Partia kryesore turke prokurde paralajmëroi sot se vendi është duke rrëshqitur në një luftë civile, ndërsa liderët e kësaj partie zhvilluan një marshim në juglindje të vendit që është prekur nga konflikti dhe që ndodhet nën një ndalim qarkullimi të ushtrisë.
Forcat e sigurisë bllokuan marshimin jashtë qytetit të Cizre, që banohet nga 120 mijë persona dhe që është prej një jave nën ndalim qarkullimin e ushtrisë turke.
Sipas partisë prokurde Demokracia e Popujve (HDP), rajoni ka mbetur pa furnizimet bazike si ushqimi, uji i pishëm dhe elektriciteti.
HDP-ja raportoi gjithashtu se 20 civilë janë vrarë në rajon gjatë javës së kaluar, duke prëfshirë edhe tetë që u vranë dje.
Dhuna filloi në Turqi pas prishjes në korrik të armëpushimit mes shtetit dhe Partisë së armatosur të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).