Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.
Policia bën me dije se një vajzë 20-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e pallatit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e “21 dhjetorit”.
Viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Burime të policisë thonë se arsyet e këtij veprimi ekstrem lidhen me një zhgënjim dashurie.
Por, jo dashurisë për një djalë, por një vajzë.
Sipas Panoramës, 20-vjeçarja kishte rënë në dashuri me një vajzë tjetër.
Por, vajza tjetër nuk i është përgjigjur dashurisë së saj, pasi me sa duket nuk kishte të njëjtat prirje seksuale.
Viktima kishte lënë edhe një letër sqaruese, para se të kryente aktin ekstrem.