Presidenti sirian Basha al-Asad ka refuzuar propozimin e Britanisë së Madhe për të udhëhequr një qeveri të përkohshme. Në një intervistë për “The Guardian”, ministri sirian i Informacionit ka thënë se Britania po ndjek një politikë “Iracionale” duke kërkuar që presidenti i vetëm që po lufton ISIS të japë dorëheqjen.
![]() |
Presidenti sirian, Bashar al-Asad |
Mediat britanike raportojnë se Siria ka hedhur poshtë propozimin e Britanisë që Basha al-Asad mund ta çojë vendin në një qeveri të përkohshme për gjashtë muaj para se të largohet, si pjesë e një zgjidhjeje politike të krizës në vend dhe për t’i dhënë fund valës së refugjatëve drejt Europës.
“Kush ia lejon të drejtën Sekretarit të Jashtëm britanik të vendosë për sirianët se sa gjatë duhet të qëndrojë në pushtet presidenti i tyre?,-ka thënë Omran al-Zoubi, ministri sirian i Informacionit në një intervistë ekskluzive për “The Guardian” nga zyrat e Damaskut.