Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Luftonte përkrah ISIS në Siri, vritet 20-­vjeçari nga Kosova

$
0
0

Flurim Zenuni,  është një tjetër shqiptar nga Kosova që ka humbur jetën në Siri. 20-vjeçari i ishte bashkangjitur grupit ekstremist të njohur si Shteti Islamik apo ISIS, pak muaj më parë. Zenuni është nga fshati Kuk, komunës Dragashit, ndërsa ka poseduar edhe nënshtetësi gjermane, ku edhe ka jetuar me familje.
Siç mëson ‘Zëri’, Zenuni i është bashkangjitur ISIS-­it, nga Gjermania. Kur familjen e tij e kanë njoftuar ditë më parë për vdekjen e Flurimit, disa familjarë të tij që jetojnë në Kosovë, kanë hapur të pame në fshatin Kuk. Flurimi ka jetuar në Gjermani bashkë me prindërit dhe një vëlla, i cili është më i madh se ai me moshë, dhe radikalizimi i tij ka ndodhur në Gjermani.
Nuk dihet numri i saktë i kosovarëve që jetojnë në diasporë e që iu kanë bashkangjitur ISIS­it, siç është rasti i Flurimit. Por, nga Kosova në ISIS, llogaritet që kanë shkuar dhe janë kthyer rreth 300 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra e fëmijë të mitur.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>