëpi për atë çka u bë më pas lëvizja e Turqve të Rinj. Nën këtë imunitet diplomatik, konspiratorët xhonturq qenë në gjendje të diskutimin përmbysjen e Sulltanit dhe mënyrën sesi të provokonin gjenocidin armen. Është interesante të vërehet se Sulltani osman bile e kish vënë policinë e tij që të vidhte dokumentat e konspiratorëve të ndodhura brenda Macedonia Rissorta Lodge, por ata u diktuan dhe u detyruan që t’i kthenin dokumentet mbrapsht. Gjithashtu, Caraso qe njëri prej tri vetave të delegacionit të Turqve të Rinj që bëri shpalljen formale se Sulltani ishte “shfronësuar”, duke plotësuar në këtë mënyrë fazën përmbysëse të revolucionit. Në të gjitha aspektet, Caraso qe planifikuesi dhe mbështetësi i hapur dhe i dukshëm i konspiracionit xhonturk. Ky fakt nuk është mohuar nga njeri.
Anëtarë të tjerë të spikatur të revolucionit
Këta anëtarë janë të spikatur vetëm në kuptimin e këtij artikulli qoftë pror shkak të pranimeve publike të tyre apo qoftë për shkak se na ndihmojnë që të gjejmë fuqitë reale prapa lëvizjes xhonturke. Sigurisht që ka më shumë lojtarë sesa kjo listë e shkurtër, por se nuk na ndihmojnë që të na çojnë tek ata që lëvizin fijet.
• Ataturku
Përmbysja e Sulltanatit rezultoi në vendosjen e një qeverie nacionaliste të re akoma më shekullare nën kryesimin e Mustafa Kemal Ataturkut. Sigurisht, vetë Ataturku kish lindur në Selanik dhe ishte nga një familje hebreje Donme(h). Përrqafimi i masonerisë nga ana e tij ndodhi në vitin 1909 dhe bile Wikipedia e pranon nën “listën e masonëve” të saj se Ataturku qe anëtar me numrin 80 i Macedonia Rissorta Lodge.
• Rafik Beu
Xhonturku Rafik Bej dha një intervistë për të përditshmen parisiane “Le Temps” të 20 gushtit 1908, në të cilën thoshte: “Është e vërtetë se marrim mbështetje nga masoneria dhe në mënyrë të veçantë nga masoneria italiane. Dy lozhat italiane [të Selanikut] – Macedonia Risorta dhe Labor et Lux – kanë dhënë shërbime të paçmueshme dhe kanë qenë një strehë për ne. Ne takohemi atje si shokë masonë, sepse është fakt që shumë prej nesh janë të tillë, por, më e rëndësishmja, ne takohemi në mënyrë që ta organizojmë sa më mirë veten”.
• Mehmet Xhavit
Autori Alexandre Jevakhoff ka shkruar në librin e tij të titulluar “Kemal Ataturk: Les chemins de l’Occident” (Paris, 1989) komentet e mëposhtme rreth Xhavitit: “Xhaviti ishte mason – anëtar i një shoqërie sekrete me lidhje të huaja të fuqishmë… Fakti që vinte nga një familje domne të Selanikut dhe thirrej “Xhavit hebreu” nga armiqtë e tij nuk e bënte tërheqës midis mbështetësve të Mustafa Ataturkut”. Gjithashtu, Profesori M. Evrum Ehrlich në artikullin e tij me titull “Mesianizmi sabateas si protoshekullarizëm” thotë për këtë personalitet: “Mehmet Xhavit Beu (1875 – 1926) ishte një prej figurave politike domne më të rëndësishme. Ai qe aktiv në revolucionin xhonturk si një botues mjaft i artikuluar i një tabloidi e pedagog finance dhe qe tri herë Ministër i Financave o Turqisë moderne deri në ekzekutimin e tij për rolin e supozuar të luajtur në tentativën për të vrarë Ataturkun. Besohet se Xhavit Beu qe një sionist i zjarrtë dhe shikonte avantazhe për Turqinë në vendbanimin hebre të Palestinës”.
Gjurmë fallse
Përgatitësit e vërtetë të këtij krimi akoma po përpiqen që t’i mbulojnë gjurmët e tyre. Një përzgjedhje e tyre jepet më poshtë, kështu që ato mund të gjykohen qetësisht nga çdo njeri dhe të besohen ose jo.
Shembulli 1: Një artikull krahasues të shkruar nga Jeffrey Steinberg, Allen Douglas dhe Rachel Douglas. Ideja kryesore prapa këtij versioni falls të historisë është që të përpiqet dhe të akuzojë qeverinë britanike apo Establishmentin pse ka qenë forca sekrete pas lëvizjes së Turqve të Rinj. Në mënyrë specifike, artikulli citon Monarkinë britanike/Kompaninë e Indive Lindore britanike se ka qenë nën disa forma kërcënimi socio – politik për shkak të popullaritetit të sistemit qeverisës amerikan në zhvillim. Këta autorë janë përpjekur ta shkarkojnë barrën e akuzës për orkestrimin e të gjithë revolucionit mbi Lordin Palmerston. Siç është e zakonshme me këta rishkrues të historisë, shumë prej fakteve aktuale duhet të pranohen. Gjithsesi, ky artikull nuk e mohon aspak faktin që Vladimir Jabotinsky u punësua nga Caraso si kryeredaktor i gazetës së tij “Xhonturku”. Gjithashtu, artikulli pranon se “Parvus”, emri i vërtetë i të cilit është Alexander Israel Helphand, qe edhe ai i punësuar nga Caraso si redaktor ekonomik i gazetës xhonturke “Mëmëdheu turk”. Rolet e këtyre dehebrenjve ashkenazitë në revolucionin bolshevik në Rusi është e mirënjohur. Duhet të kujtohet se bankieri ashkenazit Jacob Schiff mburrej në shtratin e vdekjes së tij se kish shpenzuar një shumë prej rreth 20 milion dollarësh amerikanë si organizues dhe lehtësues. Fakti i thjeshtë që këta agjentë sionistë u gjetën në revolucionin xhonturk nën Caraso është provë e mjaftueshme se Establishmenti britanik nuk qe i përfshirë në planifikimin apo ekzekutimin e revolucionit. Fuqitë britanikë nuk qenë në gjendje t’u jepnin urdhra njerëzve si Jabotinsky dhe Parvus. Ndoshta pista më e rëndësishme fallse në këtë artikull është pretendimi se aktualisht Caraso themeloi lozhën masonike, se revolucionit po ju shternin forcat dhe se nga ana e saj lozha kishte një “paraardhëse” që ishte themeluar nga Giuseppe Mazzini. Nëpërmjet kësaj lidhjeje fallse autorët e artikullit përpiqen që të vendosin lozhën dhe aktivitetet e saj nën kontrollin e establishmentit britanik. Megjithatë, është e mundur të gjenden identitetet e vërteta prapa revolucionit nëpërmjet shartimit të faktit se kujt ua jepte Caraso urdhrat e tij. Për qëllimet e qartësimit, mospërzierja e fuqive britanike mund të përcaktohet nëpërmjet disa shembujve të vogla, ashtu siç paraqiten më poshtë.
Më së pari, një prej aseteve më të rëndësishme në Turqi përpara, gjatë dhe pas revolucionit të Turqve të Rinj qe Gerald Henry Fitzmaurice. Fitzmaurice ishte absolutisht i bindur se revolucioni qe një konspiracion hebre masonik i influencuar nga italianët. Shënimi i shkruar nga T.E. Laërence (i Arabisë) për Kapitenin Basil Liddel Hart, i cili qe kreu i Inteligjencës Ushtarake britanike për Lindjen e Mesme gjatë Luftës së Parë Botërore, është e pabesueshëm. Vetë Lawrence e pranon se e gjithë lëvizja xhonturke qe 5 përqind kriptohebreje e 95 përqind malonike dhe për më tepër Fitzmaurice, si katolik roman, refuzoi prerazi çdo avancim të bërë nga ana e Turqve të Rinj.
Së dyti, ambasadori britanik në Turqi, Sër Gerard Lowther, shkroi shumë raporte për Sekretarin e Jashtëm, Sër Edward Grey, lidhur me situatën xhonturke. Në raportin e tij të majit May 1910, referuar Partisë për Bashkim e Përparim, i referohet si “Komiteti Hebre i Bashkimit dhe Përparimit” dhe raporton gjithashtu se “liri, barazi, vëllazëri”, fjalë të nxjerra nga Revolucioni Francez, qenë slogane të masonëve italianëve (duke nënkuptuar lozhën italianë të Caraso të ngritur në Selanik) dhe të lëvizjes xhonturke….”.
Së treti, Lawrence drejtoi fushatën britanike kundër turqve gjatë Luftës së Parë Botërore. Sikur të ishte vërtet establishmenti britanik që të lëvizte fijet prapa revolucionit xhonturk, nuk do të kish pasur asnjë nevojë nga ana e britanikëve për të hyrë në luftë kundër tyre.
Shembulli 2: Janë bërë përpjekje për ta “distancuar” deridiku lëvizjen xhonturke nga vdekjet armene dhe këto përpjekje kanë marrë dy forma: njëra është që të mohojë se vrasjet ndodhën se se pretendimi është bërë që vdekjet qenë vetëm viktima të luftës, epidemive, urisë etj; tjetra dhe më e rëndësishmja nga perspektiva e gjenocidit është përpjekja dhe mohimi se vdekjet gjithsesi qenë të paramenduara, duke përjashtuar në këtë mënyrë termin gjenocid apo holokaust. Gjithashtu, këta shkruajnë se numri total i vdekjeve armene qe shumë më e ulët nga shuma e vlerësuar prej 1 – 1.5 milionëve. Një shembull i mirë i këtij lloj të shkruari është “Negative Factors in Turco-Armenian Relations” nga Salahi Sonyel. Nuk ka kurrfarë dyshimi se një sasi e konsiderueshme e kontradiktës ishte zhvilluar midis Sulltanit dhe pjesëve të armenëve. Bile është besuar se një grup terrorist armen kish bërë një përpjekje për ta vrarë Sulltanin në vitin 1905. Ka shumnë dëshmi që sugjerojnë se këto grupe subversive po inkurajoheshin drejt revoltës nga britanikët, gjermanët dhe rusët, ku të gjithë shikonin avantazhe nacionaliste në bërjen aleate me kauzën armene. Këto forca inkurajuan grupe të ndryshme armene për të protestuar dhe për të përdorur agresivitetin, gjithçka në emër të pavarësisë armene nga sundimi otoman. Elementët militantë bile u angazhuan në konflikt të drejtpërdrejtë me forcat ushtarake otomane dhe vdekje, në atë kohë në rendin e mijërave, pati nga të dyja palët. Këta separatistë armenë mbështetën revolucionin e Turqve të Rinj, duke besuar se pas tij atyre të paktën do t’u jepej autonomi më e madhe. Megjithatë, Turqit e Rinj i pranuan sepratistët armenë si një aleat i fuqishëm për t’i ndihmuar në marrjen e kontrollit, por planifikuan nacionalizmin panturk për periudhën afatmesme dhe nuk kishte asnjë mënyrë se do t’u jepnin autonomi më të zgjeruar. Brenda pak vitesh pas revolucionit, qeveria e re xhonturke kish filluar një seri spastrimesh kundër armenëve, fillimisht me idenë për t’i vënë në rresht. Sigurisht që ky qëndrim prej vije të ashpër shërbeu vetëm për ta nxitur akoma më shumë vendosmërinë e separatistëve armenë dhe kjo rezultoi në kryerjen e masakrës së përgjithshme të armenëve nga ana e qeverisë xhonturke. Edhe rishkrues të tillë si puna e Sonyel e pranojnë se rreth 400000 vdekje armene ndodhën nga duart e qeverisë xhonturke. Në vitin 1909 forcat xhonturke (tashmë qeveria për Bashkim dhe Përparim) vranë 20000 deri 30000 armenë në Adana dhe menjëherë më pas e flakën tej përgjegjësinë dhe publikisht u përpoqën që t’ia ngarkonin mizorinë forcave besnike ndaj Sulltanit të përmbysur. Historia ka demonstruar se Turqit e Rinj padyshim që qenë përgjegjësi për vrasjen masive të veçantë. E vetma pikëpyetje është çështja e paramendimit: a e kishin planifikuar përpara xhonturqit këtë genocid? Autori turk Mevlan Z. Rifat dhe libri i tij “Inner Folds of the Ottoman Revolution” (1929) duken tejet të cituara në internet si një burim i hershëm që pretendon paramendimin. Gjithashtu është pretenduar se shkrimtari hebre David Morrison në librin e tij “Heroes, Antiheroes And The Holocaust” (1995) ka deklaruar se: “Dëshmia është e pakundërshtueshme se masakra e armenëve qe një gjenocid i qëllimshëm, i planifikuar. Turqit e Rinj e bënë veten aleatë me Gjermaninë dhe e përdorën Luftën e Parë Botërore si një mbulesë për masakrën e tyre ndaj armenëve… Ashtu siç bënë nazistët në Luftën e Dytë Botërore, edhe turqit i përdornin viktimat e tyre të nënkuptuara si skllevër pune për të ndërtuar një hekurudhë transturke për interesat e biznesit gjerman”. Megjithatë, ekzistojnë edhe më shumë burime të besueshme se këto. Vahakn N. Dadrian në librin e tij “The History of the Armenian Genocide” (2003) bën vërejtjet dhe shënimet e mëposhtme në kapitullin e 10 të titulluar “The 1909 Twin Adana Massacres”: “Në kongresin itihadist të vitit 1910 në Selanik, diskutimet jashtë seancave formale u vërtitën rreth planit për homogjenizimin detyrues të Turqisë, i quajtur në mëntrë eufemiste Otomanizimi i II-të i plotë i të gjitha subjekteve turke. Ambasadori Lowther vëren se “për ta “otoman” dukshëm nënkupton “turk” dhe politika e tyre aktuale e “otomanizimit” është një futjes me zor të elementëve joturq në humusin turk”. Duke vëzhguar shtytjen e këtyre vendimeve, Foreign Office britanik në një raport përdori fjalën “niveluar”, me parashikimin se “Turqit e Rinj do rë përpiqen që të zgjerojnë sistemin “nivelues” për kurdët dhe arabët”…. Konsulli francez në Selanik informon Ministrinë e Jashtme të tij në Paris se xhonturqit vendosën që të përdorin forcë dhe dhunë, përfshi masakrat, si mjet të fundit për zgjidhjen e konflikteve nacionaliste. Të gjitha këto zbulime konfirmohen nga dekani i historiasnëve turq i cili deklaroi se, të lodhur nga konflikti i stërzgjatur turko – armen, Turqit e Rinj do t’i drejtoheshin ushtrisë për ta zgjidhur konfliktin me forcën e armëve. ”Gjithashtu është me vend të nënvizohet se asnjë person me pak se hebreu Henry Morgenthau sr, i cili qe ambasadori amerikan në Turqi, nuk shkroi rreth të njëjtave planeve dhe makinacioneve të ndyra në raportet e tij për Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu në librin e tij “Ambassador Morgenthau’s Story” (1919) rreth gjenocidit armen. Rishkruesit janë përpjekur t’i minimizojnë deklarimet e bëra nga Morgenthau si “propagandë e zezë”, përfshi Sonyel e përmendur më lart. Megjithatë, baza për të gjithë pretendimet e Morgenthau konsiderohen si korrekt nga dekani i historianëve turq. Kështu që do të duket që Sonyel dhe shtresa e tij janë në fakt “propaganda e zezë” e vërtetë.
Gjurmët e vërteta
Atëhere, ku duhet të fillojmë të shikojmë për të gjetur fijen që do ta na çojë për të gjetur fuqitë e vërteta prapa skenave xhonturke? Do të fillojmë të lëvizim në drejtimin e duhur nëqoftëse kthehemi prapa tek Caraso dhe tek pozicioni i tij si Mjeshtër i Madh i lozhës. Mënyra sesi një njeri bëhet i tillë,nuk është tipi i rolit që reklamizohet në qendrën e punës. Përgjigjja është se masonët supozohet që të “përsosen në punën e tyre” dhe të avancojnë nga njëra fazë shpirtërore në tjetrën. Teksa rriten, ata ngjiten në rang dhe në shkallë. Secila shkallë ka praktikat e saj, të njohura si rite. Një lozhë e madhe me disa mijëra anëtarë do të kishte masonë në të gjitha nivelet e ndryshmë (shkallët), por ka vetëm një mjeshtër të madh për lozhën. Kështu që për Caraso fakti që ka arritur pozicionin e Mjeshtërit të Madh të lozhës, lozhë e cila miratoi dhe, për pasojë, zotëron liçencën e tij për Macedonia Rissorta Lodge, është lozha që duhet t’ia ketë dhënë atij këtë emërim. Në këtë rast liçenca u dha nga Grand Orient of Italy dhe jo nga Istanbul Italia Lodge. Kjo nënkupton se Mjeshtëri i Madh i Istanbul Italia Lodge duhet të kish qenë në një të njëjtin rang me Mjeshtërin e Madh të Macedonia Rissorta Lodge. Prandaj në këtë rast “shefi i zyrës” në Torino duhet ta kishte emëruar Caraso. Tani duhet të bëjmë pyetjen: Kush ishte fuqia prapa Grand Orient Lodge of Italy në atë kohë? Do ta fillojmë duke shikuar se kush ishte themeluesi i Grand Orient Lodge dhe kush qe Mjeshtëri i Madh i saj. Përgjigjia është e habitshme, në faktin se gjejmë se lozha është ngritur nga asnjë person tjetër përveç Napoleon Bonapartit, në kohën që pushtonte Italinë. Gjejmë se pas themelimit të një urdhri kalorësiak të quajtur The Order of the Iron Crown, Napoleoni dhe këshilltarët e tij vazhduan. “Për më tepër, një Grand Orient Masonic lozhë u themelua më 20 qershor të vitit 1805; Eugène ishte Mjeshtëri i Madh i saj dhe Marescalchi Konservatori i Madh. Në mbretëri, për nivele të caktuara më të larta përgjegjësie, anëtarësimi tek masoneria ishte pothuajse e detyrueshëm. Nga ana tjetër, një administratë moderne ishte formuar dhe agjentë italianë të rinj (mosha mesatare nën 40 vjeç), shpejt u integruan”. Duke e përmbledhur këtë gjendje të punëve, gjejmë se licenca e për Grand Orient of Italy (në Torino) në fakt e merr atë nga Grand Orient of France (në Paris). Mjeshtëri i Madh i sipërpërmendur, Eugene, është në fakt nipi i Napoleon Bonapartit, Eugene Beauharnais. Emërimi i Eugene u bë nga Mjeshtëri i Madh i Grand Orient of France. Në atë kohë, viti 1805, asnjë hebre nuk pranohej në lozhat kudo në Evropë. Në fakt, hebreu i parë që pranohet në ndonjë pozicion të rëndësishëm brenda lozhave evropiane qe një njeri me emrin Isaac Adolphe Cremieux. Ai qe parë më shumë si një hebre i asimiluar nga bashkëkohësit e tij dhe, si rezultat i kësaj, ia doli që të sigurojë akses dhe rëndësi në shumë institucione të rëndësishme franceze. Megjithatë, sipas Encyclopedia Judaica, arritja kryesore e tij qe në masoneri. “Adolphe Cremieux nuk qe vetëm mason në rininë e hershme të tij, por në vitin 1869 u bë Mjeshtër i Madh i Grand Lodge of the Scottish Rite në Paris”. Cremieux qe Mjeshtëri i Madh i parë hebre i një lozhe të madhe (liçencë lëshuese) dhe i një të tillë e cila ishte ndërkombëtare, duke qenë liçencë lëshuese dhe, për pasojë, pronare e mjaft Grand Orient Lodges, përfshi sigurisht atë italiane.
Kthimi i Mehmet Xhavitit
Këto copra dukshëm të ndara vihen sëbashku kur rishikojmë Mehmet Xhavitin në kohën e vdekjes së tij. Alexandre Jevakhoff na informon më tej se kur Ataturku kish vendosur dënimin me vdekje për të në vitin 1926, për shkak të një tentative të supozuar për vrasje ndaj tij, del në skenë një aspekt i rëndësishëm i jetës së Xhavitit. “Ai kishte lidhje me qarqet financiare franceze dhe qeveria franceze dhe shtëpia e Rothschild-ëve i bënë apel Ankarasë në emër të tij”. Xhaviti qe një sionist i hapur dhe kishte lidhje të mëdha në Paris, aq të mëdha sa që qeveria franceze të ndërhynte për jetën e tij. Kush mund të kish qenë kjo lidhje? Duke pasur parasysh se viti ishte 1926, kishte vetëm 9 anëtarë të dinastisë Rothschild që duhet të ishin në moshë të madhe dhe prej tyre vetëm njëri qe një sionist i zjarrtë, ai i quajtur Edmond James de Rothschild. Ia vlen të përmendet se bashkëshortja e tij quhej Adelheid dhe se ajo kishte lindur në Napoli, duke pasur parasysh rëndësinë e influencës malonike italiane. Duke qenë se Caraso e e kish bërë pasurinë e tij personale pas revolucionit xhonturk të vitit 1908, problemi është kush i dha paratë për gjithë këtë operacion të madh? Përgjigjia qëndron në faktin që Rafik Beu ishte i pranishëm në Paris në vitin 1908 dhe kështu që ishte në gjendje të jepte një intervistë tek “Le Temps” lidhur me aktivitetet e tij. Ai ishte pjesë e një kabale sioniste që po punonte gjatë e gjerë lëvizjes së Turqve të Rinj, duke marrë udhëzime dhe financime drejtpërsëdrejti nga Edmond James de Rothschild, i cili e mbështeste lëvizjen si pjesë të planit Rothschild për të blerë territorin e Palestinës.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Referendumi/ 72% e zviceranëve nuk duan rroga pa punuar!

