Hetuesit arrestuan një anëtar të dyshuar të organizatës terroriste të Shtetit Islamik në veri të Gjermanisë, në Bremen dhe e akuzuan për planifikimin e një sulmi, deklaruan prokurorët.
I dyshuari, 26 vjeç, u ndalua në aeroportin e Bremenit ndërkohë që ai po kthehej nga Lindja e Mesme.
Prokurorët deklaruan se ai kishte udhëtuar për në Siri në prill të këtij viti dhe kishte marrë pjesë në trajnime për të luftuar kundër ushtrisë siriane dhe irakiane në një kamp të Shtetit Islamik .
“Ka shumë arsye për të besuar se ai ka marrë pjesë në luftime në këto vende”, theksuan prokurorët.
Zyrtarët shtuan se i arrestuari ka qenë i përfshirë në rrethet e qytet-shtetit Salafist dhe ka pasur kontakte të ngushta me një grup të jashtëligjshëm që mbështet Shtetin Islamik”./atsh