Në një kohë kur imazhi i shqiptarëve në Gjermani është dëmtuar nga numri i madh i emigrantëve që kërkojnë azil ekonomike, rasti i Bekim Prekajt është krejt ndryshe.
Shqiptari nga Kosova, i cili jeton në Munih, ka dorëzuar në polici 2500 euro të cilat i gjeti në një zarf në trotuar.
Lajmi bëhet i ditur nga “Bild”. “Bekimi i dorëzoi menjëherë parat në polici duke shpresuar që personi që i kishte humbur të njoftohej pasi mund t’i nevojiteshin shumë ata para, shkruajnë gazetat gjermane duke e cilësuar ketë veprim si mjaft qytetar.