$
0
0

Vetëm në mesin e simpatizantëve të Partisë së Gjelbër ka një shumicë që do të votonte pro iniciativës, gjegjësisht 61%. Madje edhe në Partinë socialdemokrate (SP/PS) kundër iniciativës do të ishin 49%, ndërsa në favor të saj janë 43%.

Sikur të votohej sot (e do të votohet jo larg, më 5 qershor), iniciativa për dhënien e pagave pa punuar do të kundërshtohej nga 72% e zviceranëve. Iniciativa që zyrtarisht quhet “për të ardhurat bazike të pakushtëzuara”, sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik GFS do të përkrahej nga vetëm 24% e zviceranëve me të drejtë vote., raportojnë mediat zvicerane.

Megjithatë, sipas GFS formësimi i qëndrimit kundër pritet të avancojë edhe më shumë, dhe për këtë arsye “gjithçka po flet për një Jo bindëse të dielën e referendumit, më 5 qershor”, transmeton albinfo.ch. Më tutje realizuesit e sondazhit thonë se argumenti më i rëndësishëm kundër iniciativës është ai se me të ardhurat bazë të pakushtëzuara nga puna, njerëzve do t`u mungojë joshja për të punuar.

Është interesante se vetëm në mesin e simpatizantëve të Partisë së Gjelbër ka një shumicë që do të votonte pro iniciativës, gjegjësisht 61%. Madje edhe në Partinë socialdemokrate (SP/PS) kundër iniciativës do të ishin 49% ndërsa në favor të saj 43%.

Ndërsa është fare e qartë se përqindja shumë e lartë e kundërshtarëve të pagave pa punë janë partitë e djathta, që duket se do të jenë edhe përcaktuese për dështimin e iniciativës, përcjell albinfo.ch. Kështu, 91% e ithtarëve të CVP/PDC-së do të votonin kundër. Ngjashëm, 85% kundër do të ishin votuesit e SVP/UDC-së dhe 82% ata të FDP/PLR-së.

Rreth kësaj iniciative qëkur është lansuar, ka pasur një debat të gjallë në të cilin ka mbizotëruar pala që e ka kundërshtuar atë. Në një votim të zhvilluar në parlament verën e kaluar, në favor të saj kanë votuar vetëm 14 deputetë.

Ndërkaq javëve të fundit ka qarkulluar një sondazh sipas të cilit është shënuar një rritje e dukshme e pranueshmërisë së iniciativës. Sipas tij, në Zvicrën Frankofone madje janë më të shumtë votuesit pro se sa ata kundër.

Ditë më parë, autori i ësaj iniciative me një deklarim të tij ka futur pasiguri edhe në mesin e votuesve potencialë pro. Ai ka thënë se “edhe po të fitojë në referendum, kjo iniciativë nuk ka mundësi të zbatimit praktik të shpejtë, shkruan albinfo.ch. Ajo mund të funksionojë vetëm nëse për një rregullim të ngjashëm të kësaj çështjeje do të vendosnin edhe shhtetet e BE-së, fqinje të Zvicrës./albinfo.ch/

Shtatë sëmundjet e lirisë së shtypit

$
0
0
Nga Stefan Ulrich

Tri lajme të kësaj jave sa i përket lirisë së shtypit: në Turqi dënohen dy gazetarë me nga dy vjet burg, sepse pas sulmit terrorist kundër revistës satirike Charlie Hebdi në Paris në shenjë solidariteti me viktimat kanë ribotuar dy karikatura të Muhamedit. Në Poloni deputetët po diskutojnë për një ligj të mediave, i cili pritet t’i shndërrojë kanalet shtetërore në «mediume kombëtare». Në Luksemburg gazetari Antoine Deltour është ftuar nga gjykata bashkë me dy kolegë. Këta tre persona kishin zbuluar se si Dukata e Madhe kishte organizuar shmangien nga tatimi të qindra ndërmarrjeve. Për këtë ata tani do marrin një dekoratë? Jo, jo, kurrsesi. Ata, mes tjerash, janë akuzuar për vjedhje dokumentesh dhe shkelje të fshehtësive biznesore.
Këta shembuj vijnë nga «hapësira e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë», siç dëshiron të jetë me qejf Bashkimi Europian. Në treva të tjera të botës liria e shtypit është edhe më e rrezikuar se në BE. Atje blogerët torturohen për vdekje nga shteti (në Arabinë Saudite) dhe vriten nga killerët (Bangladesh), kidnapohen gazetarë (Irak), futen në burg (Kinë) ose ndiqen nga baronët e drogës (Meksikë).
Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij shkruan në një raport të sapo botuar: «Gazetarët dhe mediumet e pavarura në mbarë botën gjenden nën presion të shtuar. Në të gjitha trevat e botës vitin e kaluar është vërejtur një ngushtim i hapësirës së tyre të lirë». Shumë krerë shtetesh reagojnë në mënyrë paranoide ndaj kritikës nga ana e gazetarëve.
Por liria e shtypit konsiderohet si parakusht themelor për mirëqenien e shoqërisë. Prej saj pritet të garantojë që qytetarët të jenë të informuar shumanshëm, të dalin në dritë të zezat, t’u jepet fjala pakicave dhe mendimet e ndryshme dhe interesat të përfaqësohen paqësisht. Kjo arrihet vetëm kur asnjëra palë nuk pretendon se është pronare e së vërtetës së vetme. Deviza e tolerancës duhet të jetë: shkruaj dhe le të shkruajnë, dërgo dhe le të dërgojnë. Një «demokraci ileberale», të cilën synon ta krijojë kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, apo një «demokraci të dirigjuar», siç e quajnë njerëzit e sjellshëm sundimin e Vladimir Putinit në Rusi, nuk e pranon këtë tolerancë.
«Nëse do të duhej të zgjedhja mes një vendi me qeveri, por pa gazeta dhe një vendi me gazeta, por pa qeveri, atëherë do të zgjedhja vendin pa qeveri». Këtë fjali mendohet se e ka thënë Thomas Jeffersoni, presidenti i tretë i SHBA-së dhe njëri nga shkruesit e Deklaratës amerikane të Pavarësisë. Por natyrisht që duhen të dyja: një qeveri e mirë dhe shtypi i lirë. Kur takohen është fat i madh – një fat që po bëhet gjithnjë e më i rrallë.
E marta e ardhshme është Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit. Për te festuar nuk kemi aq shumë. Në vitin 1993 ishte ndryshe: atëherë Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që 3 majit të jetë Ditë e Shtypit. Sapo ishte tejkaluar Lufta e Ftohtë. Lindja dhe Perëndimi po afroheshin. Njerëzimi dukej i pjekur për një rend të ri botëror, i cili do të bazohej në drejtësi, solidaritet dhe balancim paqësor të interesave. Edhe për lirinë e shtypit ato qenë kohëra të mira. Ajo u përhap me shpejtësi në Europën e Mesme dhe Lindore. Dukej se asaj i takonte ardhmëria.
E sot? Sot kjo ardhmëri ka marrë fund. Një valë autoritare po përplaset mbi të dhe po e vërshon lirinë e shtypit. Shtete të mëdha të cilat tashmë kujdesshëm apo me përkushtim kishin pranuar gazetarinë e pavarur – për shembull Rusia, Turqia apo madje edhe Kina – po e ngufatin sërish lirinë. Gazetarët kritikë bëjnë jetë të rrezikshme. Mediumet e pavarura herë mbyllen, here kapen nga sundimtarët dhe ndryshohet politika e tyre redaktuese. Sipas Komitetit Amerikan për Mbrojtjen e Gazetarëve vitin e kaluar 69 gazetarë janë vrarë gjatë ushtrimit të profesionit; jo vetëm në vende të përfshira nga lufta si Siria, por edhe në shtete në dukje të sigurta si Franca (Charlie Hebdo). Reporterët pa Kufij kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që më në fund të emërojë një të emisar të posaçëm për mbrojtjen e gazetarëve.
Së paku interneti duket se sillte lajme të mira në frontin medial, sepse duket se ofron parakushte ideale për lirinë globale të shtypit. Por ai është një instrument ambivalent. Po, ai ndihmon të futen informata në shtetet të cilat izolohen nën regjimet diktatoriale. Ai u ka shërbyer kryengritësve gjatë Pranverës Arabe për t’u informuar dhe organizuar. Dhe krijon forma të reja, lehtë të qasshme të gazetarisë, siç janë blogjet dhe gazetat Online.
Mirëpo: regjimet kanë mësuar. «Tani qeveritë autoritare po i mbyllin hapësirat e lira në rrjet ose po i mbikëqyrin», thotë Christian Mihr, drejtori i Reporterëve pa Kufij në Berlin. Të tjerët vërshojnë internetin me propagandë (Rusia) ose e shfrytëzojnë për të përgjuar gazetarë dhe për ta suprimuar sekretin e redaksisë (SHBA). Policët iranianë të internetit ndjekin aktivistët në web, dhe sundimtarët në Egjipt nuk do të lejojnë që edhe njëherë të sulmohen në befasi nga interneti.
Domethënë nuk kemi asgjë pozitive për të treguar për Ditën e Lirisë së Shtypit? Natyrisht po. Për shembull këtë: Reporterët pa Kufij çdo vit përpilojnë një ranglistë të shteteve sa i përket lirisë së shtypit. Më së larti në tabelë është ngritur Tunizia. Lulja e fundit e Pranverës Arabe është ngjitur për 30 vende në rangun e 96-të. Ose: UNESCO vëren se sot në mbarë botën në shumë kushtetuta dhe ligje garantohen liria e informacionit dhe mbrojtja e burimeve. Dhe: fushatat ndërkombëtare çojnë në lirimin e gazetarëve. Gazetarë hulumtues nga shumë vende bashkohen për të kontribuar më shumë, siç tregojnë hulumtimet për Panama Papers (Letrat e Panamasë). «Mbresëlënëse është se këtu bashkëpunojnë edhe gazetarë nga shtetet totalitare», thotë Mihr nga Reporterët pa Kufij.
Por e gjithë kjo nuk ndryshon faktin se gjendja e pacientit të quajtur liri e shtypit në përgjithësi është keqësuar. Shtatë sëmundje po e mundojnë. Së pari duhet përmendur detyrimin e drejtpërdrejtë nga ana e shtetit. Ky detyrim shtrihet nga vrasjet e organizuara nga shteti apo së paku të toleruara, censura dhe mbyllja e mediave me ndihmën e ligjit për tatime apo falimentim. Dhe nuk është vetëm presidenti turk Rexhep Taip Erdoan, i cili e sheh si çështje nderi që nëpërmjet të padive t’ua mbyllë gojën gazetarëve kritikë.
Së dyti duhet përmendur terrorin që e ushtrojnë ekstremistët si Shteti Islamik apo grupet mafioze si klanet latinoamerikane të drogës. Sulmi kundër Charlie Hebdo, me ç’rast u vranë 12 veta, me të drejtë në mbarë botën shkaktoi dhembje. Por gazetarët që humbin jetën në Siri ose Libi vajtohen shumë më pak.
Së treti: fatalisht reagimi shtetëror ndaj terrorit po e dëmton edhe lirinë e shtypit. Vendet ku liria e shprehjes ka traditë, për shembull SHBA-të apo Britania e Madhe, në luftë kundër terrorit po i shkelin të drejtat e shtypit. Sekreti i redaksisë, atmosfera e mirëbesimit gjatë bisedave me qëllim hulumtimi po shkelen në mënyrë masive. Reporterët pa Kufij kritikojnë: «Në SHBA rreziqet më të mëdha për lirinë e shtypit vijnë nga mbikëqyrja digjitale dhe fushata juridike e qeverisë kundër sinjalizuesve (Whistleblower) dhe gazetarëve hulumtues. Atuha ç’do të thotë Thomas Jeffersoni për këtë? Christian Mihr paralajmëron: «Përgjimi frikëson burimet gazetareske. Kjo godet themelet e gazetarisë së pavarur».
Sëmundja e katërt po përhapet tepër mirë në internet: propaganda me dezinformim. Me këtë rast nuk duhet të na shkojë mendja vetëm te Vladimir Putini (nuk kemi ushtarë rusë në Ukrainë) apo George W. Bushi (Sadam Huseini fsheh armë të shkatërrimit masiv). Qeveri të të gjitha ngjyrave, firma dhe grupe interesi e ndotin botën mediale me rrena, gjysmë të vërteta dhe interpretime të shtrembëruara. Për të gjithë qytetarët, përfshirë gazetarët, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të kesh një pamje të qartë.
Së pesti: edhe paratë po e vënë shtypin nën presion. Në kohërat e rënies së tirazhit dhe rënies së fitimeve nga reklamat gazetat në disa shtete gazetat janë të varura nga reklamat qeveritare (Nigeri) apo subvencionet shtetërore (Francë). Kjo krijon varësi. Oligarkë në Lindje dhe miliarderë në Perëndim po blejnë perandori mediale dhe po i përdorin për interesat e tyre. Silvio Berlusconi sundonte pjesët më të mëdha të trevës televizive italiane. Kësisoj në televizionin shtetëror RAI u shporrën tre gazetarë pasi e kishin kritikuar kryeministrin e atëhershëm gjatë një vizite në Bullgari. Ky rast hyri në histori si «edikti i Bullgarisë».
Edhe në Gjermani assesi nuk është gjithçka në rregull. Kështu, sëmundja numër gjashtë, po bëhen përpjekje të shtypen mendime të padëshiruara – për shembull kritika kundër Putinit apo mirëkuptimi për refugjatët -, duke shpifur kundër gazetarëve dhe shumë mediumeve, të cilat quhen «shtypi i gënjeshtrave», kërcënohen dhe sulmohen. Në ranglistën e Reporterëve pa Kufij Republika Federale e Gjermanisë ka rënë për katër vende në rangun e 16-të, ajo tani gjendet dukshëm pas shteteve si Kostarika, Xhamajka apo Sllovakia. Arsyeja: është rritur dukshëm numri i sulmeve, kërcënime dhe akteve të dhunshme kundër gazetarëve. Gazetarët goditen sidomos nga ekstremistët e djathtë dhe nga selafistët.
Së shtati: gjithë ky presion mund të çojë në autocensurë. Nëse kjo sëmundje përhapet, atëherë pacienti vdes.
(«Süddeutsche Zeitung»)

