Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Papa Françesku viziton Kubën, në kuadër të daljes nga izolimi të ishullit të Kastros

$
0
0

Papa Françesku do të pritet sot në Kubë për një vizitë historike tre ditore në kuadër të përpjekjeve disa vjeçare për afrimin e regjimit të Kastros me Kishën Katolike dhe botën e jashtme.
Etapa kubaneze është e para e një udhëtimi delikat tetëditor të papës që do të vijojë në SHBA: Uashington, Nju Jork dhe Filadelfia.
Jorge Bergoglio shkon për herë të parë në Kubë dhe SHBA.
Papa argjentinas, 78 vjeç u nis në orën 08:30 GMT nga aeroporti i Romës, Fiumicino dhe do të mbërrijë në orën 22:00 GMT në aeroportin Jose Marti të Havanës ku do të pritet nga presidenti, Raul Castro.
Nuk ka asnjë dyshim se që nga aeroporti, pritja e kubanezëve do të jetë e ngrohtë për papën e parë latino-amerikan në Histori, i cili do të jetë prej sot deri të martën në Havanë, Holguin dhe Santiago.
Është hera e tretë që një papë viziton Kubën në 17 vjet, pas Jean Paul II (1998) dhe Benediktit XVI (2012).

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>