Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Kujt i bërtet Edi Rama?

$
0
0

 Nga Flamur TAJARI


Të enjten në Opinionin e Fevziut Rama na u shfaq po aq prepotent sa ç’e ka patur zakon të jetë në të tilla biseda. Bërtiti, mallkoi, e mbi të gjitha: KËRCËNOI!
Nëse e ke vënë re, gjithë kohës e kishte me mediat. Çdo skandal i zbuluar nga mediat – në fakt deri më sot për këtë qeveri ç’ka dalë , ka dalë veç prej tyre – për kryeministrin ishte një gënjeshtë, fantazi, fabrikim, paçavure e shto vet ç’të të vijë e neveritshme o i dashur mik i civitas.al
Besoj e di që nuk e ka me televizionet a gazetat. Ato kanë muaj që i ka futur në xhep Edi. Jashtë kontrollit mbeten vetëm mediat online dhe rrjetet sociale. Duke mos patur ç’u bën këtyre të fundit, i lyen me këllirë të gjitha që të të vijë ndot ty o lexues i nderuar, pasi sa të shohësh gërma e rreshta, të të fanepsen “zhuli, çorba, plehu ” e çdo metaforë tjetër që  ky kryeministër (të cilit Lubonja i çoi mesazhin “këtë gazetari m** e ke krijuar ti”) zbazi në tyezë të Fevzos.
Besoj se gjithashtu nuk e ka as me Fevziun e aq më pak me Lulzim Bashën. Rama skërrmitet e të shkumëzon  ty! Besoj se ke parë që gjithë udhëheqësit kur çirren e bërtasin, e kanë me ty, të të trembin e llahtarisin ty e jo kënd tjetër. Mban mend Enverin se si u hakërrehej amerikanëve, sovietikëve, kinezëve e jugosllavëve në një ditë të vetme? U tundte gishtin duke u bërtitur se dy milion shqiptarët ishim gati t’i thërrmonim jo tek e tek ata, por të gjithë së bashku nëse na sulmonin. Na bërtiste ne! Ne duhej të kishim frikën dhe në fakt ne e patëm frikën as sa lepuri nuk na ka dalë akoma prej barku.
Sot kryetari i qeverisë po ashtu u skërrmit, shkumëzoi, kërcënoi, paralajmëroi…Namin do bëjë ndaj kujtdo të ligu që i pret rrugën… po e ka me ty! As Bashës e aq më pak Fevziut as ka ndërmend e as ka mundësi t’u bëjë gjë. Nëse e vure re e kishte me burgun. Për dritat, për kuponin, për ndërtimet për…çdo gjë.
Domethënë, në thelb, ajo që pe të enjten mbrëma s’është tjetër veç teatër. Ka javë që Edi Rama ka trashur zërin dhe e ka ngritur atë. Është shenjë frike dhe pasigurie. S’e them unë por ata që merren me njeriun, nga psikologu e psikiatri tek studiuesit e marrëdhënieve me publikun. Me të thirrura na e mbushi mendjen se i ka grurë fare punët me partnerin Meta, se gjithçka në qeverisje shkon mbarë dhe se beteja e tij nuk ka të ndalur. Me thirrje e skërrmitje iu “përvesh” dhomës amerikane të tregëtisë. Trim mbi trima! Po kundër kujt?
Me ne o vetëm me ne e ka! Se ne themi “ua si ia dhjeu filanit” “ue si iu përgjigje fistekut”…e në fund “uii, si s’kemi kokërr leku për kafe”!

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>