Renato, 51 vjeç, shtetas italian, me profesionin biolog e rezident në komunë e Latinës, babai i një vogëlushi 20 muajsh i sëmurë kardipatik, ka pushtuar sot në mëgjes Ambasadën shqiptare në Romë ku kërkon azil.
“Më ndihmoni të shpëtoj fëmijën tim. Dua t’i nënshtrohet kurave gratis në spitalin Nënë Tereza në Tiranë”, shprehet ai.
Vogëlushi Emilio, i cili mban dhe emrin e gjyshit të tij, gjendet në shtetin e Filipines dhe ka lindur nga një marrëdhënie e Renatos me nënshtetasen filipine Analisa Dasmarinas, e cila aktualisht rezulton e martuar me një bashkëkombas të saj, fakt ky që nuk lejon rikthimin e fëmijës në Itali.
Në moshën 6 muajsh vogëlushit i është identifikuar një keqformim kardiak, por kurat në Filipine kushtojnë shumë për shërimin e tij.
Renato kërkon azil në Shqipëri për të sjellë në Tiranë djalin e tij e për ta kuruar në Spitalin Nënë Tereza./ Ora