Kosovarët që kanë shkuar të luftojnë krah terroristëve të ISIS në Siri vazhdojnë të vriten atje në luftime. Pas të riut nga Kodra e Trimave që u vra në fillim të kësaj jave, së fundmi janë vrarë edhe dy vëllezër, thonë burime të Gazetës Express.
Burime të Gazetës Express brenda organeve të zbatimit të ligjit thonë se dy vëllezërit kishin shkuar para disa kohe në Siri për të luftuar krah ISIS’it dhe që të dy janë vrarë në një betejë.
“Tashmë është konfirmuar vrasja e këtyre dy vëllezërve”, tha një burim i Gazetës Express.
Ndërkohë, Express do të publikojë emrat e dy vëllezërve të vrarë në Siri.