Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

ALI AHMETI VJEN NE TIRANË TË VENDOSË VETULLAT, POR NXJERR SYTË.

$
0
0
Sulejman ABAZI (NESHAJ)

Të pamë në TV Ora News në Tiranë more Beu Ynë.
Zgjodhe Tiranën për të bërë deklaratat e tua, duke u përpjekur të mbroje Ali Ahmetin, por tregove përfundimisht kapacitetin prej një tru pule, që s’të lidhte asgjë me mendimin dhe filozofinë politike të ndërtimit dhe funksionimit të shtetit dhe të shoqërisë.
E mendove lehtë more Beu Ynë, se në TV e Tiranës, mund të ndihesh më lehtë se sa para disa gazetarëve “mistreca” të TV shqiptare në Maqedoni e në Kosovë, por u gabove rëndë.
Nuk të shkoi mendja more Beu Ynë se, përballë kishe një “kolonel” të gazetarisë, një intervistues me përvojë, i cili me finesë të nxorii kallp, pa dashje të nxorri bojën, siç je në realitet, me pyetje të hidhura, që janë vetë thelbi i realitetit politik në batakun që ka gatuar BDI-ja jote në këto 15 vite.
U mburre more Beiu Ynë, se kishe “rrëzuar” katër kryeministra maqedon në qeverisjen tënde dhe se ky Nikola ishte i pesti. Sa i dobët dhe sa cinik u tregove, sa pordhac e mburravec, përballë gjendjes së mjeruar të bashkëatdhetarëve që të besuan pushtetin.
U kujtove pas 15 vitesh për Marrëveshjen e Ohrit more Beu Ynë, dhe një herë të vetme nuk pate kurajon t’u thuash të vërtetën shqiptarëve, për paaftësinë, nënshtrimin, korrupsionin dhe kapitullimin tënd para arrogancës politike sllavo maqedone.
Dukeshe sikur kishe pirë e ishe bërë tapë në studjo more Beu Ynë, nuk dije nga t’ja filloje e nga t’ja dilje, sepse “koloneli” i gazetarisë u tregua “i pamëshirshëm” me naivitetin, idiotësinë dhe paaftësinë tënde politike.
Fole e çfarë nuk fole në TV more Beu Ynë, por një fjalë të mirë nuk na the për shqiptarët “zevzekë”, që të kanë prishur përfundimisht gjumin, një fjalë të mirë nuk e the për ata që derdhën gjakun e të çuan ty në majat më të larta të pushtetit.
Nuk na the more Beu Ynë, pse të urrejnë kaq shumë kumanovasit dhe nuk të pranojnë më në pragjet e tyre. Nuk na the asgjë si tradhëtove njerëzit e luftës, ata që dikur rrezikonin jetën për “madhështinë” tënde.
Fole e çfarë nuk fole more Beu Ynë, por një fjalë nuk e the, pse shqiptarët janë kaq të varfër, të diskriminuar, të vrarë e të gjymtuar, pse ka “monstra” e “bomba”, nga të cilave ti në studjo u tregove “trim”.
Fole e çfarë nuk fole more Beu Ynë, por nuk na the asgjë pse ka 7 vite që zvarritet zyrtarizimi i gjuhës shqipe, psa ka 10 vite që nuk rregjistrohet popullsia shqiptare, pse ti humbet mandate deputetësh dhe nuk të bëhet vonë fare, mjafton që ke të drejtën të takohesh, të bisedosh dhe të bësh marrëveshje me vrasësit e shqiptarëve.
Na trondite shumë more Beu Ynë me deklaratat dhe mënyrën kaq fshatareske të trajtimit të koncepteve politike, duke na bërë vërtet me turp, kur mendojmë se çfarë injorantësh qëndrojnë në majën e pushtetit të shqiptarëve.
Kuptoje more Beu Ynë, se je bërë kaq bajat, sa nuk ka më kandar të të peshojë, pasi ti vetë je një “kandar” i prishur, që në këtë kohë nuk i hyn më në punë as vetes tënde, e jo më shqiptarëve të zëmëruar.
The e çfarë nuk the more Beu Ynë, sa nuk me dalin fletët t’i rreshtoj të gjitha, por një gjë të vogël nuk pate kurajo ta pranosh mediatikisht, se sa në hak u ke hyrë shqiptarëve, të cilët nuk duan të të shikojnë me bojën, e jo më të dëgjojnë marrëzitë e tua.
Eh more Beu Ynë, ta qaj hallin, sepse mëkati është shumë i madh, por edhe ndëshkimi duhet të jetë shumë më i madh.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>