Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

NJË KOMB, NJË KOMBËTARE

$
0
0


Gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin evropian të vitit 2016 në Francë, futbollistët e kombëtares shqiptare dhe trajneri Xhani De Biasi, treguan një shkallë profesionale të lartë dhe disiplinë të jashtëzakonshme, duke e bërë Shqipërinë një befasi të madhe të kontinentit të vjetër. Më 2016-ën, në kryeqytetin Kullës së Ajfelit do të flitet edhe shqip.
Bijtë e shqipes luajtën me zemër e pasion dhe dëshmuan se janë stërnipa të Gjergj Kastriotit.
Duke i përfaqësuar ngjyrat kombëtare në mënyrë dinjitoze dhe duke qenë të ndërgjegjshëm në shkallën më të lartë të mundshme, kuqezinjtë ia dolën ta vënë Shqipërinë  në qendër të interesimit planetar, duke e lartësuar njëherazi edhe imazhin e kombit.
Pas kësaj arritjeje historike, feston i tërë kombi - në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi, në Çamëri. Feston dhe diaspora shqiptare në Evropë dhe në ShBA.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, tifozët shqiptarë të të gjitha trojeve etnike, ia bënë me dije botës se janë adhurues të sportit, se janë atdhetarë të mëdhenj, se dinë ta ndajnë sportin nga elementet që s’kanë të bëjnë me të, se tokat shqiptare në gadishull, janë troje të së ardhmes dhe jo fushëbetejë e së shkuarës. I tërë kombi shqiptar i tregoi botës se urrejtja mesjetare dhe huliganizmi serb janë anakroni e kohës dhe romantizëm i popujve të vonuar.  
Shqiponja, ju bijë të Gjergjitdhe të Nënë Terezës, jeni nderi, lavdia dhe krenariae kombit.
Fitoren në sport, shqiptarët e përjetojnë në mënyrë racionale. Krahas suksesit të arritur në arenat sportive, shqiptarët janë të vetëdijshëm edhe për problemet ekonomike dhe sociale me të cilat ballafaqohen.Trojet shqiptaredita-ditësshënojnë zhvillim. Me punë të ndershme dhe me mbështetjen e SHBA-së e të Berlinit, Shqipëria dhe Kosova do të shndërrohen në vende të industrializuara.      

                                                                                                                                                                                                                                                                 Prof. Xhelal Zejneli

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>