Kosova sot nuk është pranuar në organizatën e UNESCO-s dhe kjo si pasojë e mos marrjes së votave, sa është dashur.
Shtetet myslimane të cilat nuk e kanë votuar Kosovën janë: Egjipti, Palestina, Siria, Libia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania,Katari, Kuvajti, Maroku dhe Indonezia
Po ashtu anëtarësimin e Kosovës e kundërshuan edhe disa shtete latinoamerikane, e veçanërisht Serbia, Rusia, Kina Brazili etj.
Prej gjithsej 170 vendeve anëtare në UNESCO, për Kosovën votuan vetëm 92 shtete, kurse 50 të tjera e kundërshtuan me votën e tyre, kështu duke mbetur Kosova për vetëm tre vota jashtë kësaj organizate.