EULEX-i e çon Azem Sylën në burgun e Dyzit (Video)

$
0
0

Ish deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga një gjyqtar i EULEX-it.

Kështu thuhet në një njoftim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku theksohet se gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill.

Në njoftim theksohet se rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Azem Syla është kthyer nga Shqipëria dhe i është dorëzuar Policisë së EULEX-it në pikëkalimin kufitar në Morinë te premten paradite.

Azem Syla dyshohet si kreu i një grupi kriminal prej 51 personash që dyshohet se kanë tjetërsuar prona shoqërore në shumë afër 30 milionë euro.


Fundi i NATO-s?

$
0
0
Ushtritë, planet, udhëheqja dhe strukturat e NATO-s ekzistojnë ende, por pa mbështetje publike për përdorimin e tyre, ato janë premtime të gënjeshtërt për vende si Polonia. NATO është një aleancë që, prapa fasadës, është thellësisht e përçarë. Madje, që tani mund të ketë “vdekur”. E vetmja mënyrë për ta kuptuar është që të provohet Aleanca në një krizë të vërtetë – dhe ka shumë shanse që kjo të ndodhë jo shumë vonë
Nga Kyle Mizokami


Një sondazh i fundit i qasjes së gjermanëve ndaj sigurisë, ofron një panoramë të zymtë për Europën. Sipas sondazhit, shumica e gjermanëve janë kundër dhënies së ndihmës për fqinjët e tyre, në rast të një sulmi nga Rusia. Rezultati pasqyron ata të vendeve të tjera, dhe ngrejnë pyetjen: A po “vdes” dalëngadalë Aleanca e Atlantikut të Veriut?
Sondazhi, i kryer nga Programi për të Ardhmen e Europës dhe INstituti Polak për Çështje Publike raportonte se më shumë se gjysma (57%) e gjermanëve të pyetur, nuk mbështesin dërgimin e ushtrisë gjermane për të mbrojtur pjesëtarë të tjerë të NATO-s, “si Polonia apo shtetet balltike”. Vetëm 31 % e gjermanëve besojnë se vendi i tyre duhet të përmbushë detyrimet e Traktatit dhe të ndihmojë këta vende, nëse sulmohen.
Polonia dhe vendet e Balltikut – Lituania, Letonia, Estonia – janë gjendur nën një presion të fortë politik dhe ushtarak nga Rusia, për t’u shkëputur prej NATO-s dhe Perëndimit. Revanshistët rusë i shohin të katër këta vende si shtete tradicionalisht “sfungjer”, që mbrojnë Rusinë dhe do të donte që të riktheheshin në atë status.
Sipas raportit, Gjermania nuk është rast i izoluar. 53% e francezëve janë kundër mbrojtjes së Polonisë dhe shteteve balltike, ashtu sikurse dhe 51% e italianëve.
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veroit (NATO) u krijua në vitin 1949 për të ndihmuar Gjermaninë dhe shtete të tjerë në vijën e parë të frontit, që t’i rezistonin agresionit sovjetik. Shumë i rëndësishëm për NATO-n ishte koncepti i mbrojtjes kolektive – që në rast të një sulmi të supozuar sovjetik, secili shtet anëtar i organizatës do të nxitonte në ndihmë të cilitdo shtet tjetër anëtar të saj. Slogani informal i NATO-s ishte “sulmi ndaj njërit, është sulm ndaj të gjithëve”.
Gjëja shumë e mirë e mbrojtjes kolektive është se ajo rrit shumë aftësinë e shteteve të vegjël për t’u rezistuar shteteve të mëdhenj. Gjermanisë, për shembull, nuk do t’i duhej që të armatosesj për t’iu kundërvënë të gjithë ushtrisë sovjetike – ajo mund të mbështetej në ndihmën e shteteve të tjerë si Franca, Belgjika, Holanda, Mbretëria e Bashkuar e madje edhe SHBA.
Megjithatë, thembra e Akilit e mbrojtjes kolektive është se kur njerëzit nuk besojnë më tek ajo, atëherë praktikisht ajo pushon së ekzistuari. NATO, me sa duket, ka mbërritur në atë pikë.
Në ndërkohë, shpenzimet për mbrojtjen mes shteteve të NATO-s kanë rënë shumë, teksa shumë pak vende shpenzojnë 2% të GDP-së për mbrojtjen, siç ka rekomanduar Aleanca. Në vitin 2015, Gjermania shpenzoi vetëm 1.2%, Italia më pak se 1% dhe Franca 1.8%. SHBA, sa për të dhënë një shembull, shpenzoi 4.6%.
E gjithë kjo vjen në një kohë të ringjalljes së fuqisë politike dhe ushtarake të Rusisë. Që kur Vladimir Putini aneksoi Krimenë dhe nisi një luftë-hije në Ukrainën Lindore, ushtria ruse ka nisur një fushatë kanosjeje kundër fqinjëve të saj, duke përfshirë NATO-n, Suedinë, Finlandën, e madje edhe Japoninë.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se gjermanët në veçanti janë më të interesuar në bashkëpunimin me vendet që janë më në Perëndim të tyre – si Holanda, Mbretëria e Bashkuar apo deri dhe Kina – ndërkohë që janë më pak të interesuar me vendet në Lindje, si Polonia, Ukraina dhe Republika Çeke. Eshtë e qartë se gjermanët duan të shmangin konfrontimin me Rusinë.
Qasja që Polonia dhe shtetet balltike janë vende për të cilët nuk ia vlen të luftosh është e gjithëpranishme, pavarësisht agresionit të kohëve të fundit të Rusisë në Ukrainë, dhe pavarësisht fushatës së kanosjeve kundër shteteve të tjera. Ajo vazhdon pavarësisht shembujve të shumtë nga historia – më i keqi i të cilëve vjen nga vetë Europa – ku shtete agresive, ekspansioniste të cilëve askush nuk iu kundërvu që herët, u shndërruan në rreziqe madhorë për sigurinë e gjithë kontinentit – dhe bashkë me të, edhe të gjithë botës.
Një tjetër fushatë e madhe agresioni nga Rusia – ndoshta e shënjestruar edhe ndaj vetë Aleancës – mund ta ndryshojë rrënjësisht këtë qasje. Pearl Harbour, për shembull, ndryshoi me shpejtësi ndjenjat e thella izolacioniste të amerikanëve. Ashtu si Pearl Harbouri, kjo fushatë mund të përfshijë përsëri një tragjedi që, e parë me “mendtë e pas Kuvendit”, do të mendohet që paska qenë e shmangshme.
Agresioni rus mund të ashpërsojë edhe qëndrimin kundër mbrojtjes kolektive, teksa po kjo shumicë kërkon një rrugë me më pak rezistencë, dhe më shumë pajtuese, kundrejt Rusisë. E gjitha varet se çfarë kostosh do të dojë të imponojë Rusia – dhe nëse janë të papërballueshme. Dhe Rusia që ishte shumë e zgjuar për të pushtuar Krimenë, do të jetë shumë e zgjuar edhe për të shtyrë drejt dëshpërimit këdo prej kundërshtarëve të saj potencialë.
Aleanca mund t’i mbijetojë uljes së shpenzimeve për mbrojtjen. Kjo është e pakthyeshme. Ai të cilës NATO nuk mund t’i mbijetojë, është kundërshtimi i opinionit publik ndaj misionit të saj themelor.
Ushtritë, planet, udhëheqja dhe strukturat e NATO-s ekzistojnë ende, por pa mbështetje publike për përdorimin e tyre, ato janë premtime të gënjeshtërt për vende si Polonia. NATO është një aleancë që, prapa fasadës, është thellësisht e përçarë. Madje, që tani mund të ketë “vdekur”. E vetmja mënyrë për ta kuptuar është që të provohet Aleanca në një krizë të vërtetë – dhe ka shumë shanse që kjo të ndodhë jo shumë vonë./The Week – www.bota.al

Hiqni dhimbjen e kokës si me magji, vetëm me një kokërr limon

$
0
0

Njerëzit, të cilët vuajnë nga migrena, e dinë se kjo është një dhimbje e tmerrshme dhe nuk është diçka që shërohet lehtë.Apo kjo nuk ishte deri tani!
Harrojni dhimbjet dhe provoni këtë recetë të thjeshtë dhe shpëtoni nga dhimbjet në kokën tuaj në minuta!
Pak njerëz e dinë se ekziston një metodë që ndihmon praktikisht. Kjo është një metodë e mjekësisë tradicionale dhe popullore, e cila është sot më e kritikuar se e mbështetur.
Ju vendosni nëse ju pëlqen apo jo, por sigurohuni që ju të provoni herën tjetër që ju keni një dhimbje koke dhe na tregoni.
Metoda e propozuar e trajtimit të migrenës është shumë e thjeshtë:
E gjitha çka ju do të duhet është kripë dhe lëng limoni.
Pra, çfarë ju duhet të bëni është të merni një gotë me lëng te shtrydhur limoni dhe shtoni 2 lugë kripë.
Përzieni, pastaj derdhni atë në një gotë të madhe dhe shtoni ujë.Pasi kjo është e trazuar mirë, vetëm pini të gjithë kupën në të njëjtën kohë.Shija është e pështirë! Por ky ilaç punon në çast, si të ishte magji!

Pashkët ortodokse, ceremoni madhështore në Moskë dhe Jeruzalem

$
0
0

Të krishterët ortodoksë nëpër botë kremtojnë atë që është dita më e shenjtë e vitit për ta: Pashkët. Një shërbesë madhore u mbajt në Katedralen kryesore të Moskës, në praninë e mijëra vetëve, përfshirë Presidentin rus Vladimir Putin e kryeministrin Dmitry Medvedev.

Besimtarët pritën në radhë të gjata përpara Katedrales “Krishti shpëtimtar”, për të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga Patriarku Kirill, kreu i Kishës ortodokse ruse. Ceremonia nisi vigjiljen e Pashkës të shtunën me një procesion që zgjati rreth 3 orë. Në shërbesë nuk mungoi zjarri i shenjtë, i mbërritur në Rusi nga Jeruzalemi.

Për ceremoninë e lashtë të zjarrit, që kremton ringjalljen e Jezusit, njerëzit mbushën plot Kishën e “Varrit të Shenjtë” në Jeruzalem. Udhëheqës ortodoksë të Kishës së Lindjes hyjnë siç e do tradita në dhomëzën e vogël që shënon vendin e varrit të Krishtit, e pas kësaj dalin me qirinjtë e ndezur “mrekullisht” me “zjarrin e shenjtë”, si një mesazh për besimtarët nga parajsa.

Të dhënat mbi burimin e kësaj flake mbahen sekret, me fanatizmin më të madh. Ishte patriarku greko-ortodoks i Jeruzalemit, Theofili i III-të, ai që ndezi disa qirinj e ua shpërndau më pas besimtarëve që prisnin jashtë kishës. Flakët nga ky zjarr transportohen më tej me avion në vende të tjera të botës.

Katolikët e protestantët i festuan Pashkët në muajin mars, duke qenë se përdorin Kalendarin Gregorian, ndërsa Kisha Ortodokse i referohet Kalendarit Julian për llogaritjen e kësaj feste.

