Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Unioni i Dijetarëve Islamë: Vendet islamike të strehojnë refugjatët sirianë

$
0
0

Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë, i drejtuar nga Yusuf al-Qaradawi u bëri thirrje të gjitha vendeve të botës islame të ndihmojnë refugjatët sirianë, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Në një komunikim të Unionit, që e nënshkroi Qaradawi dhe sekretari i përgjithshëm Ali al-Qaradagi, theksohet se populli vëlla sirian është ekspozuar ndaj krimeve të tmerrshme dhe është i detyruar të largohet nga vendi duke humbur edhe jetën në rrugën e rrezikshme të shpëtimit nëpërmjet detit Mesdhe.
Nga Unioni u bëjnë thirrje të gjithë zyrtarëve fetarë islamë që në hutben e nesërme, me qëllim ngritjen e vetëdijes për tragjedinë e popullit sirian, të flasin pikërisht për atë çështje dhe të falen për shpëtimin e popullit sirian.
Dijetarët islamë të mbledhur në këtë Union u kanë bërë thirrje vendeve arabe dhe islamike të pranojnë refugjatët dhe t’i strehojnë në mënyrë dinjitoze në mënyrë që të parandalohen vuajtjet dhe poshtërimet e tyre në kufijtë me vendet e tjera.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>