Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Kura për varfërinë: martohuni

$
0
0
Nga William A Galston, Wall Street Journal

Në pengesat e shumta për barazinë e mundësive për afrikano-amerikanët, ndryshimet e begraundit familjar mund të jenë më me pasojë – dhe më pak të mundshmet të preken nga politikat publike. Ky është shqetësimi i kërkimit të bërë publik javët e fundit, shumica e tij e përmbledhur në numrin e vjeshtës 2015 të revistës shkencore Future of Children.
Megjithëse pati shenja shqetësuese që në vitet 1960, dallimet racore në normën e martesave mbetën modeste deri më 1970, kur 95 për qind e grave të bardha dhe 92 për qind e grave me ngjyrë ishin martuar të paktën një herë. Megjithatë, deri më 2012, është shfaqur një hendek i madh: 88 për qind e grave të bardha 40-44 vjeç nuk ishin ose kishin qenë të martuara, krahasuar me 63 për qind të grave me ngjyrë.
Shkollimi bën dallim gjithashtu: Mes grave me ngjyrë me diplomë baçelor ose më të lartë, norma e të martuarve të paktën një herë është 71 për qind; për ato vetëm me 9-vjeçare është 56 për qind. Por dhe raca ka rëndësi. Shkalla e të martuarave me shkollim në nivel kolegji është 17 për qind më pak se për gratë e bardha, ndërsa ndarja mes grave me ngjyrë dhe atyre të bardha, te gratë me shkollim të ulët, është 31 për qind.
Për pasojë, dallimet të tjera janë të dukshme. Kini parasysh që 71 për qind e bebeve afro-amerikane kanë lindur nga gra të pamartuara, krahasuar me 29 për qind për gratë e bardha. Lindja e një fëmijë nuk i motivon shumë çiftet me ngjyrë që të martohen: 66 për qind e fëmijëve me ngjyrë nuk jetojnë me prindër të martuar. As nuk i mban bashkë prindërit biologjikë të fëmijës. Rreth 7 në 10 fëmijë të bardhë, nga të porsalindur në 18 vjeç, jetojnë me prindërit e tyre biologjikë, krahasuar me 1 në 3 fëmijë me ngjyrë.
Kjo ka rëndësi sepse – siç theksojnë në revistën Future of Children studiuesit e strukturës së familjes Sara McLanahan dhe Isabel Sawhill, “shumica e studiuesve bien dakord që fëmijët e rritur nga prindërit e tyre biologjikë në një martesë të qëndrueshme janë më të suksesshëm se fëmijët e rritur në familje në forma të tjera.”
Bashkëjetesa nuk e zëvendëson martesën. Mesatarisht, çiftet që bashkëjetojnë rrinë bashkë vetëm 18 muaj. Dy nga tre fëmijët e lindur në çifte bashkëjetuesish përjetojnë ndarjen e prindërve të tyre deri në moshën 12 vjeç, krahasuar vetëm me 1 në katër çiftet e martuar. Ky fakt ka rëndësi sepse paqëndrueshmëria e familjes ka ndikim të madh në arritje të dobëta të fëmijëve.
Mësohet se ndikimi i paqëndrueshmërisë së familjes është më i keq për djemtë sesa për vajzat – dhe më keq nga të gjithë për djemtë afro-amerikanë. Sipas një studimi të kryesuar nga David Figlio, krahasuar me motrat e tyre, djemtë e lindur nga nëna me shkollim të ulët kanë probleme më të shumta me sjelljen gjatë shkollës fillore dhe tetëvjeçares, kanë më pak gjasa që të marrin diplomë, dhe janë më të prirë të kryejnë krime në moshë minorene. Shumica e hendeqeve mes vëllezërve dhe motrave janë shumë më të mëdha mes fëmijëve me ngjyrë sesa për të bardhët.
Studiuesit e studiojnë – dhe e hedhin poshtë – hipotezën që këto dallime pasqyrojnë ndjeshmërinë paralindjes ndaj faktorëve të tillë si stresi dhe ushqimi i varfër ose që ato u atribuohen tërësisht lagjeve të rrezikshme dhe shkollave të varfra. Ka ndikim të pavarur të begraundit familjar që kontribuojnë në hendekun e madh mes djemve dhe vajzave. Në fakt, përfundojnë studiuesit, fqinjët dhe shkollat janë më pak të rëndësishme sesa “ndikimi i drejtpërdrejtë i strukturës së familjes.”
Pse ndodh kjo? Sipas zbulimeve të grupit të studiuesve, problemet e djemve janë më shumë të lidhura me sjelljen sesa me procesin e dijes. Për shembull, çështja e largimit nga shkolla dhe disiplina shkollore çojnë në përjashtime, dhe kjo luan një rol të madh në hendekun e diplomimit mes vajzave dhe djemve. Por prania e baballarëve në shtëpi e zvogëlon thellësisht hendekun mes vajzave dhe djemve në pjesëmarrjen në shkollë dhe përjashtime. Mësohet që djemtë kanë nevojë për babain më shumë se vajzat, dhe vuajnë më shumë kur baballarët mungojnë në jetën e tyre.
Ky nuk është një leksion dëshpërimi. Politikat publike që ndihmojnë nënat e që përmirësojnë lagjet dhe shkollat luajnë një rol të rëndësishëm, po ashtu siç bëjnë dhe reformat e drejtësisë penale bazuar në evidencë. Organizatat e shoqërisë civile, shekullare ose fetare, mund të ofrojnë një model mashkullor të qëndrueshëm në jetën e djemve. Por David Ribar, një nga autorët e revistës Future of Children, arrin në përfundimin se përfitimet nga martesa për mirëqenien e fëmijës janë “të vështira të zëvendësohen nga me anë të ndërhyrjeve politike, me përjashtim të atyre që ndihmojnë vetë martesën.”

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466