Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

SHBA – Rekord tjetër të nxehti në planet që prej fundit të shekullit 19

$
0
0

Qershori 2015 ka qenë më i nxehti për këtë periudhë në glob që prej fillimit të zbulimit të temperaturave në vitin 1880, njoftoi sot Agjencia amerikane oqeanike dhe atmosferike (NOAA).
Gjashtë muajt e parë të vitit kanë shënuar gjithashtu temperatura rekord për këtë periudhë, gjë që tregon se ngrohja klimatike vazhdon pa ndërprerje. Viti 2014 kishte qenë tashmë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
”Temperatura mesatare në muajin qershor në sipërfaqen e Tokës dhe oqeaneve ka qenë 0,88 gradë Celsius mbi mesataren e shekullit të 20”, theksoi NOAA në një komunikatë.
”Gjithashtu nga muaji janar deri në qershor 2015, temperatura mesatare ka qenë 0,85 gradë Celsius më e lartë se temperatura mesatare për këtë periudhë e shekullit 20”, shtoi NOAA.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>