Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Norvegjia çarmatos policinë

$
0
0


 Policia norvegjeze e autorizuar prej një viti të mbante armë për shkak të rrezikut të atentateve islamike, nga java e ardhshme do të patrullojë përsëri e pa armatosur, sipas forcave të rendit.

“Vendimi për armatosjen e policisë në Norvegji është marrë për afate të përkohshme pasi shërbimet e sigurisë një vit më parë kishin rritur nivelin e vigjilencës për sulme të mundshme terroriste. Por nuk ka më arsye për vazhdimin e mbajtjes së armëve gjatë patrullimeve policore”, raportuan të njëjtat burime.
Sipas regullores së re policia norvegjeze do t’i mbajë armët vetëm në automjet.
Policia norvegjeze kishte autorizuar mbajtjen e armëve në brez të efektivëve të saj në nëntor të vitit 2014 pasi shërbimet sekrete të brenshme kishin rritur nivelin e alarmit përballë rrezikut të atentateve.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>