Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, menjëherë ka kërkuar falje për fjalët e thëna sonte në seancën e Kuvendit.
Kadri Veseli nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar falje për fjalorin e përdorur gjatë seancës së vonshme.
Ai e ka fyer me fjalë banale deputeten Albulena Haxhiu pasi që kjo iu kishte drejtuar me fjalët “Ti je kriminel”. Veseli ia kishte kthyer “Ma hangsh…”.
“Në Seancën plenare të mbajtur sonte, në një moment gjatë përpjekjeve për të qetësuar situatën e krijuar jam shprehur në mënyrë joadekuate, shprehje me të cilën mund të preken nënat dhe motrat tona. Dëshiroj t’ju kërkoj falje atyre nga thellësia e zemrës, duke filluar nga nëna ime, bashkëshortja ime dhe të gjitha nënave dhe motrave të Kosovës sonë”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/