Të gjithë materialet e publikuara deri tani të siguruara nga përgjimet të cilët tregojnë veprime kriminale dhe keqpërdorime të funksioneve do të mund të ri-emitohen.
Ajo që është risi në Ligjin për mbrojtje të privatësisë ose ndryshe i njohur si Ligji për “bomba” janë sanksionet nëse do të kërcënohet privatësia e qytetarëve.
Çdokush i cili ka përdorur mjet për përgjim në mënyrë të palejuar do të dënohet deri në një vit. Ai që do të mundësoj përgjimin do të dënohet prej një deri në pesë vite, ndërsa personi juridik që do të publikoj do të dënohet në të holla sipas Ligjit për Kundërvajtje.
Me Ligjin e ri, të cilin pas shumë bisedimeve partitë njëzëri e miratuan garantohet mbrojtja e privatësisë së qytetarëve në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe Konventën Evropian për të drejta njerëzore, thonë nga opozita.
Sipas marrëveshjes nuk do të ketë sanksione mbi gazetarët ose redaktorët, por drejtpërdrejt për kompaninë e cila ka kërcënuar privatësinë e ndokujt, ndërsa me 10 për qind nga përfitimi do të dënohet edhe operatori i cili do të mundësoj përgjimin.
Në Ligjin nuk hyn materialet që kanë indikacion ose në mënyrë direkte dëshmojnë për vepër penale dhe janë të interesit publik, ndërsa do të vlej për përgjimin e realizuar në periudhën 2008-2015.
Ligji do të hyn në fuqi 6 muaj nga dita e miratimit, ndërsa kjo do të thotë se opozita do të ketë mundësi një pjesë të bombave të publikuara t’i përdorë në fushatën parazgjedhore.
Në lidhje me Ligjin do të deklarohet edhe Komisioni i Venecias, ndërsa partitë politike do të kenë obligim që pesë ditë pas marrjes së vërejtjeve, t’i inkorporojnë të gjithë vërejtjet e Komisionit. /SHENJA/