Bekim Fazliu në 2012: Do t’i vijë shpejt edhe Musës koha të japë llogari për “Telekomin”. Partia Demokratike Shqiptare, gjatë gjithë kohës ka denoncuar dhe ka demaskuar fytyrën e vërtetë të funksionarëve të BDI-së. Afera “Telekom” që kohëve të fundit është kthyer në vëmendjen e opinionit publik pas publikimit të të dhënave nga dëshmitë e dhëna në prokurorinë amerikane të ish agjentit Sllobodan Bogoevski, riktheu edhe një herë në vëmendjen e opinionit shqiptar e më gjerë, faktin se lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe krahu i tij i djathtë Musa Xhaferi, kanë marrë rryshfet 5 milion euro që të shtyhet afati për liberalizimin e tregut telekomunikativ.
Edhe pse BDI e ka mbajtur të heshtur këtë rast madje nuk dihet as përse prokuroria nuk ka ngritur asnjë pistë hetimi deri më tani. Por për këtë rast ka alarmuar edhe më herët PDSH.
Në vitin 2012, para tre viteve deputeti Bekim Fazliu, në seancën e shtatorit kushtuar pyetjeve të deputetëve, i përkujtoi Musa Xhaferit se do të japë llogari për “Telekomin” pasi këtë rast tanimë e ka në dorë drejtësia amerikane, e cila nuk bie pre e frikësimeve e shantazheve. Erdhi momenti që e gjithë BDI të japë llogari jo vetëm për këtë rast, por për të gjitha shitjet e tjera që i ka bërë votës dhe besimit të shqiptarëve. 5 milionë eurot e Magjar Telekomit, janë vetëm maja e ajzbergut të zullumit të funksionarëve të lartë të BDI-së të cilët për tu kthyer brenda natës nga barinj në milionerë, shitën gjakun dhe mundin e shqiptarëve./Drejtimi.com/