Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Aliti: BDI, PDSH, VMRO, LSDM kanë burgosur shqiptarët

$
0
0

BDI dhe PDSH kanë burgosur shqiptarë në qeverisje me VMRO-në dhe LSDM-në. BDI dhe PDSH në bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në kanë burgosur shqiptarë të pafajshëm. Kështu ka deklaruar deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti, gjatë debatit për propozim-ligjin për amnisti të dorëzuar nga aktivistja Meri Nikollova, njofton SHENJA.
“Dhe raste të montuara gjithsesi se kemi, por nuk kemi vetëm gjatë qeverisjes së BDI-së. Por raste të montuara ka edhe kur ka qeverisë PDSH me VMRO-në, por edhe gjatë asaj që ne kemi qeverisur me LSDM-në. Ky është një fenomen që ne shqiptarët por edhe ju tjerët duhet gjithsesi se t’i kushtoni një vëmendje të veçantë që pse kjo punë ndodh në kontinuitet kështu”, ka deklaruar deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti.
Bekim Fazliu nga PDSH, deklaroi se propozim ligji në fjalë, nuk shkon në interes të shqiptarëve, sepse nuk parashikon amnistimin e rasteve të montuara, por do ta përkrahin atë që të ndërhyjnë me amendamente.
“Në këtë propozim-ligj nuk shoh që flitet që kanë bërë më shumë bujë në opinion e që kanë të bëjnë pikërisht me shqiptarët e burgosur. Nuk shoh këto raste të montuara politikisht siç janë ‘Monstra’ dhe ‘Sopoti’. Këto raste ku drejtësia e shkelur në mënyrën më eklatante ku edhe ata që nuk marrin vesh hiç nga sistemi gjyqësor e dinë tash më sidomos për ‘Sopotin’ por edhe për ‘Monstrën’ se njerëzit dirgjen të pafajshëm nëpër burgje”, potencoi deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.
Debat tepër i ashpër i zhvillua mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, ku në një moment në sallë u shkaktua edhe kaos. Partia në pushtet është kundër amnistisë dhe akuzon opozitën se ata e kanë iniciuar ligjin dhe kërkojnë që të lirohen vrasës, pedofil, dhunues, dilerë dhe të burgosur tjerë të dëmshëm për qytetarët. Ndërsa nga opozita, thanë se nuk janë iniciues të ligjit, por e mbështesin atë të kalojë në fazë të parë, që të ndërhyjnë dhe ta përsosin me amendamente.
Deputetët e LSDM-së, por edhe propozuesja, Meri Nikollova, akuzuan deputetët e pushtetit se mes tyre ka kriminelë më të mëdhenj që nuk janë në burg, ndërsa kanë burgosur persona të pafajshëm. Në fund, propozim ligji nuk kaloi në fazën e dytë pasi mori vetëm 4 vota “pro” dhe shtatë “kundër”. /SHENJA/

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466