Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

”Pearson” njofton shitjen e ”Financial Times”, bibla e botës së biznesit

$
0
0

Kompania mediatike ”Pearson” njoftoi sot shitjen e ”FT Group”, që përfshin veçanërisht të përditshmen prestigjioze Financial Times, grupit mediatik japonez ”Nikkei” për 844 milionë stërlina (1,2 miliardë euro).
Transaksioni, që mund të përfundojë deri në fund të vitit, nuk përfshin pjesën prej 50 për qind të ”The Economist Group” mbajtur aktualisht nga ”FT Group”.
E përditshmja ekonomike britanike lexuar nga drejtuesit dhe vendimarrësit nga i gjithë planeti, ”Financial Times”, që do të ndryshojë dorë, është në mënyrë të pashmangshme bibla e botës së biznesit.
Njohur për faqet e saj ngjyrë salmoni, gazeta është konsideruar si referenca kryesore ndërkombëtare për informacionin ekonomik dhe financiar.
“Është e përditshmja kryesore e botës së biznesit, me një audiencë ndërkombëtare që e tejkalon atë të rivalit të saj ”Wall Street Journal”. Është një burim jetik për shumë në sajë të përsosmërisë së burimeve të saj si dhe forcës së komenteve dhe analizave që mbulojnë tregjet, ekonominë dhe zhvillimet politike”, theksoi Steve Schifferes, profesor i gazetarisë financiare në ”London’s City University”.
Nisur në vitin 1888, FT ka njohur një sukses të menjëhershëm në Britaninë e Madhe para se të merrte një dimension vërtet botëror pas blerjes së saj në vitin 1957 nga shtëpia botuese ”Pearson”, pronar i saj deri në ditët e sotme.
E përditshmja, që punëson më shumë se 600 gazetarë botohet sot në më shumë se 20 qytete në mbarë botën, nga Nju Jorku në Tokio duke kaluar nga Hong Kongu, Paris dhe Dubai.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>