Këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të fyrjeve që u ka bërë shqiptarëve dhe Rita Orës.
Jelena i quajti kosovarët barbarë dhe egërsira, ndërsa e ofendoi Ritën pas raportimit të mediave kroate se ajo është ambasadore e Kosovës.
Ajo në një postim në rrjetet sociale thotë se mesazhi i saj nuk i është drejtuar popullit shqiptar.
“Asnjëherë nuk kamë thënë asnjë fjalë të keqe për popullin shqiptar. Kam folur për individë, ata njerëzit e këqij që i ka çdo popull. Paqe, Dashuri, Stop urrejtjes, Stop shkatërrimit. Puthje për fansat e mi shqiptarë”, ka shkruar këngëtarja
Edhe këngëtarja seksi serbe kundër Kosovës në UnescoSerbët duken të tërbuar nga ideja se Kosova mund të pranohet në Unesco.Përveç politikanëve duket se edhe artistët janë kundër.Ka qenë këngëtarja seksi serbe Jelena Karleusa që ka shpërndarë një peticion kundër pranimit të Kosovës në Unesco.“Unë nuk jam një njeri fetar, por unë nuk mund të qëndrojë duke parë se si kriminelët shqiptarë janë duke shkatërruar trashëgiminë dhe historinë krishtere. Kjo është kundër njerëzimit! Stop urrejtjes! Stop çmendurisë!” ka thënë ajo.
Posted by Tetova News on Wednesday, October 21, 2015