Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Humb jetën taksisti 63­-vjeçar, makina bie në greminë tek “Shkalla e Tujanit”

$
0
0

Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit është shënuar në orët e mbrëmjes së të dielës në fshatin Tujanë të Tiranës. Mjeti me targa AA 586 FE raportohet të ketë rënë nga 30 metër lartësi nga vendi i njohur si “Shkalla e Tujanit”, e për pasojë drejtuesi i saj ka gjetur vdekjen.
Të sinjalizuar për aksidentin në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca. Viktima është Hysen Shahini, 63 vjeç, që punonte si taksist i palicensuar.
Policia bën të ditur se Shahini kishte patur më herët shkelje të shumta në qarkullim, ndërsa në momentin e aksidentit dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>