LIBRI/ Rënia e firmave piramidale, trazirat e ’97-tës dhe djegia e gazetës “Koha Jonë”

$
0
0

Fragment nga libri i gazetarit Nikoll Lesi, “Kështjella e medias”, i cili do botohet me rastin e 25-vjetorit të daljes së “Koha Jonë”, në maj 2016
Viti i mbrapshtë 1997
Që në numrin e parë të datës 4 janar, gazeta doli me një titull të madh në krye të të faqes të parë: “Gjallica stop dy javë“. Dhe, sikur të ishte Kasandra për sa do të ndodhte në muajt e mëvonshën, Skënder Minxhozi paralajmëron me një shkrim më gërma të zeza, në faqen  katër, me titull “1997 – horoskop i vështirë shqiptar”. Minxhozi bën një analizë se çfarë mund të ndodhë në këtë vit, që dukej në horizont, si problematik. Shqipëria po hynte në tunelin e errët të atij që më vonë do të ishte viti më dramatik në historinë e saj moderne. Të nesërmen prapë redaksia e gazetës vendos të dalë me çështjen e fajdeve dhe me opozitën. Titulli i madh ishte “PS: Fajdet, të kthejnë depozitat”. Tensioni po rritej kudo, ndërsa Shteti ende nuk po kërkonte një zgjidhje  me opozitën e kreditorët, për të gjetur një mundësi  kompromisi, por u përgatit për dorë të fortë, me shkopinj. Ne shikonim çdo ditë rradhë gjithnjë e më gjata, tek pikat e firmave të fajdeve. Njërëzit po frikësoheshin për lekët e tyre . Emigrantët e ardhur për të Vit të Ri nuk u kthyen nga kishin ardhur. U futën edhe ata në rradhë. Qeveria ishte drejt krizës. Azem Hajdari, i vënë në krye të Lëvizjes Sindikaliste, bën thirrje për grevë kombëtare. Lëvizja greviste paralizoi Shkodrën, Lushnjën, Beratin, Vlorën e po kërcënonte edhe bllokimin e Tiranës. Titulli i datës 7 janar ishte “Grevat filluan. Studentët në rrugë”.
Ndërkohë problem-sherret në firmën rentiere “Gjallica” pasqyrohen me datën 9 janar, ku bie në sy titulli “Divorci i “Gjallicës” në gjykatë”, ndërsa në krye të faqes tre, titulli ”PD: Azem Hajdari jashtë grupit parlamentar“. Gavrosh Levonja  fillon e del nga faqet e jashtme, tek rubrika e politikës, kurse Kadri Vokopola mbulon rubrikën për kohën e lirë të lexuesit, duke i lënë më shumë kohë edhe gazetarëve të sektorëve kulturorë, që të kalojnë në përforcim të  rubrikës politike në gazetë. Nga Vlora na kërkon urgjent në telefonin e redaksisë korespodentja Zenepe Luka, një gazetare kurajoze që mbuloi nga afër fenomenin e firmave rentiere atje. Kishte intervistuar presidentin e kompanisë më të madhe piramidale Vehbi Alimuçaj. Ai kishte thënë prerë se ”VEFA do të blejë 30 avionë”. Si për dreq, intervista e botuar e ndezi edhe më shumë reagimin ndaj kompanive të fajdeve. Helikopterët e pablerë ishin kthyer në bumerang për firmat e fajdeve. Kreditorët filluan të ngrinin zërin, se “jo vetëm po na marrin lekët, por dashkan edhe avionë e helikopterë!”. Natyrisht që gazeta nuk kishte asnjë faj për këtë lajm, që pati efektin e benzinës mbi zjarrin që po ndizej.
Situata po bëhej edhe më e rëndë. Gazeta, mes gjithë kësaj katrahure pasqyronte me shpejtësi e me kurajo gjithçka ndodhte. Budallallëku i kësaj sëmundje shkonte edhe deri në çmenduri, të cilat ia vlen të kujtohen edhe sot; me datë 11 janar, në krye të faqes dy, korrespodenti ynë jepte lajmin se në vend që të kërkojnë lekët, njërëzit po vraponin tek sportelet e “Kamberit” për të futur lekë të tjera! Një njoftim i dhënë prej firmës rentiere, se “kush i fut lekët deri me 25 janar, do të marrë 20 përqind interes mujor”, kishte nxitur  kundërrjedhën për disa ditë, por që më vonë do të bëhej cunam në Vlorë. E pabesueshme. I them dy prej gazetarëve kryesorë, se kjo duhet verifikuar edhe njëherë para se të botohet. Ishte një lajm shumë delikat dhe duhej të ishim të kujdesshëm. Dërguam dy gazetarë të sektorit kronikë e politikë. Ata kishin qenë prezent kur një italian futi  250 mijë dollarë mënjëherë, ndërsa kaosi po vinte.
Një mori kreditorësh të tjerë i merrnin në firmat e tjera lekët dhe prisnin në rradhë për t’i futur prapë tek tjetër firmë, saktësisht tek “Kamberi”. Çmenduri totale, sindromë kolektive më saktë! Një lajm i transmetuar nga “Zëri i Amerikës “ se janë zhdukur 130 milion dollarë nga Vlora me një skaf, e ndezi edhe me tepër flakën që rrinte e tulatur tek sportelet e firmave. “Na ikën lekët!”, ulërinin kreditorët pas lajmit të radios amerikane. E kishte dhënë “Zëri i Amerikës “! Ishte lajm që i vuri zjarrin fitilit, që herë ndizej e herë fikej, deri në atë kohë. Policia ishte në gaditshmëri totale. Edhe redaksia jonë gjithashtu ishte në gatishmëri, por në terren e kudo për të qenë të saktë e të parët në çdo gjë. Ben Blushi ishte truri i gazetës. Gazetarët e Tiranës si Martin Leka, Jonila Godole, Enton Abilekaj, Andi Bejtja, Skender Minxhozi, Alfred Peza, Emin Barçi, Zamir Dule, Henri Çili, Arban Hasani, Mimoza Dervishi, Zamir Alushi, Vladimir Prela, Ilir Gjoni, Bardhi Sejdarasi, Milto Baka, Roland Zili, Ilir Babaramo, Gezim Ashimi e një numër i madh korrespodentësh të punësuar apo bashkëpunëtorë, shkruanin dhe rendnin papërtim për të saktësuar gjithçka.
Rradha e artikujve në tavolinën e kryeredaktorit ishte sa për të nxjerrë dy gazeta në ditë. Ishte një situatë e jashtëzakonshme e ku asnjëri nuk ankohej për orarin e gjatë në punë. Dikush sillte një lajm, një tjetër intervistë, koment, lajm prapë, informacion; ishte si një koshere bletësh, si një udhëkryq i zhurmshëm, ku konvergonin fijet nervore të një shoqërie që po kalonte në kolaps të plotë. Tashmë kishim lëvizur përsëri me zyra. Vajtëm tek rruga “Qemal Stafa”, ose siç njihej më mirë, afër Shkollës së Kuqe. Aty erdhi edhe redaksia e “Sport Ekspres” me Fatmir Mënerin e mrekullueshëm, që ishte kryeredaktor tek kjo gazetë, e cila kishte lenë pas në tirazh median e dikurshme sportive.
Duheshin kompjutera për gjithë këtë armatë të madhe me gazetarë. Nuk ngurova e bleva, në mos gabohem, 25 kompjutera. Sejcili ishte i “armatosur” me një kompjuter. Nga tastierat e kompjuterit të Frrok Çupit dilnin artikuj të zjarrtë e të paarritshëm për kohën, por mundet edhe për sot, për kurajon, logjikën dhe mjeshtrinë e të shkruarit. Çupi ishte kthyer nga pak e përditë, në një frymëzim për protestuesit. Nuk mjaftonte llahtaria që po afronte me fajdetë, por pushteti kishte kohë edhe të sulej mbi Azem Hajdarin. Ndaj titulli i madh i datës 15 janar ishte “Fillon ferri për Xhaferrin”, dhe pak më poshtë vinte një tjetër titull; “PD përjashton nga grupi parlamentar Azem Hajdarin”. Kjo ishte vendosur në një mbledhje të Kryesisë së PD-së në mbremjen e datës 14 janar. Mesmuaji janar afron Blendi Fevziun me gazetën “Koha Jonë”, çka duket në editorialet dhe artikujt e shumtë në këtë periudhë. Ishte meritë e Blushit rikthimi i Fevziut.
Më 16 janar titulli kryesor i gazetës ishte “Dajak në vend të fajdeve”, i shoqëruar  me një tjetër informacion, se “Zeri i Amerikës” arreston Suden”. Policia merr urdhër dhe fillon të rrahë kreditorët. Edhe pa lekë, edhe të rrahur, kjo nuk shkonte! Ndizen gjakrat në popull. Tirazhi i gazetës me datën 17 janar, sipas shënimit në fund të faqes së parë, ishte 52500 kopje. Dhe shitej çdo gazetë. Në këtë ditë “Koha Jonë”del me një titull me supërgërma të mëdha : “Mbyllet “Populli” dhe “Xhaferri”, e shoqëruar me një nëntitull “ Vlora në rrugë kundër Qeverisë”. Gazeta shitet mënjëherë. Frrok Çupi, po atë ditë, boton një perlë me titull “Berisha ra, kush do të ngrihet ?!” Artikulli i Frrokut, na treguan korrespodentët , ishte blerë i fotokopjuar, se nuk gjendeshin më kopje në treg. Po na mbaronte letra në shtypshkronjë për botim. Nuk ishte parashikuar një furnizim i tillë me letër gazete. Shtypshkronja, ndërkohë, porosit maune të tjera me letër nga Bullgaria. Opozita, që me zor merrte frymë deri atë ditë,  kërkon dorëheqjen e Qeverisë Meksi. Edhe Neritan Ceka të njëjtën gjë thotë. Po këtë kërkonte edhe Azem Hajdari, por në një kontekst tjetër. Emin Barçi i merr intervistë Genc Rulit më datë 18 janar. Titulli i saj “Ruli: Fajdetë janë të paligjshme. Pasojat do t’i paguajmë të gjithë”, ishte analizë e një specialisti të nivelit të lartë në fushën e financave.
Opozita del në sheshe. Policia merr mburojat e shton më shumë shkopinj gome. Urdhërohen të pajisen me armatim shtesë. Po shkohej drejt përplasjes së madhe.  Me 19 janar ka të rrahur e të plagosur në Tiranë, nga përleshjet mes turmës e policisë.  Me datë 22 janar titulli i madh i “Koha Jonë” ishte “Xhaferri mbyll sportelet” dhe gazeta u shit që në mëngjez herët. U kthyem në shtypshkronjë për ta rishtypur këtë numër gazete. Sapo filluam me punonjësit e rrotativës së shtypit për të botuar një tirazh shtesë, ia mbërrijnë gjithë tërsellëm, një skuadër policie e disa shikas. Nuk e lejuan rishtypjen e gazetës. ”Boll e keni shtyp për sot! Tash po ju vjen rradha edhe ju, për t’ju shtypur kokën!” – thanë dhe na nxorën përjashta. Kërkesat për gazetën “Koha Jonë” po vinin në rritje çdo ditë. Ne botonim tirazhe të mëdha, transportonim, shpërndanim tek lexuesi, porse lekët nuk po na vinin nga pikat e agjensitë e shitjes së gazetave nga rrethet, përveç kryeqytetit. Nuk kishim ç’të bënim, duhej të prisnim derisa të qetësohej situata, për të mbledhur lekët e shitjes masive të “Koha Jonë”, e të paguanim prapë shtypshkronjën. Por situata më vonë  nuk u qetësua, siç e dimë të gjithë. Përkundrazi. Fejzi Bozgo drejtor i shtypshkronjës “Demokracia “ më thoshte “hajde e firmos, se borxhet e mosshlyerjes së këtij tirazhi gjigand po të rriten”. Unë firmosja me garanci se gazeta ishte shitur çdo ditë. Por lekët nuk po vinin nga rrethet, ndërsa gazertashitësit justifikoheshin “ka plasur rrëmuja e kemi frikë të udhëtojmë me lekë, për t’i sjellë në redaksi”. Sistemi bankar ishte inefiçent, me përjashtime të vogla, kur lekët arkëtoheshin nga ndonjë agjensi shitje. Administrata më qetësonte, duke më vënë përpara llogaritë me tirazhet shitura. Një grup arkëtimi që nisëm për Shkodër  edhe me shoqërues, për pak sa nuk i vranë, ndonëse iu morën lekët e arkëtuara nga shitja e gazetës.
Por financat ishin njëra anë e medaljes. Ana tjetër ishte misioni i madh i informimit. Sidomos në një moment si ai, kur populli kishte nevojë si ajri, që të dinte se ç’po ndodhte. Nuk mund të ndalonim me Blushin e të kufizonim tirazhin e gazetës, aq më tepër tani që lexuesit e donin aq shumë gazetën. Më 23 janar, një esse e Frrok Çupit me titull “Po kalon 001“, u përpi me një uri të madhe. E kishte fjalën për Presidentin. “Vizitorë” të përnatshëm po na vinin përreth redaksisë së gazetës. Të gjithë shikas, spiunë. Natën e datës 22 janar, teksa po ktheheshin për në shtëpi, Edi Rama dhe miku i tij Vladimir Myrtezai, ishin goditur e masakruar nga shikas. Edi Rama përfundoi në spital me fraktura të rënda në kokë e fytyrë, sa për pak nuk vdiq. Na lajmëruan në redaksi e nxituam për ta parë në spital. Pamja ishte makabër. Edi, si një div i shtrirë gjithë gjak, në prag-vdekje, në një shtrat të spitalit. Nuk kishte ilaçe kurkund për Ramën dhe Martin Leka nxitoi me një makinë, për të marrë ilaçe kundër tetanozit dhe dikur ia bënë. Edi shpëtoi. E tmerrshme, kishte filluar gjuetia e intelektualëve dhe njerëzve të medias. Më datë 24 janar, Fatos Lubonja boton një shkrim të madh në faqet speciale të gazetës, me titull “Të hatashëm përsëkeqi në diktaturë, të hatashëm dhe përsëkeqi në liri”. Ben Blushi, kryeredaktor i gazetës, më kërkon që gazeta e datës 25 janar të shtypej në 70 mijë kopje. E pyes se çka ndodhur dhe me thotë shiko shkrimet dhe titullin e madh të faqes së parë. Titulli ishte: “Lushnja digjet … Berisha krihet “ e nëntitulli ”Kavaja: Poshtë Sali Berisha “… Kishte dhe një njoftim në fund të faqes me të zeza: Nesër në Vlorë në sheshin e “Flamurit”! Rashë dakord që të rrisnim tirazhin dhe gazeta atë natë u shtyp në 65 mijë kopje, pasi shtypshkronja nuk kishte më tepër letër. Vladimir Prela, më datë 26 janar bën një editorial, duke u bërë thirrje në emër të gazetës, të gjithë protestuesve: “Mos shkatërroni”. Reportazhi i datës 26 janar i gazetarit Enton Abilekaj që kishte vajtur në Lushnjë për të ndjekur aktivitetin e zv/kryeministrit Tritan Shehu ishte i jashtëzakonshëm. Titulli ishte “Tritan Shehu peng në këmbim të gjeneralit” dhe nëntitulli “Lironi Rrapush Xhaferrin, ose Tritanin nuk e lëshojmë”. Ishte marrë peng zv/kryeministri. Gazetari Abilekaj na tregoi një peripeci drithëruese, se si kishin shpëtuar pa u masakruar nga policia e SHIK-u. Lushnja u dogj.  Edhe Berati filloi djegien. Po vinte e keqja e madhe.
Më datë 29 janar krijohet “Forumi për Demokraci”, ku u bashkuan opozitarë e  disa parti të formacioneve të djathta. Në mbrëmjen e datës 31 janar më vjen në zyrë Azem Hajdari. E mbaj mend atë natë, pasi lidhet me çka ndodhi me 2 shkurt me Azemin, kur bodygardët e Presidentit Berisha e kishin kapur me forcë, a thua se kishin kapur një terrorist. Azemi ishte lideri shpirtëror i të gjithëve.
