Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Hajredin Ibraimi: Nuk bëhen petulla me UJË, Musa Xhaferi…

$
0
0

Zëvendës Kreministri i Maqedonisë, njëkohësishtë edhe përgjegjësi për zbatimin e “Marrveshjes së Ohrit“ sot (10.11.2015), pas 15 viteve në Tv Alsat-M deklaroi se nuk zbatohet dygjuhësia në Maqedoni (edhe pse qytetarët shqiptar të Maqedonisë atë e dinë dhe po e shohin çdo ditë) duke deklaruar se kjo është si rezultat i “Mungesës së vullnetit politik”.!!!
E çuditshmja e kësaj deklarate qëndron në atë se për çfarë “Vullneti politik” dhe çka nënkupton Musa Xhaferi me “Vullnetin politik”?!…
Me sa është e njohur për opinionin e Maqedonisë, dygjuhësia apo zbatimi i dygjuhësisë në Maqedoni në vendet ku ka mbi 20% popullat jo maqedone, gjuhë zyrtare është edhe gjuha e asaj popullate (është fjala për atë shqipe), nuk është “Vullnet politik”, siç deklaron Musa. Nga kush jeni duke e pritur atë “Vullnet politik”, Musa Xhaferi ?!!!.
Dygjuhësia është obligim i cili rezulton nga një Marrveshje politike e quajtur “Marrëveshja e Ohrit”, e cila u arrit si rezultat i një konflikti të armatosur. Çka nënkupton se nuk bëhet fjalë për “Vullnet “ por për OBLIGIM. Obligim i cili edhe pas 15 viteve nuk është realizuar, si rezualtat i paaftësive politike të përfaqsuesve shqipëtarë, servilizmit politik dhe vendosjen e interesave individuale para atyre kolektive.
Prandaj, Musa Xhaferi duhet bërë dallimin mes VULLNETIT dhe Obligimeve të dala nga një marrëveshje politike (siç është Marrveshja e Ohrit) e garantuar edhe nga faktori ndërkombëtarë, e cila ka pasur afate për realizimin e obligimeve të marra të palëve nënshkruese. Afate të cilat janë shkelur nga palët, çka e bën këtë marrëveshje “barrë të letrës” apo një marrveshje të mbetur në letër./FAKTE.Net

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>