Media britanike “Copa 90” ka publikuar një dokumentar të zhvilluar në Shqipëri disa ditë përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi ku protagonist kryesor janë Ballist Morina dhe kapiteni kombëtares Lorik Cana, dhe shumë gazetare të njohur që flasim sesi ndeshja Shqipëri-Serbi i kalon kufinjtë e një ndeshje futbolli.
Dokumentari realizuar në disa vende të ndryshme në Shqipëri zgjat 10 minuta dhe është titulluar “Armët, dronët dhe djegia e flamurit”.
Në minutë e 7:42 sekonda shfaqet Ballist Morina duke treguar pistoletën që mbante me vete prej shumë kohësh, ku pas arrestimit qe iu be dy dite para ndeshjes me Serbine, deklaroi se e mbante per vetmbrojtje.
Ballist Morina në këtë dokumentar flet në gjuhën angleze dhe tregon ngjarjen e plotë sesi ngriti dronin mbi Beograd në 18 tetorin e vitit 2014.