Një artist dhe aktivist politik rus është arrestuar pasi i vuri flakën derës së FSB-së, shërbimit të sigurisë së vendit.
Pyotr Pavlensky i vuri zjarrin derës në selinë qendrore në Moskë.
Më pas ai pozoi përpara derës që digjej.
Pavlensky u arrestua edhe në vitin 2013 pasi gozhdoi legenin e tij në Sheshin e Kuq në Moskë.
Artisti bëri të ditur në një deklaratë se FSB, që është pasaardhësja e KGB-së, “po përdor terrorin e pandërprerë për të mbajtur pushtetin mbi 146 milionë njerëz”.