Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij të sotme në Preshevë u takua edhe me kreun e kësaj komune, Ragmi Mustafa.
Ai nuk i la anash as batutat – raporton Tanjug.
Gjatë vizitës në Maternitetin e ri të Preshevës duke falënderuar donatorët për ndërtimin e këtij objekti, Vuçiç i tha Mustafës se Qeveria në Tiranë do të kishte mundur të investonte më shumë për ta:
“Ragmi, këta të tutë mund të kishin dhënë më shumë se 50 mijë euro. Këtë do t’ia them Edi Ramës kur të dëgjohem me të pasdite. Por faleminderit gjithsesi edhe atyre që kanë dhënë 50 mijë euro për këtë maternitet”, ka thënë ai