SHBA-ja do të dërgojë një kontigjent të vogël prej rreth 50 forcash speciale në veri të Sirisë, për të marrë pjesë, në terren, në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik, theksoi sot një zyrtar amerikan.
“Presidenti amerikan, Barack Obama autorizoi vendosjen e një kontigjenti të vogël, prej më pak se 50 forca të operacioneve speciale amerikane në veri të Sirisë”, njoftoi administrata amerikane.
“Këta trupa të elitës në tokën siriane do të ndihmojnë në koordinimin e trupave lokale në terren dhe përpjekjet e koalicionit për të neutralizuar Shtetin Islamik”, theksoi zyrtari.
Përveç të tjerave, një zyrtar tjetër konfirmoi se ushtria amerikane do të vendosë avionë luftarakë tokësorë A-10 dhe F-15 në një bazë ajrore turke, gjithashtu në kuadër të luftës së koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik.