Sot, një delegacion i lartë i Lëvizjes BESA, në krye me Bilall Kasamin dhe anëtarin e Trupit Koordinues, Afrim Gashi kanë realizuar një takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, Aivo Orav.
Mes tjerash në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në Maqedoni.
Përfaqësuesit e BESËS para Euroambasdorit Orav shpalosën orientimin e politikave të Lëvizjes BESA, duke e njoftuar atë edhe për nismën e iniciuar së fundmi me Këshillin Mbipartiak, ku pritet të marrin pjesë të gjitha forcat progresive në vend. Takimi kaloi në një frymë miqësore dhe u shpreh gatishmëria nga të dyja palët që ky komunikim konstruktiv të vazhdojë edhe në të ardhmen.