Zëdhënësi i LSDM-së opozitare Petre Shilegov në një intervistë për REL, sqaroi se mos publikimi i “bombës” për Monstrën ka të bëjë me idenë se publikimi i saj nuk do të ndryshonte gjë për të mirë, ashtu siç nuk ndryshoi gjë e vërteta për Sopotin.
Cka do të ndodh me materialet, për shembull për atë të Monstrës, që u paralajmërua në opinion, dhe njerëzit presin që të marrin informacione konkrete, dhe në fund të ditës e gjithë ajo gjë duhet që të dërgohet tek prokurori special, ndërsa opinioni sipas gjitha gjasave do të jetë i shlyer nga mundësia e njohjes me të vërtetën e ngjarjes?
“Jo vetëm për Monstrën. Ashtu si ne jemi transparent në tërë procesin do të insistojmë që edhe prokurori special të jetë transparent në procedurat të cilat duhet t`i udhëheq dhe dëshmitë që do t`i ketë në dispozicion.”, theksoi Shilegov.
Kjo nënkupton se përmes tij opinioni do të informohet?
“Përmes tij opinioni do të informohet. Të ju përkujtoj se nëse Lidhja social demokratike kthehet në Parlament, do të duhej që të kthehej, se do të formohet edhe një Komision anketues për bisedat e përgjuara dhe në atë mënyrë do të mund ta njoftojmë opinionin. U ngrit fama rreth rastit Monstra”, theksoi Shilegov.
Por edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kishte deklarata të nxehta rreth Monstrës.
“Mendoj se rasti Monstra dhe publikimi i saj nuk do të ndryshonte asgjë, pasi që ne i publikuam bisedat e përgjuara ose veprimet e paligjshme rreth rastit të Sopotit, dhe Lube Boshkovskit, a mos u ndryshuar diçka në aspektin juridik në ato lëndë në ndërkohë, asgjë. Nëse do ta publikonim edhe Monstrën nuk do të ndikonte ndaj një prokurorie të këtillë dhe ndaj një gjyqësie të këtillë në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Shilegov./REL/