Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

UNITETI shtrihet edhe në Strugë, përçahet BDI

$
0
0

Partia më e re shqiptare UNITETI, e kryesuar nga gjenerali Gëzim Ostreni, shtrinë aktivitetin e vet edhe në Strugë.
Siç bëhet e ditur, kjo parti gëzon besim edhe ndër struganët, të cilët tashmë kanë formuar edhe celulat e veta duke rritë numrin e aderuesve dita ditës dhe duke u konsoliduar si Këshill nismëtar për formimin e degës së “Unitetit” në Strugë.
Koordinator i aktiviteteve rreth formimit të degës së “Unitetit” në Strugë, është emruar njëri ndër nismëtarët dhe koordinatorët, prof. Skender Skenderi, i cili tashmë i shoqëruar dhe mbështetur nga shumë aktivistë, aderues të kësaj partie, janë duke punuar për formimin e degës së “Unitetit”.
I pyetur nga INA rreth këtyre aktiviteteve, prof.Skender Skenderi shkurt tha: “Jemi në fazën e strukturimet të Këshillit nismëtar, që do të organizojë Kuvendin themelues të degës së “Unitetit” në të cilin edhe do të zgjidhen organet legjitime të degës së partisë, për të vazhduar me aktivitetet në vijim”. (INA)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>