-Nikoll! – m’u drejtua Azemi – Për nesër dua një lajmërim të madh, në faqe të parë, për pasnesër – tha dhe me shikoi në dritë të syrit. Azemi kishte qenë pranë gazetës “Koha Jonë” në ditët tona më të vështira. Dhashë porosi të botohej çka donte Azemi.
-Ben!- iu drejtova Blushit, pak më pas në redaksi – Faqose në faqe të parë të gazetës çka të dojë e ku ta dojë Azemi- thashë, kur i shikoj të dy duke qeshur.
-E kemi faqosur me kohë, por donim edhe lejen tuaj! – tha Blushi. Lajmërimi thoshte se Azem Hajdari, si shef i Këshillit Kordinues të Levizjes Sindikaliste, bënte thirrje që me datë 2 shkurt tek stadiumi “Dinamo” të thirrej një protestë paqësore kundër Qeverisë Meksi. Qeshëm të tre dhe dolëm për një kafe bashkërisht. Ishte një kafe e vogël, afër redaksisë. Sa herë hynim në atë lokal, me Benin, vinte një treshe shikase që na bënte roje.
-Nikoll! – m’u drejtua gjithë seriozitet Azemi, duhet të bani kujdes; ti, Frroku dhe ti Ben! Mos lëvizni vetëm e sidomos natën. Ju ka shumë qejf SHIK-u dhe nuk dihet se çfarë po kurdisin ata – tha ai. Dhe iku. Natën bëhej gazeta, derisa shkonte për botim. Kjo ishte natyra e punës tonë dhe nuk mund ta ndryshonim. Shtuam rojet në redaksi. U detyrova të vendos roje edhe në shtëpi, kurse Benin e përcillnim deri tek dera e banesës së tij, me një tjetër roje që punësuam vetëm për kryeredaktorin. Ishin kohë shumë të këqija. Siguria e stafit të gazetarëve kushtonte, po kush pyeste për paratë në një situatë ku rrezikohej jeta.
31 janar 1997, Sandri më shet 40 % të aksioneve
Ndërkohë që Ben Blushi drejtonte gazetën në kushte lufte, ortaku im Aleksandër Frangaj me disa të tjerë po projektonin një media të re. Me 31 janar Sandri më thotë se dua t’i shes  40 përqind të aksioneve të gazetës “Koha Jone”. E pashë njëherë dhe mu kujtua Spartak Ngjela në atë korrik 1992, kur i fala Sandrit 40 për qind të aksioneve. Nuk kisha lekë në janar 1997, pasi ishim në kushte bllokade nga shteti.  I thashë ta mendoj. Shkova e takova disa miq biznesmenë. Nuk jepnin. Ishin të frikësuar nga ngjarjet politike dhe rremuja. E takova prapë Sandrin dhe i kërkova që të mos ngutet, sepse mund të punojmë bashkë. Ishim bashkëpronarë. Kishim punuar në kohë të vështira bashkërisht. Por ai e kishte ndarë mendjen. Me tha si me të qeshur se po t’i shes ty, sepse nuk dua t’ia  jap dikujt tjetër që nuk do të vijë mirë. Më dogji paksa. Kujt do t’ia shiste aksionet e gazetës, nëse nuk i merrja unë. Po më mundonte brenga se cilin po më sjellë ortak në median që e kisha themeluar vetë. Ndërkohë ngjarjet në Tiranë e Vlorë po acaroheshin mes pushtetit dhe popullit. Po ndizej revolta popullore.Se mos sjellë ndonjë ortak nga këto që janë të rrezikshëm, thashë me vete dhe u dorëzova. E takova dhe i thashë “PO”.
-Po sa do t’i blesh?- insistoi ai.
-Sa të kem !- u përgjigja. Por ai nuk pranoi. Kërkoi një shifër të madhe, për atë kohë. Plus shumës cash donte edhe një faqe reklamë në gazetë,që të sillte reklama e lekët të kalonin për llogari të tij. Për një vit rrjesht e donte faqen për reklama. U dorëzova. Shkova tek një biznesmen të cilit nuk doja t’i shkoja, realisht. Më tha “nuk kam”. U solla dhe iu përgjigja se nuk mund t’i gjej këtë shumë dollarësh që më kërkon.
Atëhere  më ofroi t’i firmos kontratë borxhi në shumën 70 mijë dollarë plus 30 mijë dollarë reklamë, pra fiks 100 mijë dollarë. Firmosa kontratën sikur i kisha marrë borxh dhe do t’ia shlyeja brenda kohës së përcaktuar. Në të kundërt do të paguaja përqindje interesi për vonesën. E firmosa dhe pagesën e shumës që kërkoi . Duhej të paguaja pjesë-pjesë, sipas kontratës. E noterizuam me numër kontrate rep.232 dhe nr.51 kol tek noterja Leonora Halili, ora 11.00, datë 31 janar 1997.
U ktheva në punë dhe nuk i tregova Ben Blushit për dollarët që i firmosa Sandrit. Ndërkohë një faqe gazete ishte e bllokuar për reklamat e përditshme të Sandrit. Dyshoi Blushi e më tha se “çfarë ke bërë?”. I tregova. U shastis.
-Ore je në vete? Ke nevojë të vizitohesh Niko !- më tha dhe sillej nëpër zyrën time duke pirë cigare.- Ore e di se i ke dhënë shumë dollarë, sa nuk je në terezi ! Na rrezikon edhe neve punën në gazetë!- fliste kryeredaktori. Pas gjysëm ore e kishin marrë vesh Ilir Gjoni e Vladimir Prela. Ndërkohë unë u shpjegova se ai kishte qenë në burg për gazetën, se kishte punuar sa asnjëri tjetër, se duhet kuptuar mosha e tij, etj. Por nuk ngjiste ajo që tregoja.
Ai iku nga bashkëpronar i “Koha Jone”, kurse unë mbeta në punë me Blushin e të tjerë.
-A kemi lekë për  rrogat?- pyeti Blushi sepse ishte 31 janar e me datë 5 shkurt gazetarët donin pagat e muajit. Gazetarët i morën rrogat diku nga fundi i shkurtit.
Ndizet keq situata politike
Me datë 3 shkurt, Vladimir Prela e Ilir Gjoni më kërkuan për të botuar edhe një gazetë “Koha Jonë” në gjuhën angleze, pasi kishte shumë të huaj në Tiranë që donin të dinin në gjuhën angleze se çfarë ndodhte. Ndërkohë gazetarin tonë në Korçë Roland Beqiraj, e mbanin në qeli kot së koti, vetëm se punonte për “Koha Jonë”. Ishte dita e tetë që e mbanin të izoluar në qelitë e policisë. Protestuam, por as që dëgjonte njëri. Me datë 4 shkurt dolëm me një editorial në mbrojtje të tij. Erdhën nga ambasada amerikane për t’u interesuar. Një nga të ambasadës, që kishte dhe një zyrë tek ish-Piramida, pyeti nëse mund të vinte përditë në redaksi për të na ndihmuar në këto kohë të vështira, pasi prezenca e tij mund të largonte shikasit, që të mos na rrihnin gazetarët. Dhe në fakt “njeriu amerikan” nisi të vinte shpesh. Nuk e di nëse ishte i CIA-s, por dikush nga stafi thoshte se është pikërisht i tillë.
Ndërkohë , nuk e di se si nga na mbiu ideja, porse me Ben Blushin folëm për të bërë numrin e parë të “AKS”-it si revistë, me 86 faqe dhe që do të botohej një herë në muaj. Blushi më propozoi kryeredaktor të revistës “AKS” Blendi Fevziun. E njihja Blendin, njëherë e kisha emëruar kryeredaktor të gazetës kur mu prish paksa qejfi me Sandrin. Por pak ditë mori karriken e kryeredaktorit, sepse riktheva Sandrin.
Me datë 5 shkurt dolëm në faqe të parë me këtë lajmërim. Nuk vonoi dhe Aleksandër Frangaj më vjen e më takon. Më thotë se donte, edhe ai,  një lajmërim në faqe të parë, pa lekë, për botimin e një reklame për një reviste me emrin “Klan”. Nga stafi me thanë se duhet të paguajë për reklamën, por nuk pranova. Ia bëra falas, Sandrit. E faqosëm bukur, me dashamirësi, si dikur. Majtas ishte lajmërimi “Del revista e re “Klan”, e përjavshme, me pronar Aleksandër Frangaj, kurse në të djathtë  të lajmërimit të Sandrit, kryeredaktori Blushi vendosi lajmërimin tjetër me titull “Më 1 mars revista “AKS” me kryeredaktor Blendi Fevziun.” I thashë Benit se do të ishte më mirë që lajmërimin për revistën “AKS” të mos e nxjerrim në faqe të parë, e aq më shumë afër lajmërimit të Aleksandër Frangajt, por Blushi më përgjigjet, në mënyrën e tij ironike se “shkojnë shumë bukur afër njëri tjetrit Sandri me Fevziun “. Suad Barbullushi punonte për gazetën “Sport Ekspres” në katin e parë dhe filloi faqosjen e revistës së re “AKS”, me Fevziun. Blushi me Fevziun donin ta zhvlërësonin revistën konkurente “Klan”. Ishin kaq të etur për këtë gjë, sa nuk u dilej përpara.
Më datë 6 shkurt dolëm me një supërtitull: “Vlora: Berisha në det“, ku u pasqyrua protesta e mbi 40 mijë vlonjatëve me datë 5 shkurt. Policia na e bllokoi vajtjen e gazetës në Vlorë, duke na hedhur tirazhin e gazetave të Vlorës në kanal e duke djegur furgonin e transportit. Sa më shumë na bllokonin aq më shumë na kërkonte lexuesi. Fill pas protestës së përgjakshme në Vlorë, opozita bën thirrje për miting në Tiranë me datë 8 shkurt. Titulli i madh i datës 7 shkurt u faqos që pasdite, e jo si  herët e tjera, vonë në darkë. Ishte me germë të zezë të madhe:  “Nesër: Tirana në miting”. Disa drejtues të PS-së na ishin lutur për ta futur në faqe të parë lajmërimin e organizimit të kësaj protese, e cila ishte planifikuar me datë 8 shkurt, ditë e shtunë. Blushi e kishte bërë gati gazetën për në shtypshkronjë e po dilnim. Ishte diku rreth orës 23.00. Tek dera po vinin me vrap nja dy drejtues të opozitës, një burrë i vjetër dhe tjetri mesoburrë. Emrin nuk po ua përmend për etikë. Na ishin lutur vetë, që para tre ditësh “aman botojeni në faqe të parë lajmin për mitingun e datës 8 shkurt”.  Ata na argumentuan se duam të bëjmë këtë protestë dhe do të hyjmë në negociata më pas, për një Qeveri Teknike, në mënyrë të ndalet gjakderdhja e të gjejmë mënyrën për t’iu kthyer lekët kreditorëve. Ishte paksa absurde logjika e tyre, se nuk funksiononte me Berishën, por gjithsesi nuk ua prishëm. E vendosëm ta botonim njoftimin. Natën e ditës së premte, një ditë para protestës, ne e kishim futur në qoshe të faqes së parë të gazetës lajmërimin e tyre, që do botohej ditën e protestës. Dy zotërinjtë e mësipërm mbërritën me një makinë të PS-së në redaksi dhe na dolën para të shqetësuar.
– Duhet të hiqni urgjent lajmërimin e protestës- na u drejtuan, të dy.
-Çka ndodhur? Ne po e nisim për në shtypshkronjë tani – u thamë, pa e rimenduar dy herë.
-Jo jo, hiqeni!- e ngritën zërin drejtuesit e opozitës.- Na kanë kërcënuar në telefon në shtëpi ata të SHIK-ut – tha njëri prej tyre, me syze.- Do të bëhet nami nesër ndaj hiqeni!
-Dakort! Po kthehemi dhe e heqim fare – i qetësuam dhe u kthyem në redaksi. Ata ikën të qetë e ne u ngjitëm në redaksi.
-Prishe faqen e parë!- i thashë faqosësit – Vendos gërmat më të mëdha të mundshme: ”Sot Tirana si Vlora“ dhe nëntitull: ”Merrni lule në vend të gurëve”. E nisëm në shtypshkronjë dhe dolëm me Blushin e të tjerë për të ngrënë darkë në ndonjë lokal. Porosita të shkonte tirazhi në 80 mijë kopje. Të nesërmen gazeta iku e përpirë nga lexuesi. Dhe kur populli e lexoi lajmërimin e opozitës në gazetë u mblodh në mënyrë masive.Pas popullit shkuan edhe drejtuesit e opozitës dhe folën. Kur miting kishte mbaruar ndoqëm jo pa ironi dy drejtuesit e opozitës, që na erdhën një natë më parë, të cilët ishin në hotel Tirana duke dhënë një intervistë për një televizion italian. Ne po pinim kafenë tek kati i tretë, kurse ata thonin, ndër të tjera se “…. E organizuam këtë miting me kurajo dhe pa frikë nga Berisha, si drejtues të opozitës së bashkuar …”!.
I pamë dhe ikëm në redaksi, duke kujtuar fytyrat e tyre të dhjera nga frika, të një nate më parë! Ata kishin organizuar një m.. të madh se lagën brekët nga frika. Ne ishim opozita e vertetë, pasi PS-ja ishte strukur. Ne u kthyem në zërin e njërëzve të thjeshtë që kishin humbur gjithçka, neve pushteti duke na sakatuar na bëri jo vetëm gazetarë kurajozë, por edhe opozitarë. Nuk mund të ndaheshin në atëkohë gazetari nga qytetari i revoltuar. Mundoheshim të ishim profesionistë, por ndjenja qytetare nga rrëmbente. Kishte edhe pasionin e kohës çdo shkrim në ato pak muaj, porse lajmi ishte lajm dhe nuk sajohej, kurrsesi. Ne kishim kurajon e çmendur se e thonim shqeto, pa frikë. Nuk e njihnim frikën.
Një ditë pas mitingut të 8 shkurtit dolëm me titull “Tirania shtyp Tiranën”. Në darkë, me datë 10 shkurt, shikas e policë të shumtë rrethojnë shtëpinë e Frrok Çupit. Po atë ditë në Vlorë ishte bërë nami. Ishin vrarë tre protestues e kishte mbi 140 të plagosur, raportonin korrespodentët tanë Zenepe Luka e Anilda Ibrahimi. Të nesërmen, më datë 11 shkurt në Vlorë, mbi 80 mijë veta morën pjesë në ceremoninë mortore të protestuesve të vrarë. Po bëhej keq e më keq. Qeveria nuk po jepte shenja dorëheqje, apo ndonjë sinjal për të gjetur një kompromis të madh kombëtar për krizën. Më datë 13 shkurt “Koha Jonë” del prapë gërma kapitale të zeza “Doktor, shko tek doktori “. Po atë ditë Frrok Çupi kap një intervistë të kryeministrit Meksi tek Euroneës, ku ndër të tjera, Çupi citon Meksin se “….Socialistët kërkojnë luftë civile, ne dhe populli jemi gati“. Dhe mënjëherë dalim me datë 14 shkurt: “Meksi : Gati për luftë civile” dhe një editorial të Frrok Çupit në lidhje me këtë thënie të tij. Më datë 16 shkurt plasim një titull “Me presh në shesh”, për një protestë të opozitës që injoronte pushtetin.
Ditë të tensionuara. Me datë 20 shkurt, titulli i madh i “Koha Jonë” është: ”VEFA, piramida shembet“ dhe një editorial i Blendi Fevziut “20 Shkurti na gjeti në rrugë”. Me 21 shkurt botohet një deklaratë e një grupi deputetësh e anëtarë të Keshillit Kombëtar të PD, ku kërkohet “krijimi i një Qeverie të shpëtimit publik”. Blendi Fevziu me datë 22 shkurt boton një artikull të shkëlqyer me titull “PD, nga mocioni tek mocioni”.  Reagimi amerikan erdhi prapë i ashpër kundër Presidentit Berisha, nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Me 26 shkurt botohet konferenca e shtypit e ambasadores amerikane Marizo Lino dhe pyetjes nëse ajo do të merrte pjesë në seancën parlamentare të datës 3 mars, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ajo i përgjigjet prerë “Jo”.
