Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Bajram Limani u dorëzua në Policinë e Kumanovës, MPB nesër detaje për incidentin e përgjakshëm në Kumanovë

$
0
0

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të BDI-së në Kumanovë, Bajram Limani mbrëmë rreth orës 21:00 i është dorëzuar policisë në stacionin policor të Kumanovës.
Bajram Limani ka qenë një nga protagonistët në incidentin e armatosur sot në Kumanovë, ku u vra Xhemail Rexhepi- komandant Shqiponja. Gjithë incidenti kishte nisur për degën e BDI-së, pasi që me urdhër të Ahmetit pa konsulta në degën partiake, Limani ishte emëruar për ushtrues detyre të kryetarit të degës.
Policia ka theksuar se nesër do të jap hollësi për incidentin, ndërsa sot ka kumtuar se në këtë incident kanë marrë pjesë 8 veta, 4 prej të cilëve janë arrestuar, dy janë në spital dhe një është i pakapshëm për organet e rendit. Policia gjithashtu ka thënë se ka siguruar dy dëshmitarë, dhe se incidenti është regjistru edhe nga kamerat e sigurisë. (INA)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>