Një tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë në Siri, teksa luftonte përkrah Shtetit Islamik. Ai është Agim Arifi, nga Llabjani i Novobërdës, që prej kohësh banonte në Obiliq.
Sipas “Express”, ky person kishte premtuar më parë se nga Siria për në Kosovë do të kthehej me koka të prera, që do t’i mbante si trofe lufte.
Ai shkoi në Siri së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij para disa muajsh, ndërkohë që në Kosovë rezulton i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë.
Arifi njihej në Siri me emrin Ebu Hatabi. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Vritet në Siri xhihadisti shqiptar që premtoi se do kthehej me koka të preraNjë tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë në Siri, teksa luftonte përkrah Shtetit Islamik. Ai është Agim Arifi, nga Llabjani i Novobërdës, që prej kohësh banonte në Obiliq.Sipas “Express”, ky person kishte premtuar më parë se nga Siria për në Kosovë do të kthehej me koka të prera, që do t’i mbante si trofe lufte.Ai shkoi në Siri së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij para disa muajsh, ndërkohë që në Kosovë rezulton i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë.Arifi njihej në Siri me emrin Ebu Hatabi. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Posted by Tetova News on Friday, November 6, 2015