Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi në të cilat shihet se si një hapësirë e gjelbër është shndërruar në deponi ilegale të bërllokut. Në profilin në Facebook “Eko Action – Saraj” janë publikuar fotografitë e këtij “krimi ekologjik”, transmeton SHENJA.
“Eeeeej organe kompetente, kjo është e tepërt! Ndërmarrja Publike Komunale Saraj, ngarko-shkarko mbeturinat, T U R P!”, theksohet në mesazh.
Ndërkohë, disa prej lexuesve që kanë komentuar ngjarjen kanë shpjeguar se ndërmarrja që paguhet për t’i mbledhur mbeturinat në fshatin Rashçe, i hedh ato mbeturina në hapësirën midis pishave në fshatin Sfillare. Banorët japin alarmin për ndotjen e kësaj hapësire e cila nuk është larg nga burimi i ujit për ujësjellësin e Shkupit. /SHENJA/