Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Komandant Shqiponja i vrarë, mllef dhe lotë në sy para spitalit të Kumanovës

$
0
0
Reportazh nga INA/ Mentor Mellova

Në Kumanovë po mbizotëron situatë e mllefit dhe tensioneve pas incidentit të përgjakshëm sot pasdite pranë një lokali tek fakulteti i USHT-së në këtë qytet, ku mbeti i vrarë Xhemail Rexhepi i njohur si komandant Shqiponja, dhe ku mbetën dy të tjerë të plagosur rëndë.
Në vendin e ngjarjes janë shtuar forcat policore, ku po kryhet ekspertiza nga ekipet e inspektorëve të MPB-së. Qindra qytetarë janë tubuar pranë lokalit ku ka ndodhur incidenti. Vetura e Xhemail Rexhepi ashtu ka ngelur para lokalit, ku gjithë zona është e rrehtuar me policë.
Ndërkohë, familjarë dhe miq të komandant Shqiponjës janë mbledhur para spitalit të Kumanovës, ku po pritet që të merret kufoma e të ndjerit.
Familjarët kanë konfirmuar se Xhema është i vrarë, ndërsa në gjendje shumë të rëndë është kusheriri i tij Shefki Rexhepi dhe shoku i tyre Gani Demiri.
Sipas informatave të para që posedon MPB, autorë të shtënave ku mbet i vrarë Xhemail Rexhepi-Komandant Shqiponja, janë dy persona.
Ata fillimisht kanë gjuajtur Shefki Rexhepin, kurse në momentin që Shqiponja ka dashur të pengojë incidentin, kanë zbrazur breshëri plumbash në trupin e tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Policia ende është duke zhvilluar hetime në teren, kurse me kumtesë zyrtare pritet të dalë sot në mbrëmje, ose ditën e nesërme.
Në këtë incident kanë mbetur të plagosur Shefki Rexhepi dhe Gani Demiri.
Dëshmitarë nga zona kanë theksuar se në momentin e incidentit kanë kaluar katër motocikleta të cilat kanë shtuar zërin kur kanë mbërritur pranë lokalit.
Nuk dihet se a është shtënë nga personat me motocikleta, të cilët kanë ikur më pas në drejtim të rrugës që çon kah fabrika e gypave “11 Tetori” dhe komuna e Likovës.
Familjarë dhe bashkëluftëtarë të Shqiponjës ishin me lot në sy pranë spitalit të Kumanovës dhe se ata janë të mllefosur nga ngjarja e tillë, që sipas tyre po humbasin njerëzit më të mirë të kësaj treve.
“Politika i ka fajet. Na morën në qafë këta politikanë. Ali Ahmeti do të jap llogari se përse na solli në këtë situatë ku ende po numërojmë të vrarët. Për këtë dikush do të jap llogari”, thekson për INA, një bashkëluftëtarë i Xhemail Rexhepit.
Ata theksojnë se kjo situatë nuk i ka shërbyer askujt dhe se sipas tyre dikush ka punuar për këtë vrasje të inskenuar dhe planifikuar. (INA)




Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>