Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Edhe PPD-ja mbështet “Lëvizjen Besa” për krijimin e një fronti opozitar

$
0
0

Partia për Prosperitet Demokratik përshëndet përzemërsisht nismën e “Lëvizjes Besa” për krijimin e një fronti opozitar shqiptar për tu dhënë fund të këqijave qeverisëse të “koalicionit të dollarëve” kryesuar nga BDI.
PPD shpreh fjalë miradie për përcaktimin e “Lëvizjes Besa” të jetë një subjekt i barabartë politik, bartës i proektit për ndërtimin e një Këshilli mbipartiak për pjesmarrje në zgjedhjet e prillit 2016.
PPD e riafirmon edhe një herë faktin se bashkëpunimi i ngushtë i deritashëm opozitar BESA-PPD  e ka senzibilizuar dukshëm opinionin publik shqiptar për  rrugën të cilën duhet ta ndjekin (duke iu bashkangjitur kësaj nisme qëllimirë)edhe subjekte tjera politike, e në veçanti ato në rregjistrim e sipër, si dhe intelektualë, opinionistë, studentë e profesorë universitetesh.
Duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së “Lëvizjes BESA” PPD ia rikujton opinionit shqiptar faktin se PPD është burim i pashtershëm i platformave dhe opcioneve politike me një kapacitet të lartë politik e intelektual ose siç është shprehur Presidenti legjendar i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova “…dhe mos harrojmë se PPD e afirmoi çështjen  shqiptare dhe Kosovën jo vetëm brendapërbrenda hapsirës politike shqiptare por edhe në arenën ndërkombëtare”.
PPD përshëndet gjithashtu edhe gatishmërinë e subjekteve të prononcuara tashmë ta përkrahin këtë nismë të “BESES”.
Me “Lëvizjen Besa” dhe PPD-në na priftë e mbara!

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>