Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Harrohen përmendoret e shqiptarëve nga “Shkupi 2014” (VIDEO)

$
0
0

Asnjë gjurmë e vetme nga tre përmendoret shqiptare, ajo e Josif Bagerit, Nexhat Agollit dhe Pjetër Bogdanit, të cilat u premtuan nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim si balancë që do të zbuste karakterin një etnik të projektit “Shkupi 2014”. Institucionet hedhin përgjegjësinë tek njëra tjetra, por askush ende nuk mund të caktojë një datë të saktë se kur do të vendosen ata në sheshin qendror të Shkupit. Nga Qeveria thonë se nuk janë kompetent për këtë temë, ndërsa përgjegjësinë e hedhin tek Komuna Qendër. BDI-ja, në këtë rast ndjehet e pafuqishme. Ata vetëm apelojnë dhe akuzojnë dy partitë maqedonase që sipas partisë së Ahmetit nuk arrijnë të tejkalojnë interesat ditore dhe të bëjnë një hap konkret në rritjen e mirëbesiminit ndëretnik.
“Për ne është e papranueshme që në konfliktin politik maqedonas për projektin “Shkupi 2014”, të pësojnë pikërisht përmendoret shqiptare, kur dihet fakti se ato duhet t’i japin karakterin shumetnik ndërtimeve të reja në qendër të Shkupit dhe të forcojnë besimin mes komuniteteve. Jemi të zhgënjyer nga mungesa e gatishmërisë dhe kurajës së dy partive maqedonase, që në emër të bashkëjetesës ndëretnike për të cilën deklarohen, të tejkalojnë interesat ditore dhe të hedhin një hap konkret që do të rriste realisht mirëbesimin ndëretnik. U bëjmë apel dy partive dhe Këshillit të Komunës Qendër të votojnë menjëherë vendosjen e përmendoreve shqiptare, duke i dhënë fund njëherë e mirë qasjes hipokrite ndaj temave etnike”, përgjigjen nga zyra për informim e BDI-së.
“Hapësira pas meje është një nga lokacionet e shumë përfolura ku do të duhej të vendosen tre shtatoret e figurave shqiptare, por në vend të tyre vendosen shtatore të figurave maqedonase të cilat as nuk ishin përmendur në kohën kur u planifikuar përmendoret e shqiptarëve”
Por as në kohën kur me Komunën Qendër udhëhiqte Vlladimir Todorovic, kuadër i VMRO-së, BDI nuk arriti të realizoj vendosjen e tre shtatoreve. Ato u premtuan që në vitin 2011. Shkupi 2014 sipas akuzave të opozitë ka kushtuar rreth 700 milion euro, ndërsa Qeveria del me shifra më të ulta. /Alsat-M

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>