Dy gazetarët tanë, ndër më të mirët, u nisën për në Vlorë. Kishin kaluar patrulla policie e shikas që po t’i kishin kapur, do t’i kishin pjekur të gjallë, që të dy. Ishin Frrok Çupi e Martin Leka. Me datë 1 mars dalim me një titull “Vlora mbytet në gjak “. Kronika dhe shkrimet nga Çupi e Leka ishin mbresëlënëse dhe drithëruese njëkohësisht. Tirazhi vetëm për Vlorën shkoi në mbi 20 mijë gazeta “Koha Jonë” në ditë. Furgonat që dërgonin gazetën atje, kalonin një mori peripecish, pasi në pjesën e Fierit e në drejtim të Vlorës, nuk na lejonte policia e sherbimi sekret të kalonim. Vetë vlonjatët ishin organizuar, me metoda “partizane”, që t’iu dilnin para shoferëve të furgonave, derisa e çonin gazetën në Vlorë.
Më 1 mars redaksia u rrethua krejtësisht nga oficerë të policisë, shikas dhe disa gardistë. Tentuan nja dy herë të hynin me forcë brenda në redaksi, por u ndeshën me rojet tona, të shumta. Punonim në katet e ndërtesës së redaksisë, por mendjen e mbaja tek dera e jashtme, pasi mund të hynin përsëri. Nuk kontrolloheshin më ata, ishin të gjithë të armatosur dhe nuk dihej se çfarë urdhërash kishin marrë nga shefat e tyre në pushtet. Tek pallati ku banoja, ndonëse kisha marrë masa mbrojtje, prapë rrinin pjesëtarë të policisë. Nuk e di nëse rrinin për të më mbrojtur, apo për të kundërtën .
Më 2 mars mbaruam gazetën me Ben Blushin dhe ikëm të gjithë në shtëpi. Gazeta kishte disa ditë që botohej me 82 mijë kopje në ditë.  Ishte kohë shtetrrethimi atë natë. Madje shtetrrethimi sa qe miratuar nga parlamenti, diku nga ora 22.00. Luftë gjithandej. Lëviznim të shoqëruar  me roje, bile të armatosur, pasi mund të na qëllonim shikasit ose  “ushtarët” e pushtetit, që kishin zbritur nga malet. Shkova në shtëpi. Ato ditë kishim dalë më thirrjen e Arben Imamit, i cili nga maja e tankut në Jug të vendit, kishte bërë thirrje për të rrëzuar pushtetin fashist të Sali Berishës. Titulli i madh ishte :”Berisha, duart me gjak!”.
U ula për të fjetur diku nga mesi i natës. Në udhën përgjatë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” ku kam shtëpinë, ushtonin zinxhirët e tankeve të Gardës dhe të Ushtrisë. Nuk më zinte gjumi. Edhe Natalia nuk flinte. Zinxhirët e tankeve uturonin mu përballë apartamentit tim. Me sa dukej edhe ata që ishin në tank e dinin se ku banoja, pasi tanku me një mitraloz sipër e drejtonte grykën nga dritaret e mia. Kishim fikur të gjitha dritat. Asgjë nuk pipëtinte, përveç tankut dhe një dialekti verior, me të cilin komunikonin civilët e armatosur. Edhe djali i madh, por që ishte 6 vjeç, nuk flinte. Iu ofrova dritares. Hapa paksa kanatën me kujdes. Tanku rrinte aty. Një pamje makabër. Gryka e gjatë e topit ishte diku afër dritares së dhomës së gjumit.
-Babi ! Do t’i vrasin gjermanët këta partizanët me tank? – më pyeste Elvisi, djali 6 vjeçar.
-Po. – i përgjigjesha dhe mundoja ta largoja nga cepi i dritares. Ne ishim në errësirë, kurse jashtë dukeshin në dritë të gjithë ata mbi tank. Ishin me dhe pa uniformë ushtarake.
-T’ju hedhim bomba si në film?- fliste djali dhe mua edhe më vinte edhe të qeshja, edhe të qaja.
Diku nga ora një e natës me bie zilja e telefonit të shtëpisë. I binte e binte, por nuk po e merrja. Isha mësuar se merrnin në telefon dhe shanin.Dikur e mora. Një zë përtej telefonit bërtiti:
-Shkërdhatë,ta dogjëm gazetën !-dhe mbylli telefonin.Mbeta shtangur. Mora Nestin, shoferin, i cili e kishte shtëpinë në katin e katër në pallatin ku banoja. Zbriti poshtë. I thashë bëj gati makinën se do të shkojmë në redaksi se më duket na kanë djegur gazetën.
-Jo, shef, po shkoj unë më mirë. Ti jo!-tha dhe u nis të merrte makinën tek hyrja e pallatit.
Me pas nuk erdhi më atë natë. E prita pa gjumë gjithë natën. Nuk po vinte. Nuk dija se çfarë po ndodhte. Mora në telefon Pashk Tushën, drejtor i policisë së Tiranës. Dikur mu përgjigj. Më tha se nuk di çka ndodhur, por atje nuk mund të çoj forca policie se është Garda e Republikës dhe SHIK-u që kontrollojnë dhe kanë disa tropojanë të armatosur që nuk janë pjesë e strukturave të shtetit. Kaq më tha Tusha.  Dikur u zbardh dita. Shkova me Emin Barçin tek zyrat e gazetës. Ç’të shikoje! Zyrat e gazetës ishin djegur totalisht. Nga dritaret dilte ende tym. Flaka digjte ende ndonjë tavolinë gazetarësh, paisje, dyer dhe objektet e tjera.Kompjuterat e gazetës ishin shkrumbuar. Nëpër koridoret e redaksisë së gazetës vinte erë e thartë tymi. Muret e hyrjes ishin qëlluar me armë. Nuk e di se çfarë lënde ishte lëshuar për t’i djegur, por ekspertët e policisë thanë më vonë se ishte përdorur edhe flakëhedhësja. Gjunjët nuk më mbanin. U ula mu tek shkallët e gazetës në hyrje. Plot njerëz kishin ardhur dhe shikonin të mërzitur. Nga ora 10 e mëngjezit mbërritën të gjitha stacionet televizive të huaja, të cilët ishin në hotel Rogner që prej fillimit të revoltave. Në hotel kisha strehuar që prej disa ditësh një grup gazetarësh të “Koha Jonë”, të cilët kërkoheshin nga SHIK-u për t’u rrahur apo vrarë. Faturat e hotel Rognerit ishin katastrofike për mua, por bëra një marreveshje me drejtuesit e hotelit që do t’i paguaja kur të kisha lekë. Hotel Rogneri ishte më i sigurti asokohe dhe natyrisht më i shtrenjti. Një ishull qetësie e sigurie, në një arenë të vërtetë çmendurie e terrori. Aty kishte trupa të huaja ushtarake që ruanin hotelin dhe horrat e pushtetit silleshin tek dera e jashtme.
Nga ora 11 erdhën të gjithë gazetarët. Shumica nuk e dinin. Kishin ardhur për në punë, por gjetën zyrat e shkrumbuara nga policia sekrete e asaj kohe. Hynin nëpër zyra. Kërkonin kompjuterat e tyre, por gjenin shkrumb dhe erën therëse të tymit. Donin të merrnin të paktën ditaret e punës së tyre, arkivin dhe sendet personale, por tavolinat ishin djegur. Pyeta policinë nëse dinin gjë për shoferin tim dhe rojen e zyrave të gazetës, të cilët kishin humbur që në mesnatë. Ngrinin supet.
Erdhën ambasadat e huaja për të parë kasaphanën. Ju kërkuam të bënin presion mbi pushtetin, që të gjente shoferin tim Nesti Nikolla dhe gazetarin Zamir Dule  që flinte në bodrumin e gazetës, pasi nuk kishte lekë për të fjetur gjëkundi, si dhe rojen e gazetës. Shoferin e gjetën në komisariatin numër tre, Zamir Dulen e sollën të copëtuar nga rrahjet e oficerave të SHIK-ut, e më pas e kishin futur në qelitë e këtij komisariati. Zamiri flinte në një dhomë në zyrat e gazetës. Në polici e kishin masakruar. E rrahën dhe e mbytën me grushta në komisariatin e policisë së Tiranës, vetëm se punonte për gazetën “Koha Jonë”. Rojen e godinës e gjetën diku nga mesdita të lidhur në malin e Dajtit. Tmerr dhe masakër mu në mes të Tiranës. Kjo është diçka e padëgjuar, më thoshte një gazetar i stacionit televiziv gjerman ZDF. Gazeta nuk doli në treg për 45 ditë. Më në fund shteti ja kishte arritur qëllimit të shuante zërin më të fuqishëm mediatik. Më çfarë ta nxirrnim gazetën? Zyrat na ishin djegur. Kompjutera nuk kishim më. Frika shoqëronte cilindo prej nesh, nën kërcënimin e armëve dhe shantazhin e shikasve. Atë mesnatë dhe ditën e 3 marsit 1997 nuk do ta harroj gjatë. Jeta ime, e kolegëve të mi, por dhe e gjithë shqiptarëve, kishte ndryshuar një herë e përgjithmonë.
Pas një ndërprerjeje të gjatë mosbotimi, me datë 12 prill ridolëm në treg. Ndërkohë kishin ndodhur shumë gjëra gjatë këtyre 39 ditëve. Ishte rizgjedhur President nën shtetrrethim Sali Berisha, ishte krijuar Qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon, ishin vrarë e plagosur qindra vetë në të gjithë vendin, ishin hapur e plaçkitur depot e armëve, bazat ushtarake dhe tashmë populli shqiptar ishte një popull i armatosur rëndë. Shqipëria nuk ishte më ajo e para datës 2 mars.
Gjatë këtyre ditëve ndërprerje të botimit, u mundova të gjejë ndihma për të marrë kompjutera për redaksinë. Nuk na dha askush. Fatmirërisht një botues italian, Nicola Grausso kishte parë në televizionet italiane redaksinë e djegur. Dhe papritmas pamë të mbërrinin kompjutera e një printer për gazetën. Ndërkohë filluam punën në një prej dhomave të shtëpisë time dhe në koridor. Në dhomën tjetër gumëzhinin dy djemtë e mijë duke luajtur e bërë zhurmë, si fëmijë të vegjël. Punonim për të nxjerrë numrin e parë, pas ndërprerjes. Numri i parë, pas djegies së redaksisë së gazetës doli me titullin “ 44 deputetë kundër Berishës” si dhe me një intervistë të Kryeministrit të ri Bashkim Fino. Ndërsa po në këtë numër Mimoza Dervishi botoi një reportazh nga Jugu i Shqipërisë. Me datë 13 prill dolëm me titullin e madh “PD, ora e thikave të gjata”, pasi kishte plasur sherri e ishte shtuar lista e deputetëve demokratë kundër Berishës. Gjithashtu  botuam planin ushtarak të sulmit kundër Jugut të vendit, të hartuar nga Këshilli i Mbrojtjes.
Stafi i gazetës i botuar në faqen e fundit, pas djegies me 3 mars, e ridaljes në treg me datë 12 prill, ishte ky: Ben Blushi kryeredaktor, zv/kryeredaktor dhe shef i sektorit politik Martin Leka, shef i editorialeve Skënder Minxhozi, shef i sektorit ekonomik Emin Barçi,  shef i kronikës Zamir Alushi, koordinator i rretheve Bardhi Sejdarasi, shef i kulturës Arban Hasani, shefi i sportit Tritan Kokona. Pa harruar Frrok Çupin, i cili ishte gjithçka për gazetën. Gazetarët Alfred Peza, Henri Çili,  Enton Abilekaj, Mimoza Dervishi, Gavrosh Levonja, Ilir Babaramo, Jonila Godole, Vehab Kaba, Milto Baka, Linda Spahia, Kadri Vokopola,etj vazhdonin të mbanin rubrikat me lajme. Kurse në Jug, Aleksandër Çipa ishte gazetari më virtuoz dhe i kudondodhur. Nga Vlora shkruante e guximshmja Zenepe Luka.Nuk dua të harroj dhe një numër korrespodentësh, jashtëzakonisht guximtarë e profesionistë, në të gjitha qytetet e tjera, të cilët mbetën për mua legjendarë.
Me 15 prill,në Shqipëri fillon zbarkimin e madh operacioni “Alba”, me ushtarë të huaj. Me 18 prill botohet dita e zgjedhjeve të reja parlamentare; 29 qershori. Ishte rënë dakort nga partitë politike, por akoma Presidenti Berisha nuk po e dekretonte. Vazhdonim në atë redaksi, ku tymi e djegiet nuk ishin pastruar ende. Nuk donim të rrinim në atë vend që na sillte kujtime të këqija, por nuk gjenim vend tjetër të shkonim. U solla gjithandej. Asnjë nuk na ndihmoi. Kishin edhe frikë, pas djegies që na bëri pushteti.  Nicola Grausso,  italiani shpirtmadh, mbërriti prapë në Tiranë. Më pyeti a lejohet radio private dhe i thashë se jo, por në këtë kaos gjithçka lejohet, aq më tepër kur flitet për të informuar publikun. Nuk vonoi e më solli për dy javë një transmetues me fuqi 1 kilovat e disa pajisje për radio lokale. Nga i djegur me gjithçka më 3 mars, nga fundi i prillit po bëhesha me kompjutera të rinj  për “Koha Jonë” dhe me një stacion radio. Me 22 prill paralajmërova në faqe të parë se do dilnim si gazetë edhe me një stacion radio private. Po ku ta montonim radion? Askurkund nuk gjenim apo edhe kur na jepnin nuk kishte garanci  jete. Fola me Natalen, bashkëshorten, se si mund të kthejmë dy dhoma  gjumi të fëmijve në zyra pune. Fatmirësisht kisha dy hyrje apartamentesh dhe i kisha bashkuar në një. Dhomën e djalit të vogël, Julit e përshtatëm si stacion radio. I vumë emrin radio “KOHA”. Filluan punë dy teknikë radioje, Diku dhe Flutura ishin teknikët e radios, kurse folësit ishin Alban Dudushi e Ilir Gjini, të dy aktorë. U bënë edhe redaktorë. Dolëm në transmetim në kanalin FM 98.10 MHz.
Shtëpia ishte kthyer në redaksi. Krejt e vertetë kjo, aq sa kur shikoj sot kasetën e filmuar në ato momente nga operatori Esat Çuçllari, rrënqethem e emocionohem pa masë. Mundet që një ditë, me këto kaseta që kam ruajtur nga viti 1992, të dalë një dokumentar televiziv brilant. Pasi janë rrethana që sot, duken surreale dhe të papërsëritshme. Në koridorin e shtëpisë vendosëm korrektoren, sekretarinë telefonike me rrethet, për të marrë informacione nga korrespodentët e gazetës. Faqosja e gazetës bëhej në cep të kësaj dhome në formë ”redaksie” nga Manjola Hyka, e cila mbetet, pas Suad Barbullushit, më e mira e më dashamirësja e gazetës. Ishte dhe Suela Bushi, një faqosëse e shkëlqyer që punonte prej vitesh në gazetë.
Ben Blushi mblodhi stafin e gazetarëve në këtë dhomë-redaksi dhe më pas shkrimet bëheshin në klubin e Lanit në lagje ose kudo ku gjenim vend. Gazetarët i sillnin shkrimet me disketë tek Manjola. Blushi i redaktonte në këmbë, se nuk kishte tavolinë për të. Ishte kohë shtetrrethimi e duhej që gazeta të dorëzohej në shtypshkronjë para orës 18.00, pasi të qëllonin ushtarët dhe shikasit. Para se faqet të dërgoheshin në shtypshkronjë, duhej konsumuar një procedurë thjesht qesharake. Me ligjin për gjëndjen e jashtëzakonshme, kishte hyrë gjithashtu në fuqi edhe censura. Shkrimet, artikujt e gjithçka që do të botohej, duhej të shkonte e të kontrollohej paraprakisht nga komisioni i censurës në Prefekturën e Tiranës! Situatë më qesharake zor se gjendej. Duhej të merrnim leje me shkrim nga ata për çka botonim, por realisht asnjëherë nuk i pyetëm. Kështu vazhduam punën në terror e lodhje, bile në stërmundim.
