Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Merkel arriti në Turqi për bisedime lidhur me migrantët

$
0
0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot ka rritur në Stamboll për bisedime lidhur me krizën e refugjatëve me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kancelarja Merkel po përpiqet të siguroj një marrëveshje të Bashkimit Evropian me Turqinë, për mbështetje dhe për lidhje më të afërta, duke e ndihmuar në inkurajimin që refugjatët nga Siria të mbesin në Turqi.
Zonja Merkel është nën presion, përfshirë edhe nga aleatët e saj konservatorë, për ta ashpërsuar kontrollin në kufijtë gjermanë dhe për t’i kthyer refugjatët.
Këtë vit, Gjermania i pret prej 800 mijë e deri në një milion hyrje të reja të migrantëve.
Në një pako të mbështetjes së Bashkimit Evropian për Turqinë, përfshihet edhe ndihma prej 3 miliardë eurosh për mbajtjen e më se 2 milionë refugjatëve, që aktualisht strehohen në Turqi.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>