“Ndaloni luftën në Siri. Ndalojeni tani dhe ne nuk do të vijmë në Evropë”. Apeli i 13-vjeçarit sirian, përmes një videoje po bën xhiron e botës.
Në këtë video ai flet me një logjikë që të carmatos. ““Sirianët nuk ju pëlqejnë? Ndaloni luftën dhe nuk do të vijnë më”, thote ai.
Djali ndodhet ne Budapest, se bashku me motrën e tij dhe jane nga qyteti i Darasë.
Sipas tij, sirianët kanë nevojë për ndihmë, kanë nevojë për ndihmë tani.
“Sirianët nuk u pëlqejnë policëve në Serbi, Hungari, Maqedoni apo Greqi. Por ju lutem, ndihmojini ata. Ndalojeni luftën dhe ne nuk do të vijmë në Evropë. nuk duam të vijmë në Evropë”, thote djali. Mbani mend, eshte vetem 13-vjeç.