Natën e datës 26 prill, ditë e shtunë, më erdhën në shtëpi rojet personale të Gardës që ruanin kryeministrin Bashkim Fino. Gazeta , të nesërmen dilte me një titull të madh “Nesër, 20 qytete në rrugë “. Ishte thirrje e qytetarëve për të detyruar Presidentin të dekretonte ditën e rënë dakort nga të gjitha partitë për zgjedhjet e reja politike, datën 29 qershor. Siç thashë, në ditët e gjendjes së jashtëzakonshme, materialet e gazetës për botim në shtypshkronjë çoheshin para orës 18.00. Siç duket dikush kishte raportuar tek SHIK-u për këtë titull të gazetës. Apo nuk kishte shikas ngado ku ishte “Koha Jonë”! Kryeministri Fino më kërkonte në zyrë.
-Të kërkon Kryeministri në zyrë! – më tha një trupmadh me ca mustaqe e me dy pistoleta, njëra krahëqafë e tjetra në brez. Ndërkohë pak më parë se të mbërrinte Garda tek unë, më kishte marrë në telefon nga sekretaria  e Kryeministrit. Më tha se duhet të vini në zyrën e Kryeministrit Fino për një problem. Edhe e besova, edhe jo! Thashë mos është ndonjë rreng për të më nxjerrë jashtë shtëpisë. Kishte mbi dy orë që kishte hyrë orari i shtetrrethimit. Bashkim Finon nuk e njihja përsonalisht. Ndërkohë kisha lajmëruar makinën time si dhe tre truprojat personale, Myslimin, Bardhin dhe Apostolin, të cilët më ruanin çdo ditë sapo kaloja pragun e shtëpisë. Hipa në makinën që më kishte dërguar Kryeministri. Nga pas na ndiqnin dy makina policie dhe makina ime me tre truprojat personale. I kisha thënë Myslimit se nëqoftëse makinat devijonin jo për në Kryeministri, por diku tjetër, aq më tepër në zona problematike, atëhere ke dorë të lirë. Dhe “dorë e lirë”, ato ditë, ishte futja në punë e armëve! Ishin ditë të rrezikshme, ndaj vigjilenca duhej. Ishim gazeta më e madhe në vend. Bile ishim edhe opozita reale e pushtetit. Kishim pasqyruar si media gjithçka ndodhte, porse që prej muajit dhjetor ’96  i kishim bërë thirrje hapur pushtetit të PD-së, që të ulet tek arsyeja e jo të përdorte dhunën, mashtrimin, forcën, armët. Në situata të tilla nuk ishim vetëm gazetarë, por edhe qytetarë. Edhe reagonim, edhe protestonim duke shkruar, kur shihnim  se si po rrokullisej në humnerë Shteti, populli.  Ndaj nuk ishim të parëndësishëm!  Sapo hymë në oborrin e Kryeministrisë, ngjitëm shkallët nëpër ca koridore pafund. Kudo roje me automatikë. Hyra në zyrën e kryeministrit Fino. Në fund të një salle të madhe ishte tavolina e tij. Afër tij rrinte, ulur, edhe një burrë i thinjur.
-Përshendetje zoti Lesi!- m’u drejtua Bashkim Fino. Ishte bërë në pak ditë një person shumë popullor. I dhashë dorën, ai tjetri me zor ma dha zgjati dorën – E di pse të kemi thirrur? – filloi direkt kryeministri.
-Jo!- u përgjigja.
-Gazeta “Koha Jonë” do të bllokohet tani në shtypshkronjë dhe do të sekuestrohet e gjitha! – kryeministri Fino nxitoi të më drejtohej ashpër duke më parë në dritë të syrit. E kishte ngritur zërin më lart sesa gjatësia e trupit. Ai burri tjetër me thinja, uli kokën. Nuk e dija se ishte sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë dhe përfaqësues i PD. Ja kishin lënë pas kryeministrit që të raportonte tek Berisha. I hodha kryeministrit  një vështrim tangent dhe po mbushesha nga pak me zjarr.
– Ose bllokoje vetë tani krejt tirazhin e gazetës ose dërgova gjithë policinë ta marrin!- foli prapë kryeministri, por kësaj rradhe me ton të egër. Dukej se kërkonte të dukej i tillë.
-Atëhere më dëgjo mua!- ia ktheva – Provojeni e bllokojeni gazetën se do të bëhet nami! – bërtita, e bëra të dilja nga zyra.
-Ore unë të arrestoj tani, mu këtu në zyrën time!- bërtiti me aq sa kishte fuqi Fino dhe u ngrit nga karrigia e kryeministrit. Burri me flokë të thinjura u zbeh, mbaroi krejt nga frika.
– Të lutem me ngadalë zoti kryeministër! – foli më në fund i panjohuri, ai që rrinte pas kryeministrit e që ishte spiuni zyrtar i Presidentit Berisha.
– Provoje! Por mbaje mend se çfarë do t’ju bëj! – fola dhe unë me nerva. As që doja t’ia dija për kërcënimin e tij. Isha mësuar tashmë me shantazhe e kërcënime.
-Do të arrestoj !- prapë bërtiti kryeministri – Nuk mund të prish Qeverinë për artikujt e gazetës dhe kokëfortësinë tuaj e të atij Ben Blushit. Kam marrëveshje me Berishën për të bashkëqeverisur e të shpëtojmë kombin – foli , por këtë radhë me një ton zëri, sikur donte ta dëgjonin edhe të tjerët. Ai burri që rrinte ulur, bëri të dalë jashtë zyrës së kryeministrit. Doli ai dhe papritur Bashkim Fino m’u afrua e më tha duke qeshur – Iku ai për t’i raportuar Presidentit Berisha se ne po zihemi e se unë po të arrestoj – tha shpejt e shpejt e qeshi. Më sqaroi se ai ishte përfaqësuesi i PD në Kryeministri.
– Edhe sa kopje keni për të shtypur në këtë moment? – më pyeti kryeministri dhe shikonte nga dera.
-Besoj se duhet të jenë shtypur mbi 50 mijë kopje – iu përgjigja .
-Ok, të nisen e të dalin nga shtypshkronja makinat e transportit për rrethet si Vlorë, Fier, Gjirokastër, Korçë, Durrës dhe Tirana. Të tjerat do t’i bllokojmë! – foli dhe papritur e rriti volumin e të folurës. Po vinte tek zyra e kryeministrit, prapë ai burri. Kishte raportuar lart për sherrin tonë. Në çast filluam prapë sherrin e të bërtiturat.
-Sillni urgjent Gardën e rojet! Arrestojeni! – ulëriti kryeministri, ndërkohë që hyri ai burri prapë në zyrën e kryeministrit.
-Po shkel të drejtën e medias për informim! –  e ngrita unë zërin. I panjohuri mbeti si i shushatur, kur hynë  dy roje të Finos.
– Aman mos bëni kështu ju lutem! Nuk ke pse ta arrestosh zoti Kryeministër . Do të bëjë namin ky Lesi! – ndërhyri burri i PD-së – Do na ngrejë popullin me gazetën e tij – i lutej ai Finos.
-Epo nuk po të arrestojmë! Por gazeta do sekuestrohet! – m’u drejtua Fino. Më nxorën jashtë zyrës së kryeministrit. Në oborr u futa tek makina ime. Dy makina policie më shoqëruan prapë për në shtëpi. Ndërkohë gjysma e tirazhit ishte shtypur e kishte dalë nga shtypshkronja.
Kur jemi takuar në parlament, në shtator, Bashkim Fino qeshte me lot nga loja që luajtëm, sidomos në pjesën e dytë. Gazeta u shpërnda gjithsesi atë natë të 26 prillit 1997. Po punonim në kushte jashtëzakonisht të vështira si gazetë, pa zyra, kishim disa javë që kishim ridalë, pas djegies, e punonim në shtëpinë time. E kishim kthyer në redaksi dhomën e fëmijëve. Ngjarja e djegies së redaksisë së gazetës më të madhe “Koha Jonë” kishte zgjuar në Europë e jashtë saj, në fondacionet mediatike e shoqatat e medias, dëshirën për të financuar një shtypshkronjë të re dhe ndihma. Vetëm për gazetën “Koha Jonë”. Unë kisha dëgjuar, por zyrtarisht nuk më kishte ofruar njeri ndonjë ide konkrete. Gazeta duhej të dilte çdo ditë, të transportohej, të shitej, lekët nga rrethet nuk kishte Zot që i mblidhte në këto muaj lufte e kaosi.
Ben Blushi ikën papritur, me dorëheqje
Natën e 1 majit 1997  Ben Blushi më paraqet dorëheqjen si kryeredaktor. E prita me habi, por më pas e kapërdiva tronditjen. Kishte të drejtën e tij të ecte në udhë të re, siç e donte ai. Dhe iku me një pjesë të gazetarëve. Blushi kishte bërë një gazetë brilante “Koha Jonë”. Ishte mjeshtër. Por mënyra se si e dha dorëheqjen, më bëri të shikoj përtej dorëheqjes. Në të vertetë më kishin kërkuar diçka, një prej atyre ditëve, në një mbledhje të stafit. Dikush, në mos gabohem një gazetar i ri, i cili punonte tek politika, por që shkrimet ia bënte Emin Barçi, e në fund vinte emrin e tij A.S. Kur e lexoja gazetën pyesja Blushin nëse ky A.S. është pseudonim apo njëri i vertetë. Blushi qeshte. Ky njeriu-pseudonim më kërkonte 50 përqind të pronësisë së gazetës për gazetarët! Siç duket, ky pseudonimi kishte dëgjuar ndonjë gjë qosheve të klubeve, se do të vijnë ndihma nga Europa për “Koha Jonë”. Megjithatë, me Benin pimë një kafe dhe e kuptova mirë atë; kishte të tjera plane. Kishte projektuar një gazetë të re, quhej “Indipendent”. Ndërkohë kishin marrë zyra me vrap të organizuar prej Agim Xhafka e Dritan Kaba.  Ishte hedhur një dorë e mirë dhe e shpejtë me leke. Tavolina, paisje e kompjutera të rinj. Dikush erdhi e më tha se “e kanë hapur thesin këta njerëzit e Fatos Nanos  për një gazetë të re”. Nuk e besova. Ndërkohë vazhdoja punën në shtëpinë-redaksi. Në njërën hyrje rrinin familja, e në tjetrën ishin kompjuterat ku punonin gazetarët. Ç’të bëja! Kisha marrë edhe një goditje tjetër financiare nga djegia e redaksisë. Por nuk dorëzohesha.
Erdhi e më takoi Alfred Peza.
-Pa merak drejtor, më tha! Do ta nxjerrim gazetën nesër –foli Fredi. E gazeta doli, gjithsesi. Ben Blushi kishte ikur me një pjesë të madhe të stafit legjendar.  Ndërkohë Frrok Çupi po kthehej nga Greqia. Nuk e dinte çfarë kishte ndodhur. I kishte dalë Dritan Kaba tek hotel Rogner dhe i kishte kërkuar të shkonte tek “Indipendenti”, se do të kishte edhe aksione. Frroku as që e kishte zgjatur. Erdhi tek “Koha Jonë”, si gjithnjë, që kur i dha lavdinë gazetës së vogël lezhjane, më 9 gusht 1991! Skender Minxhozi e Rudina Xhunga u bënë zemreku i gazetës. Alfred  Peza drejtonte gjithçka në redaksi. Ilir Gjoni,  Gavrosh Levonja, Bardhi Sejdarasi, Milto Baka, Alban Beqa, Tritan Kokona e Redi Sejamini punonin nonstop për të mbushur edhe rubrikat e të tjerëve. Fotoreporteri Gent Shkullaku m’u bë krah këto ditë, bile me tha se “nëse duhet punojmë edhe pa rrogë, vetëm gazeta të mos bllokohet”. Manjola Hyka, artdesigner qëndroi në gazetë, bashkë me Suela Bushin e Besnik Lleshi. Me tre faqosës nuk kishte pengesa në orar. Erdhi edhe Anila Prifti, një gazetare e kronikës. Ylli Dylgjeri i njohur për batutat e tij, më vjen e më fton për një kafe.
-Tek gazeta “Indipendent” kanë filluar sherret, drejtor! – tha dhe më shikoi nëse kisha ndonjë interes për ish-gazetarët.
-Pse çka ndodhur? – pyeta jo pa kureshtje – Do ta kuptojnë se u nxituan – i thashë.
-Po në fillim u bënë me aksione në gazetë, me përqindje. Tani pas kaq ditësh kanë përfunduar nga aksionerë, në aksionistë! – lëshoi batutën Dylgjeri dhe qeshi. Por prapë më vinte keq se dikush i gënjeu. Ashtu doli pak më vonë, kur ua bleva gazetën “Indipendent”, pothuaj të falimentuar. Në opinion “Koha Jonë” ishte absolutisht numri një, edhe pas daljes së “Indipendent”. Dikush nga e majta që po vinte në pushtet e projektoi atë gazetë-filial. Më vonë kur erdhi në pushtet Fatos Nano e kuptova se loja ishte e tij dhe e një skalioni “intelektualësh” tiranas , të cilët kur ishte puna të përballeshin me Berishën nga viti 1992 e deri në maj 1997 iknin e mbylleshin në shtëpi herët. Mbyllnin dyert me lloz nga frika e SHIK-ut.
Tani shikonin pushtetin e donin të më rrëzonin si pushtet mediatik.
Me 11 Maj 1997 shkrim edhe kundër Nanos
Iknin ditët pa kuptuar. Erdhi si pa u ndjerë përvjetori i 6-të i gazetës, më 11 Maj. Bëra një artikull që u botua ditën e dielë, pra me datë 11 maj 1997, me këtë  titull të madh: ” Gazeta nuk është pronë as e Berishës, as e Nanos“. I çova mesazh, nëpërmjet editorialit, liderit të PS-së se çka e kemi bërë deri më sot, që i kishte ardhur për shtat PS-së, e kishim shkruar se ashtu e ndjenim, se ishim kurajo qytetare e atyre viteve dhe se nuk mund të na përdorte, asnjeri. As Fatos Nano.
Po shkohej drejt zgjedhjeve politike të 29 qershorit. Mitingjet vazhdonin, ndonëse me armë në tribuna e me turma të egërsuara në sheshe. E vendosa, pas një hezitimi, do të kandidoja për deputet i pavarur në Lezhë. Me datë 23 maj e bëra të njohur publikisht vendimin tim. Në selinë rozë u stepën, por më pas PS-ja deklaroi se nuk do të vendoste kandidat të saj në zonën time. Besoj nuk i interesonte një përplasje me botuesin e “Koha Jonë”! Kjo do të thoshte de facto zonë e lirë. Ishte kredibiliteti i gazetës që e bënte të fituar kandidaturën time. U tërhoqën edhe partitë e tjera, përveç PD. Një ditë pasi pata publikuar kandidimin tim në vendlindje, në Lezhë, një shpurë gardistësh nga Tirana kishin shkuar e kishin rrethuar shtëpinë time në fshatin Spiten në Lezhë, ku ishin dy prindërit e mijë dhe vëllai i madh. Nuk vonoi e më 1 qershor i dalin para makinës së vjehrrit tim, i cili punonte në Tiranë si financier i gazetës. E rrëmbejnë bashkë me shoferin Tom Ivanaj, e çojnë në Vain të Lezhës, buzë detit dhe e qëllojnë me plumb në këmbë, duke e lenë të mbuluar nga gjaku. Kishin ikur gardistët dhe për fat një person i ka shpëtuar jetën duke e dërguar në spitalin e Lezhës. Një turp e krim tjetër nga segmentët mizore të pushtetit. U mbusha me mllef të madh. Nuk ishin ngopur me mua në Tiranë, por kishin vajtur deri në fshatin tim, tek babai e nëna ime. Plagosën edhe vjehrrin. Turp! Ndaj duhej të futesha në parlament. Do kisha shumë ounë edhe në parlament me ta.
