“Shkodimi i krimit shqiptar”. Ky është titulli i librit të pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA, Jana Arsovska, e cila ka hetuar për disa vite mbi mafian shqiptare nëpër botë. Sot po botojmë pjesë nga ky libër ku shkruhet për Xhevdet Mustafën, diversantin më të famshëm që kishte ardhur në Shqipëri për të vrarë Enver Hoxhën. Në këtë pjesë flitet për krijimin e mafias shqiptare në Amerikë dhe përdorimi i saj për të financuar aksione kundër regjimit komunist.
Në një intervistë, një diplomat belg që punonte në Tiranë, theksoi se grupet që organizonin këto sisteme paralele ishin “shumë komplekse, por efikase” (intervistë, Shqipëri, 2007). Edhe ato që në dukje ishin organizata “zyrtare” ndonjëherë angazhoheshin në operacione të paligjshme. Kompania kombëtare e transporteve shqiptare, Parku i Eksporteve, ishte një firmë shtetërore që transportonte minerale, prodhime agrikulture, cigare dhe të mira të tjera anembanë Evropës.
Megjithatë disa raporte të brendshme nxjerrin se ndonjëherë shoferët i hynë kontrabandës të së mirave pa dijeninë e shtetit. Transportuesit e kamionëve krijuan lidhje të forta me diasporën shqiptare dhe në Shqipëri shteti i garantoi atyre privilegje të ndryshme. Kur regjimi komunist ra, shumë prej këtyre shoferëve me lidhje të forta u bënë elita e re e Shqipërisë (shih e.g., UNODC 2008). Sigurisht, jo të gjitha figurat e krimit të organizuar shqiptar në vitet ’70 dhe ’80 kanë punuar për shtetin komunist shqiptar. Në Shtetet e Bashkuara, një memo e prokurorisë tregon se më 1979 një kile heroinë u shpërnda nga një burrë shqiptar i quajtur Xhevdet Lika, i cili e ktheu Pjesën e Poshtme Lindore të Nju Jorkut në zonën e tij të veprimit. Sipas dëshmisë së gjykatës federale dhe raportit të vendimit, Lika udhëtonte rregullisht për në Turqi dhe Jugosllavi për të organizuar ngarkesa me drogë.
Bashkëpunëtori në krim i Xhevdet Likës, një shqiptar i quajtur Xhevdet Mustafa, u arratis për t’iu shmangur drejtësisë amerikane më 1982, pasi u akuzua gjithashtu për trafik droge. Mustafa fillimisht u largua nga Shqipëria më 1964 dhe shkoi Staten Island, Nju Jork, ku ai punonte në një servis makinash dhe më pas iu bashkua Xhevdet Likës.
Disa prej veprimtarive të tij sipërmarrëse financoheshin nga mërgimtari Leka, Pretendenti i Fronit në Shqipëri, që ishte miku i tij. Pasi i pagoi garancinë prej 1 milionë dollarësh për të dalë nga burgu, Mustafa u largua nga Shtetet e Bashkuara fillimisht për të shkuar në Zelandën e Re dhe më pas në Italinë jugore. Mustafa ishte një mbështetës i fortë i Mbretit të rrëzuar shqiptar Zogut, i cili kishte vdekur më 1961. Pasi u largua nga Shtetet e Bashkuara Mustafa dyshohet se udhëhoqi një grusht të dështuar shteti me synim që të rikthente monarkinë. Në të vërtetë, ai qe pjesë e një grupi prej katër personash e quajtur “Banda Mustafa” që planifikoi vrasjen e Enver Hoxhës më 1982. Anëtarët e tjerë ishin Sabaudin Haznedari (i njohur si Dino Haznedari), Halit Bajrami (i njohur si Halit Eid), dhe Fadil “Fred” Kaceli, menaxheri i një klubi nate që kishte prona në Zelandën e Re (Bacelli n.d.). Del se Haliti ishte një informator i cili mori miratimin e Sigurimit për të marrë pjesë në këtë mision. Haliti mundësoi kapjen e grupit duke i dërguar informata qendrës së Sigurimit. Planifikimi dhe përgatitjet e grupit u zhvilluan në Italinë e Jugut, dhe përfshinë angazhimin e shërbimeve sekrete si CIA, MI6, ato të Zelandës së Re dhe të Australisë. Operacioni mendohet se u mbështet gjithashtu edhe nga Jugosllavia, si reprezalje ndaj protestave në Kosovë më 1981 (Pearson 2006; Bacelli n.d.). Përpjekja e vrasjes dështoi dhe Presidenti Hoxha deklaroi se mësymësit u “likuiduan” (Bacelli n.d.; Kamm 1982). Fadili u dëmtua përpara nisjes së motoskafit që duhej t’i çonte katër burrat nga Kanali i Otrantos në Shqipëri. Forcat shqiptare ishin lajmëruar nga Haliti dhe po e prisnin grupin (Pearson 2006). Disa ditë më pas Sabaudini dyshohet se u qëllua nga disa burra të armatosur gjatë një shkëmbimi zjarri, ndërsa Xhevdet Mustafa rrëmbeu një makinë dhe udhëtoi në drejtim të jug-perëndimit të Lushnjës. Ai u fsheh në një ndërtesë dhe mori peng pjestarin e një familjeje. Dyshohet se Xhevdeti u vetëvra pasi një mjet i blinduar shembi njërin prej mureve të ndërtesës. Haliti, i mbijetuari i vetëm, u mbajt në liri të mbikëqyrur dhe dëshmoi më 1983 kundër ish-ministrit shqiptar të mbrojtjes, Kadri Hazbiut, i cili dyshohej se punonte për Jugosllavinë dhe CIA-n. Hazbiu burgos për shpërdorim detyre dhe u ekzekutua më 1983. Halit Bajrami u la i lirë dhe u kthye në shtëpinë e tij në Zelandën e Re. Princi i Shqipërisë në ekzil, leka, e mohoi që të kishte autorizuar operacionin.