A keni menduar ndonjëherë si mund të lidhen ushqimet me seksin? Shikoni këto shpjegime interesante më poshtë që sjellim për ju.
Vera e kuqe: Një gotë verë e përmirëson paralojën, ju relakson dhe e rrit nivelin e estrogjenit.
Qershitë: Me këtë frutë janë kënaqur grekët dhe romakët e lashtë. Që nga ajo kohë është përdorur si afrodiziak dhe analgjetik, pastron gjakun, rrit energjinë ndërsa ndikon më mirë tek femrat.
Kikirikët: Kanë kalori mirëpo janë shumë të shëndetshëm dhe kanë gjithçka që i nevojitet organizmit. Kikirikët e rrisin libidon, posaçërisht tek meshkujt.
Peshku: Është i pasur me acid yndyror omega-3, i cili e shkatërron depresionin dhe rrit epshin seksual.
Avokado: Luftëtar i mirë kundër lodhjes, i shkëlqyer për celulitin, rigjallëron lëkurën dhe rrit energjinë.
Spinaq dhe perime të tjera të gjelbëra: Spinaqi është burim i shkëlqyer i magnezit, i cili ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut. Rritja e qarkullimit në pjesën e organeve seksuale sjell eksitim si tek meshkujt, edhe tek femrat.
Speca djegës: Përmbajnë kapsaicin që shton eksitimin dhe shkakton reaksione të ndryshme në trup.
Ananasi: I pasur me vitaminë C prandaj edhe përdoret për trajtime homeopatike të shërimit të impotencës.
Kanellë: Një nga erëzat më të vjetra që shpesh përdoret në ëmbëlsira. Përveçse zgjon epshin, ndihmon edhe përshpejtimin e metabolizmit.
Edhe pse nuk ka fakte të mjaftueshme shkencore, përvojat e shumë njerëzve e vërtetojnë se këto ushqime kanë një ndikim të veçantë tek organet e riprodhimit, gjë që përmirëson jetën tuaj seksuale.