Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vendi i të cilës po përballet me një fluks të paprecedentë refugjatësh, i kërkoi sot Greqisë që të mbrojë më mirë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian si dhe kërkoi gjithashtu një dialog me Turqinë nga ku tranzitojnë shumica e imigrantëve që vijnë nga Siria.
“Greqia duhet të marrë përgjegjësitë e saj në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së që aktualisht nuk janë të garantuar”, vlerësoi Merkel gjatë një kongresi të partisë së saj konservatore, Unioni i Kristiandemokratëve (CDU) në Berlin.
Shumica e refugjatëve kalojnë në turqi para se të ndërmarrin një kalim të rrezikshëm të detiti në drejtim të ishujve grekë dhe të hynë kështu në Bashkimin Evropian.
Gjermania, që përgatitet të presë një numër rekord prej 800 mijë azilkërkuesish këtë vit, shpreson të përforcojë sa më shpejtë dialogun me Turqinë mbi mbrojtjen e kufijve të Bashkimit Evropian.