Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Rezultatet e konsumimit të ujit të ngrohtë me kripë!

$
0
0

Uji i ngrohtë me kripë në mëngjes është një mënyrë e mirë për të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm. Studime të shumta kanë treguar se kjo metodë mund të japë rezultate shumë të mira për detoksifikimin e trupit dhe për mirëqënien e përgjithshme.
Rëndësia e hidratimit tashmë është e njohur, vlen të përmenden edhe përmbajtja e pasur e mineraleve në një filxhan të kësaj pije që mund të quhet medicinale. Trupi e absorbon ujin dhe kripën në mënyrë të mirë dhe të shpejtë sepse të dyja janë substanca natyrore. Jonet pozitive të trupit dhe jonet negative të ujit lidhen me njëra­tjetrën. Merrni një gotë ujë të vakët dhe tretni në të një majë luge kripë (varet nga preferenca e çdo kujt) dhe konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll për 7 ditë.
Ja përfitimet që do të keni:
Është një burim i pasur mineralesh: kur uji është pak i kripur ai është i pasur me minerale. Mineralet janë baza e një ushqyerje të shëndetshme.
Detoksifikon trupin:
Kjo pije është antibakteriale dhe nëse e konsumoni rregullisht për një javë, ju do të pastroni trupin nga bakteret dhe toksinat.
Përmirëson shëndetin e kockave:
Uji me kripë rezulton i suksesshëm në trajtimin e osteoporozës dhe problemeve të tjera që mund të lidhen me shëndetin e kockave.
Hidraton:
Ky ujë është një alternativë e mirë dhe ndryshe që shërben në hidratimin e trupit. Trajton pagjumësinë: mineralet e gjendura në ujin me kripë mund të shërbejnë për të qetësuar sistemin nervor sepse këto minerale gjenden me shumicë në ujë dhe kripë.
Ndihmon në tretje:
Uji i kripur është një zgjidhje për traktin tretës sepse enzimat që gjenden në të e përmirësojnë këtë proces.
Kujdes! Ju lutemi, nëse keni probleme me stomakun apo probleme të tjera që lidhen me mos absorbimin e kripës në trup, mos e përdorni këtë metodë! /albeu.com/

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>