Në sintoni me ngjarjet dhe aktiv në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha, nuk ka lënë pa përcjellë mesazhin e tij në Facebook edhe për arestimin e këngëtarit Gentjan Gjonaj.
Ai ka publikuar në faqen e tij në Facebook edhe këngën “E Drama” të këngëtarit Gentian Gjonaj, në shenjë solidariteti.
“Akt hakmarrje primitive personale”,- shkruan ish-kryeministri në profilin e tij.
Statusi i Berishës në Facebook
“Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama, ne nje akt hakmarrje primitive personale arrestoi ne mes te bulevardit me “çunat e krimit” Gentjan Gjonajn, kengetarin dhe autorin kenges E Drama qe eshte bere nje hit i vertete ne mbare boten shqiptare. Arrestimi u be si akt hakmarrje primitive e Edvinit per kengen me degjim rekord duke sajuar si pretekst se ne protesten e djeshme kunder simbolit te diktatures hoxhiste para ministrise se brendshme Gentjani eshte kacafytur me policine paçka se ai ne proteste ishte me dore te thyer dhe te vendosur ne allci.
Duke shprehur solidaritetin tim me autorin e hitit te vertete “E Drama” denoj kete akt te shemtuar te Edi Rames dhe ju bej thirrje qytetareve te perballemi sa me pare me kete pinjoll te bllokmeneve hoxhist dhe te shpetojme vendin prej ketij hakmarresi te semure primitiv. Sb”