Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Policia sot ka arrestuar edhe invalidin Ibrahim Murtezani

$
0
0

Në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm policor është edhe Ibrahim Murtezani, njoftojnë miq dhe të afërt të tij. Informacionin për “Lajm” e kanë konfirmuar edhe familjarë të Murtezanit, i cili ndryshe është në gjendje të invalidizuar dhe lëviz me karrocë.
“Ju bëjmë me dije që Ibrahimi është i sëmurë nga boshti kurrizor dhe nervi boshtit, nuk mundet të qëndrojë në këmbë, ka dhimbje të mëdha siç e dini edhe para ca ditëve kërkoi edhe ndihmë nga gjithë ju, por lutemi që gjithkush që ka mundësi, posaçërisht Ali Ameti dhe BDI mos të qëndrojnë duarkryq e luftëtarët e lirisë edhe në gjendjet e tyre më kritike me lloj-lloj sëmundje të mos kursehen nga maltretimet vetëm e vetëm mos t’u prishet rehatllëku i kolltukëve . Të merren masa urgjentisht për Komandant Haraçinën të lirohet e te dërgohet në spital të shërohet po edhe për gjithë shqiptarët tjerë që janë arrestuar sot”, ka shkruar një mik i tij.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466