Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Zbulohet dyfeku 200-vjeçar i Ali Pashë Tepelenës

$
0
0


I punuar i tëri me ar dhe argjend dhe daton në vitin 1804, kur Ali Pashai ishte 64 vjeç…
Nga Fatmir Toçi
Një relike e çmuar historike dhe autentike do t’i shtohet Muzeut të Ali Pashë Tepelenës në Ishullin e Liqenit të Janinës. Bëhet fjalë për një dyfek prej ari e argjendi që e ka përdorur Ali Pashë Tepelena në të gjallë të tij. Objekti, i cili daton i stampuar në qytën e armës në vitin 1804 është në gjendje shumë të mirë dhe konsiderohet një ngjarje historike duke ditur veprimtarinë intensive dhe rëndësinë që ka figura e Ali Pashë Tepelenës për kohën kur jetoi.
Dyfeku ishte në pronësi të një familjeje nga Janina që zbriti në Athinë në vitet 30 të shekullit të kaluar. Paraardhesit e kesaj familjeje, sipas drejtuesve te Muzeut, kishin lidhje me oborrin e Ali Pashës dhe me vullnetin e tyre ja kanë dorëzuar Muzeut të Ali Pashës, i cili ndodhet në ishullin e Liqenit të Janinës, pikërisht në shtëpinë e tij, ku u vra nga turqit dhe ata që e tradhëtuan më 24 janar të vitit 1822, në moshën 82 – vjeçare.
Me këtë rast, Muzeu i Ali Pashes në ishullin e Janinës, në bashkëpunim me autotitetet lokale te qytetit, organizojnë një ceremoni, ditën e shtunë, më 24 nëntor, ora 11.30, në shtëpinë Muze’ të Pashait të madh në ishullin e Liqenit te Janines.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>