Gazetari kontravers maqedonas që jeton në Serbi Zoran Bozhinovski vijon me publikimin e bisedave të përgjuara midis protagonistëve të grupit të shqiptarëve nga Kosova që morën pjesë në përleshjet me policinë e Maqedonisë ku u vranë 8 polic dhe 10 pjesëtarr të grupit të Kumanovës më 9 dhe 10 maj të këtij viti në Lagjën e Trimave.
Sipas bisedave të përgjuara të Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizajt me Xhezair Shaqirin – Hoxha, me eksponent nga Kumanova dhe me të tjerë, qëllimi primar ka qenë që të kundërshtohet lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe partia e tij.
Në një porosi dërguar Menduh Thaçit, Mirsad Ndrecaj shkruan se ata do ta rrëzojnë Aliun ashtu siç e kanë ngritur pas luftës së vitit 2001 dhe pas zgjedhjeve në vitin 2008. Në biseda tjera me komandant Shqiponjën dhe Shefkiun, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj i nxisin Kumanovarët që të kundërshtojnë liderin e BDI-së Ahmetin dhe vendimet e tij për kryesinë e përkohshme të degës së Kumanovës, njofton indeks.mk.
Këto biseda, korrespondenca në Facebook midis protagonistëve bashkë me deklaratat e dhënë në hetuesi nga të arrestuarit, ngrisin dyshime të mëdha për qëllimet e vërteta të grupit të Kumanovës dhe fitohet përshtypja e qëndrueshme që gjithëçka mund të ketë qenë e orkestruar për ta rrëzuar Ahmetin dhe BDInë dhe për të etabluar pushtet të përshtatshëm.
Në gjitha këto zhvillime, sipas përgjimeve të zbuluara, rol të vetin kanë luajtur edhe strukturat e sigurimit të shtetit të cilat kanë komunikar me grupin e Kumanovës.
Hetim transparent ka kërkuar edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndërsa Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin e vet të fundit insiston në hetim ndërkombëtar mbi këtë ngjarje./indeks.mk/