Më 9 qershor ndodhi diçka e tmerrshme në hyrje të shtëpisë time, që ishte edhe redaksi njëkohësisht. Gazetarët e punonjësit kishin mbaruar gazetën, u larguan në shtëpitë e tyre. Pallati ku banoj u rrethua nga Garda e Republikës diku nga ora 21.00. Tek hyrja e pallatit kishim montuar, si banorë, një derë hekuri të trashë, qëkur kishin filluar rrëmujat. Ishte e mbyllur me shul nga brenda pallatit, por në koridor të katit të parë e në kat të dytë ku banoj ishin edhe disa roje të armatosura. E dija se mund të isha objekt goditje prej qëndrimeve kurajoze të gazetës, ndaj kisha kontraktuar një firmë private rojesh. Edhe dritaret e shtëpisë i kisha mbuluar me hekura, për arsye sigurie. Nga dritarja e dhomës-redaksi, shikoj se ishin vendosur nëpër pozicione rreth godinës, mbi 20 veta të armatosur. Tek qoshja e një shtese pallati përballë po rrinin me qytat e automatikut disa gardistë. Në sfond të cepit të dritares dukeshin dy makina të policisë apo gardës, nuk mund ta them saktësisht . Prezenca e një furgoni të bardhë pa targa, të Presidencës, më bëri të ndjej se diçka kishin kurdisur këtë natë. I them rojeve të mos e hapnin derën e jashtme të pallatit, e nëse gardistët turren të hapin zjarr apo ta shqyejnë, qëlloni edhe ju, pa asnjë hezitim. Në shtëpi u krijua një situatë e frikshme, pasi Natalia e shikonte edhe vetë se si ishim rrethuar. Në mes të Tiranës! Dukej se donin të bënin diçka. Ishte çmendur Shteti, por veglat e tij qorre ishin çmendur edhe më shumë. Në pallatin tim banonte në katin e fundit edhe Adem Çopani, që ishte bërë ditët e shtetrrethimit edhe shef i shtabit të ushtrisë. Mora sakaq në telefon shtëpinë e Ademit. Më thanë se nuk ishte në shtëpi. Doli familja. U thashë që ta lajmëronin në Presidencë, se do të bëhet nami sonte në pallat. I kishin parë dhe ata nga sipër, se si ishte rrethuar pallati ynë. Mora edhe policinë, por ata m’u përgjigjën se me Gardën nuk kruhemi. Ishin minuta dramatike. Kisha hallin e dy djemve dhe gruas. Nga kamerat shikoj se ata po hynin në kat të parë. Shikonin në drejtim të kamerave të katit të dytë. I them Natalisë të merrte fëmijët e të kalonte nga dhomat e tjera. Mora prapë familjen e Adem Çopanit. M’u përgjigj një zë femre se e lajmëruam. Kishim fikur dritat e shikoja nga xhami, në qoshe. Një armë që ma kishin sjellë se “mund të të duhet”, e mbusha. Në ato çaste njeriu kapet pas jetës dhe pas instiktit të mbijetesës. Një pjesë e atyre që kishin rrethuar pallatin ishin shtrirë, si në pozicion luftimi. Tamam si në filma, porse nuk qe sajesë, por një realitet i frikshëm. Në një moment shikoj një civil që po bënte sherr me gardistët. Pas pesë minutave nga ardhja e tij, u zhdukën të gjithë gardistët. Iku dhe kjo natë nën tension. Dikush më pati thënë që ta nisja familjen jashtë shtetit, pasi kishim viza italiane, por bashkëshortja nuk pranoi. Nuk iki, më tha, do të rri këtu me ty e fëmijët.
Fushata ishte ndezur keq, kudo. Mitingje, armë, të vrarë! Fatos Nano e Bashkim Fino ishin heronjtë e ditës. Berisha po rrëshqiste ngadalë drejt humnerës. Nga pak e përditë po shkohej drejt 29 qershorit. Frrok Çupi vendosi të kandidojë në qytetin e Vlorës. E donte shumë këtë qytet, ishte i bindur se do të bënte gjithçka si deputet i ardhshëm për vlonjatët. Ne ishim të dy gazetarë, por në këto kohë historike e vendimtare për të ardhmen e vendit, duhej edhe angazhim politik. Ndaj vendosëm që të dy, të hynim në politikë. Frrokun donin ta bllokonin me çdo kusht me histori të kota të Komisioneve të Figurave Politike. Vetëm me datë  23 qershor Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë të gjitha vendimet e gjykatave e të Komisionit në fjalë. I dha të drejtë Frrok Çupit. E kishin lodhur e vonuar shumë, por në fund iu dha e drejta për t’u regjistruar si kandidat për deputet në Vlorë. Gazeta vazhdonte në vend të parë dhe e kudolexuar. Ishte ikona e njerëzve, të cilët donin ndryshimin. Ndërkohë radio “KOHA” kishte lajmëruar se do ishte 24 orë nonstop, për të ndjekur ditën e votimeve dhe do të jepte e para rezultatin. Dëgjueshmëria ishte maksimale, bile në zonën ku kapte vala e saj, ishte pa diskutim numri një, pasi radio Tirana ndodhej nën kontrollin total të shtetit. Radio “KOHA” u bë radio e parë private në Shqipëri dhe me datë 29-30 qershor kapi mbi një milion dëgjues. Gjithë stafi i gazetës “Koha Jonë”, “Sport Ekspres” dhe korrespodentët e rretheve ishin urdhëruar të ishin 24 orë në transmetim “live” në radio.
E majta fitoi ndjeshëm, bile paksa frikshëm. Unë fitova, Frroku kaloi në balotazh në Vlorë. Drejt Rinasit, porteve e në rrugë kufitare tokësore, po iknin ministra, deputetë, shikas e zv/ministra, kriminelë e çdo lloj zyrtari që kishte gjynahe. Ikën edhe disa pa gjynahe. Me 3 korrik pëlcet konflikti në Tiranë. Leka Zogu e një grup protestuesish rrethojnë KQZ. Preç Zogaj e Kiço Blushi vijnë në faqet e gazetës me 5 korrik me shkrime të jashtëzakonshme. Me 7 korrik emërova si drejtor të radio “KOHA” gazetarin dhe të mirënjohurin Adi Krasta. Ishte zgjeruar me zyra radio “KOHA”. Me ardhjen e Krastës, nisi procesi i programimit dhe perfeksionimit të radios.
Më 24 korrik bleva gazetën “Indipendent”, pasi falimentoi. Më 26 korrik nxorëm në faqe të parë të “Koha Jonë” një njoftim ankandi për të shitur  gazetën “Indipendent”, ku kryetar i komisionit të tenderimit u shpall shefi i reklamës Ylli Dylgjeri.E bëra paksa nga inati se me ikën në momentin më të vështirë disa gazetarë se kishin dëgjuar se po vinin ndihma në dollarë për gazetarët e “Koha Jone”. Dollarët nuk erdhën dhe as që ishin nisur kurrë.
Po iknin ditët me vrull. Berisha jep dorëheqjen, Meidani zgjidhet President. Edhe Fino jep dorëheqjen e Nano dekretohet si Kryeministër. Erdhi kohë tjetër, më e qetë për njërëzit, pas asaj katrahure të tmerrshme. Shqipëria po mundohej  të gjente busullën e humbur.
Me 5 gusht 1997 kryeredaktori Alfred Peza publikon stafin drejtues të gazetës; Skender Minxhozi, shef i sektorit politik, Mentor Kikia, shef i kronikës, shefi i korrespodentëve në rrethe Bardhi Sejdarasi, shef i kulturës Arta Marku, shefi i sektorit të jashtëm Ilir Gjoni, shef sektorit ekonomik Alban Beqa, shef i sporteve Tritan Kokona. Një kushëri i imi, Edi Lesi sapo kishte filluar udhën e gazetarisë. Ndërkohë Frrok Çupi emërohet drejtor i ATSH me datë 11 gusht. Martin Leka zgjidhet me datë 12 gusht drejtor i radio Tirana.
Iku koha e luftës frontale mediatike
Duhej menduar me kujdes se si do të pozicionohej gazeta “Koha Jonë”. Natyrisht që asnjanëse do të qëndronte, porse duhej reflektuar ndaj realitetit të ri të krijuar. Me fjalë të tjera, duhej përgatitur terreni, për t’i thënë hapur gjërat, edhe për qeverinë e re socialiste. Duhej ruajtur gazeta, pavarësia e saj, me aq sa mund të arrihej një gjë e tillë në një shoqëri të ndezur kundra Berishës e PD-së, siç qe situata në vitin e mbrapshtë 1997. Më 14 gusht në gazetë botohet një intervistë e Adem Çopanit, shef i Shtabit të Ushtrisë.
Vazhduam disa numra të merreshim me bëmat e kohës së PD, dokumente sekrete, intervista të personazheve të PD-së të penduar apo stoikë, ose qëndrestarë, siç kishin nisur të quheshin. Por njerëzit, lexuesi, nuk donin të dëgjonin më për atë çfarë kishte ikur, por cila do të ishte e ardhmja e tyre, jetesa, programi i Qeverisë së re, premtimet, realizimi i tyre. Pra, kishim hyrë në një epokë ku duhej ndëshkimi i fajtorëve të dramës kombëtare sapo qe mbyllur, por para se gjithash, shumica e re duhet të niste nga zbatimi projektin e normalizimit të Shqipërisë së traumatizuar nga kriza e piramidave. Njërëzit donin mirëqënie ekonomike, punë, rend publik e drejtësi.  Fatos Nano ishte në provën e tij të madhe.
Edhe për ne gazetarët, kjo do të kuptohej mjaft shpejt, nëse premtimi i kryeministrit për të na ndihmuar duke hequr disa taksa shkatërruese, do të mbahej në kohë dhe në përmasën e duhur. Këto ishin dilema të mëdha për stafin e gazetës, aq më tepër që, për shkak të presionit të tmerrshëm të qeverisjes së PD mbi gazetarët, shumë prej tyre ishin “familjarizuar” disi me PS-në. Duhej ndryshim i madh, por i kujdesshëm. Situata ekonomike ishte gjithandej e vështirë. Edhe shtypi ishte pjesë e këtij kuadri gri. Gazetat ishin nën pushtetin e një morie taksash. Lekët e shitjes së gazetës së muajve që nga dhjetor ’96- e deri në korrik 1997 u arkëtuan në masën diku tek 30 për qind. Pjesa më e madhe e gazetashitësve kishin ikur jashtë, duke marrë për vete edhe lekët tona. Të tjerë justifikoheshin se “na  i kanë marrë me forcë hajdutët”, etj. Për shembull, një pikë shitjeje gazete në Durrës, na iku me 7.5 milionë lekë të vjetra. Si ajo, shumë pika të tjera nëpër të gjithë vendin firuan sikur s’kishin egzistuar kurrë.
Ishte data 22 gusht 1997, kur nëntë gazeta e revista dolën me një qëndrim të përbashkët. Ato deklaruan se po vdesin nga taksat, ndaj donin një përgjigje nga kryeministri Nano. Por kryeministri i anashkalon kërkesat e gazetave. Më datë 24 gusht “Koha Jonë” boton në faqe të parë një shkrim me titull “Edhe Nano si Berisha”. Kjo e kishte acaruar shumë kryeministrin Nano me gazetat, e sidomos me “Koha Jonë”. Unë nuhata se pushteti i Nanos, edhe ndaj gazetave, do të ishte neglizhues, bile paksa “i thartë”. Fatos Nano do të tentone të luante mjeshtërisht lojën e falimentimit ose të vdekjes së ngadalshme të shtypit kritik. Meqenëse disa gazetarë VIP të “Koha Jonë” u futën në politikë, edhe unë si botues  atëhere gjeta një mënyrë që gazeta të shpëtonte nga varësia e politikës. Të paktën për disa kohë duhej kjo zgjidhje. Krijova një Bord të gazetës “Koha Jonë” me personalitete nga fusha të ndryshme të jetës. Kishte kosto financiare, por ama ruante gazetën, të mos kthehej në një organ të PS e Qeverisë. Më datë 3 shtator del publikisht Bordi i gazetës, i përbërë nga Dritëro Agolli, Kiço Blushi, Spartak Ngjela, Agim Isaku, Petrit Malaj, Fatos Lubonja, Neptun Bajko, Agron Çobani,  Mevlan Shanaj, Mitro Çela dhe Kastriot Çaushi. Kryetar Bordi u zgjodh Fatos Lubonja.
Kuptohet që tirazhi i gazetës kishte nisur të binte, pasi nuk ishte më kohë fajdesh e konfliktesh të mëdha politike e sociale. Një Shqipëri më normale nënkuptonte, mes të tjerash, edhe tirazhe më modeste se ato të dikurshmet. Tirazhi sillej diku tek 35-40 mijë kopje ditore, por me tendencë ulje. Gazeta e ruante në mënyrë solide vendin e parë në treg. Më datë 6 shtator dilet me një titull ”Nano-Meta:Rikthehet përçarja në PS”. Të nësërmen në selinë e PS-së nuk lejuan të futej gazetari i “Koha Jonë”. Po me datë 6 shtator Kryeministri Nano më sulmon mua personalisht e publikisht, në Konferencën e FRESSH. Ai kishte thënë, pas kritikave të para të gazetës ndaj Qeverisë së tij, se “nuk do dëgjojmë Nikoll Lesin dhe gazetën e tij “Koha Jonë” se çfarë thotë për uljen e TVSH! Ne nuk jemi bankë, që të shlyejmë borxhet e Nikoll Lesit!”. Sapo ma thanë këtë sulm të Fatos Nanos, nxitova të thërras gazetarin që kishte ndjekur konferencën. I kërkova atij të më gjente incizimin e asaj deklarate. E dëgjova. Ishte ai, tamam zëri i Fatos Nanos! Nuk doja ta besoja, por ishte e vertetë, ishte zëri i tij. Nuk vonova dhe fola me disa anëtarë të Bordit, bisedova gjatë me kryeredaktorin Alfred Peza. Nuk na besohej. Pyeta edhe një herë se mos kishte qenë i pirë. Me thanë se ishte esëll dhe gjithë tërsellëm kundër nesh. Vendosëm të kundërsulmojmë, e ç’mund të bënim tjetër?! Titulli me datë 7 shtator 1997 ishte “Mos lajthit zoti Kryeministër“ dhe nëntitulli “Fatos Nano sulmon gazetën “Koha Jonë”. Ndërkohë kishte ardhur në “Koha Jonë” një gazetare e re, Anila Basha quhej. Ishte shpuzë, zjarr në shkrime.
Më 17 shtator botova një reportazh nga Kalkuta (Indi), ku mora pjesë me Presidentin Meidani në varrimin madhështor të Nënë Terezës, Shenjtores së Madhe. Atje takova për herë të parë ish-Presidentin Berisha, sy me sy.
Rikthehet Armand Shkullaku në krye të gazetës
Me datë 20 shtator emërova Armand Shkullakun kryeredaktor të gazetës “Koha Jonë”. Në të vertetë ,ndër vitet 1993-1996, ai e kishte drejtuar de facto gazetën. Me ardhjen e Mandit rikthehen ata që ikën tek “Indipendenti”. Me datë 21 shtator Anila Basha boton një speciale brilante për jetën personale të Berishës. Ndërkohë Alfred Peza shkruante editoriale të guximshme . “Zani, sfida e Qeverisë” ishte shkrimi i Pezës që acaroi sërish kryeministrin. E jo vetëm Nanon. Andi Bejtja  rikthehet me një numër editorialesh e artikujsh. Anila Prifti,  Mentor Kikia, Ilir Paço, Roland Qafoku, Ylli Pata  janë emra që po dilnin në tregun e medias plot pasion e profesionizëm në sektorët që mbulonin. Dy prej tyre mbanin gazetën me informacion. Ndërkohë Edi Lesi po bënte emër jo prej mbiemrit, po prej emrit e talentit të tij. Me datë 12 Tetor “Koha Jonë” del me një titull stërmadh “Nano po tradhton PS”. Ishte një letër e hapur e Servet Pellumbit. Në selinë blu kishin fërkuar duart nga gëzimi se “Koha Jonë” e ktheu pllakën, po i bie PS”! E verteta ishte se po tregoheshim kritikë, objektivë e realistë, pa kthyer asnjë pllakë […]
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>