Tre persona të plagosur rëndë gjate sulmeve te dites se premte ne Paris kane nderruar jete duke e cuar ne 132 numrin e viktimave.
Hetuesit në Paris thonë se një person i tetët i cili ka marrë pjesë në sulme mund të jetë arratisur pasi mori pjesë në masakrën që zgjati tre orë dhe ku mbetën të vrarë 129 persona.
Një zyrtar ka deklaruar në kushtet e anonimatit se autoritetet po kërkojnë personin i cili është nga rajoni i Parisit. I kërkuari është 26-vjeçari, Abdeslam Salah.
Autoritetet francezë kanë dhënë njoftimin për shpalljen e tij në kërkim duke publikuar identitetin dhe foton e 26-vjeçarit.
Shtatë terroristët e vrarë – dy prej tyre rezidentë në Belgjikë – vdiqën gjatë sulmeve të Premten.